Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati me tritol, partnerja e viktimës: Llamarina e serbatorit ishte hapur, ai nuk u shqetësua
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentati me tritol, partnerja e viktimës: Llamarina e serbatorit ishte hapur, ai nuk u shqetësua
AktualitetKronike

Atentati me tritol, partnerja e viktimës: Llamarina e serbatorit ishte hapur, ai nuk u shqetësua

Published: June 13, 2022
Shpërndaje

Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj ka dëshmuar se partneri i saj kishte konflikte të mëparshme.

Partnerja e 27-vjeçarit, i cili humbi jetën dy ditë më parë në një atentat në Tiranë, ka deklaruar se Sadikaj nuk ruhej e se nuk i kushtonte rëndësi konflikteve që kishte.

Po ashtu, partnerja e viktimës ka treguar se një natë më parë i riu pa që llamarina e serbatorit të mjetit ishte e hapur, mirëpo nuk u shqetësua, duke e mbyllur më pas.

- Publicitet -

“Ajo ka thënë se me Aleksandërin ka darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së re rreth orës 23:20. Pasi kanë darkuar kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin ku edhe janë nisur në banesën e tyre. Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishe e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinë që të mos e linte të hapur gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandrin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka mësuar se ka mësuar për ngjarjen e ndodhur”, raporton BW

Sadikaj u vra dy ditë më parë brenda një mjeti me tritol, por nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi.

Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër.

Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Katër bllok-sfidat e integrimit gradual në BE
  • Roma sjell dosjen gati: Nën hetim ish-deputeti bashkëshort i ish-ministres së PS dhe një biznesmen
  • Misteri i zhdukjes së inxhinierit shqiptar, pas sulmit me dron të anijes turke
  • Për përgatitje vrasjesh dhe korrupsion, 6 vite burg. Dy nëna të Call Center-ave, 6.8 vite secila
  • Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin

Komentet e Fundit

  1. K R on “Ore a iku në Amerikë ky, pse nuk e takon ambasadori i ri?”, kryebashkiaku i Ramës thumbon Saliun
  2. K R on Historia si u bë me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  3. prehistoriku on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  4. Dardan on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  5. demo on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?