Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati ndaj Arjan Ndojës, dëshmon “Rrumi i Shijakut”: Ndoja më kërkoi të udhëtoja në makinë me të
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentati ndaj Arjan Ndojës, dëshmon “Rrumi i Shijakut”: Ndoja më kërkoi të udhëtoja në makinë me të
KronikeLajmi i fundit

Atentati ndaj Arjan Ndojës, dëshmon “Rrumi i Shijakut”: Ndoja më kërkoi të udhëtoja në makinë me të

Published: November 7, 2025
Shpërndaje

Procesi gjyqsor për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan ndoja po vazhdon ditën e sotme në GJKKO. Në seancën e sorme ka dhënë dëshminë e tij Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut), i cili ndodhej në makinë bashkë me Ndojën.

Në këtë gjyq të akuzuar janë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Laho në fjalën e tij para gjykatës ka deklaruar se është i papunë dhe jeton në Gjermani. Ai ka shtuar se ngjarjen nuk e mban mend mirë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ndërsa dy të akuzuarit për ngjarjen kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre. Dervishaj ka deklaruar se dëshmia e Lahos është kontradiktore, ndërsa Meçe tha se policia kur e ka arrestuar nuk i ka gjetur asnjë provë që e lidhin me ngjarjen.

- Publicitet -

Aleksander Laho: Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pas emrin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar tek lokal korali në plazh për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë dhe më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë.

Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot.

Plarent Dervishaj: Dëgjova zotin prokuror që tha ‘të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nëse jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im’. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Aleksandër Laho, zoti Prokurori i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra janë kontradiktore?

Julian Meçe: Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjetur faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj.

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • SPAK says:
    November 7, 2025 at 12:29 pm

    Arjan Ndoja dhe gjyqtari qe mori lejen e barres , i beri Saliu deputete!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 7, 2025 at 12:40 pm

    Eeeee mor Arjan Ndoja,deputet dhe prokuror..!Kur flen me qen,do gdhihesh me pleshta.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 7, 2025 at 7:07 pm

    VO:
    -Fatkeqsia Kombëtare Nr.1 në 35 vite e ka emrin SALI dhe Nr.2 DREJTËSIA e tredhur prej tij në 1992 = 100 %.!
    -Prekurori Ndoja u qëllua për tu VRARË,pasi ka bër kërdinë me PRONAT në Durrës në bashkpunim me DAMIR FAZLLIÇ,Mik i madh i familjes Berisha.!
    -Në makinën e Ndojës u gjet DOSJA E PRONAVE të Gjyqtarit KONOMI që u vra në Vlorë.! Dhe në vënd që Prekurori Ndoja të merrej në hetim & gjykim,SALIU E BËN DEPUTET,për ta mbrojtur nga SPAK,sikur ndodhi me Atë vetë.!
    -Po kështu,Saliu bëri DEPUTET KKRYEHAJDUTIN GJIN GJONI,i cili ju shmang VETINGUT,Mori lejen e barrës,Iku në Gjermani & Saliu e ktheu për ta bër DEPUTET,Duke tallur PRAPANICËN ME SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ,MAXHORANCËB,SHBA,BE..!

    Reply
  • vlonjati says:
    November 8, 2025 at 7:49 am

    Po mire more Teme kapterri qe fajin per çdo gje qe ndodh ne Shqiperi e paska Berisha, apo S.B si thua ti megjithese reformen ne drejtesi e ka bere Rama ( te pakten keshtu pretendon ) po per te “mirat qe po na ben Rama ” perse nuk flet ti o Teme ?Perse nuk flet asnje fjale per vjedhjet qe po ben qeveria e Rames me Ben Ahmetajn, me Veliajn apo me Bllukun , Apo dhe per keto faji eshte i Berishes ?

    Reply
  • Kajmakeria e Rilindjes says:
    November 8, 2025 at 8:08 am

    Per kujtese te atyre qe indinjohen me ”Rrumin e SHIJAKUT” qe paska qene ne nje makine me nje deputet te opozites :
    Edi Rama mori e futi ne Salle te Parlamentit si Ligjvenes lloj-lloj ”Rrumash” me PRECEDENT PENALE e qe me pas u detyrua te pranonte Ligj per Dekriminalizim te Parlamentit (!) per ti nxjerre qe andej…
    …apo i keni harruar Mark Frrok, Ben Ndok, Mando Preng, Rrahman Rraja, Tom Dosh etj Cuba deputete me Precedent Penale (rast unikal ne glob) injorante qe Diplomen e shkolles e moren pasi Rama i solli si – D-E-P-U-T-E-T-E !!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 8, 2025 at 9:20 am

    VO:
    Për gjoja VLONJATIN “ANONIM bythLëpirs i Non Gratës:
    1.Reformën në drejtësi e inicoi Edi Rama me DIKTIM TË SHBA+BE,pasi pa atë nuk do të kishte BE..Por..
    2.SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ..ukrijuar me BAJGAT E SALIUT,PLEPISTËT 6 MUJOR 1992.!
    3.As kush nuk e dinte se do dilnin 86 % e magjistratve të DEGJENERUAR NË KORRUPSION,i tipi GJIN GJONI.!
    4.Qeveria Sali 1992-2013 u cilësua nga SHBA- QEVERI GANGËSTERE,Por nuk u dënua as Saliu për GËRDECIN,21 JANARIN,KL.PARTIZANI ME 60 PRONA,mbi 20.000.vrasjet(200 në Tropojë,4 djem të Haklajve pse ishin me PS,KOSOVËN,UÇK),etj.
    5.Tu vije turp që mbështetni një KRIMINEL edhe kur vjen në Vlorë,kur në 1997 kërkoi të shuante VLORËN,SARANDËN,GJIROK..GJITH JUGUN QË NUK E VOTONTE.!
    6.FUTE KOKËN TE BYTHA E SALI KRIMIT..O ANONIM.!
    7-Kam nga 2010 që shkruaj në DITA,pa frikë,ndonse SALIZMI MË FUTI NË BURG 1996 PËR TË MË VJEDHUR VOTAT NË QV.!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?