Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati me 4 të plagosur në Lundër, gjendet motomjeti që përdorën autorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentati me 4 të plagosur në Lundër, gjendet motomjeti që përdorën autorët
AktualitetKronike

Atentati me 4 të plagosur në Lundër, gjendet motomjeti që përdorën autorët

Published: April 19, 2025
Shpërndaje

Policia e Tiranës thotë se ka gjetur në zonën e Mulletit, më konkretisht në fshatin Fikas, një motor të djegur.

Ky motomjet dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit në Lundër më 17 Prill, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve dy fëmijë.

“Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

- Publicitet -

Si pasojë e të shtënave atë mbrëmje, përveç makinës tip “G Class” që ishte në shënjestër, plumbat kanë prekur edhe një mjet tjetër që po lëvizte aty, por fatmirësisht pa dëme në jetë.

Shoferi që drejtonte një makinë tip “Ford” është larguar me shpejtësi i frikësuar dhe nga të shtënat është dëmtuar mjeti në pjesën e trasesë ku e ka prekur një nga 33 plumbat e derdhur në atentat.

Ai ka deklaruar se nuk kishte shquar dot autorët pasi çdo gjë kishte ndodhur shumë shpejt.

Grupi i hetimit, i cili për shkak të asaj që përfaqësojnë personat që ranë pre e atentatit, 34-vjeçari Arenc Tafa, por edhe 3 të tjerët, 19, 17 dhe 11 vjeç, pa lidhje të mundshme kriminale dhe të mitur beson se autorët kanë ngatërruar objektiv.

Bazuar në llojin e makinës “G-Class” hetuesit kanë marrë në pyetje persona të tjerë që jetojnë në të njëjtën zonë dhe që përdorin një makinë të tillë.

Megjithatë, burimet thonë se hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, duke verifikuar edhe konflikte të mundshme të pronarëve të makinës.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?