Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ateroskleroza, njihuni me 3 faktorët që çojnë në bllokim të enëve të gjakut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ateroskleroza, njihuni me 3 faktorët që çojnë në bllokim të enëve të gjakut
AktualitetLifestyleShendetesi

Ateroskleroza, njihuni me 3 faktorët që çojnë në bllokim të enëve të gjakut

Published: June 20, 2023
Shpërndaje
Young doctor carefully listening senior patient about his pains

 

 

Arteriet janë enët që bartin gjakun e pasur me oksigjen në zemër dhe në të gjithë trupin tonë. Pikërisht, bllokimi i plotë, ose i pjesshëm i arterieve nga pllakat aterosklerotike shkakton sëmundjen mjaft të përhapur që njihet si ateroskleroza. Këto pllaka janë të përbëra nga pikla yndyre, kolesteroli, kalciumi, si edhe nga qeliza, apo substance të tjera të gjakut. Me kalimin e kohës, mbivendosja e këtyre pllakave në arterie, shkakton ngushtimin e tyre, duke çuar kështu në kufizimin e fluksit të gjakut të oksigjenuar në organet dhe në të gjithë trupin tonë. Ateroskleroza mund të çojë në probleme serioze, duke përfshirë këtu atakun në zemër dhe vdekjen. Ateroskleroza mund të prekë çdo arterie të trupit duke përfshirë arteriet në zemër, tru, krahët, këmbët, legenin, veshkat, etj. Në varësi të arteries së prekur zhvillohen edhe sëmundjet me simptomat përkatëse.

- Publicitet -

Arteriet që preken më shpesh

Arteriet kryesore që furnizojnë muskulin e zemrës me gjak janë tre degët koronare (e majta, e djathta dhe rrethorja). Këto sigurojnë  fluksin e madh me gjak të oksigjenuar për muskulin e zemrës (miokardin). Pikërisht, kur pllakat aterosklerotike vendosen në këto arterie, atëherë kemi ngushtim deri në bllokim të plotë të tyre. Si rezultat, vjen reduktimi i fluksit të gjakut në miokard, deri në bllokim të rrjedhjes së gjakut. Kjo dukuri klinikisht shprehet me dhimbje gjoksi (angina pectoris).

Pllakat aterosklerotike bllokojnë edhe arteriet më të vogla të zemrës dhe në këtë rast kjo quhet sëmundje koronare mikrovaskulare. Kur bllokohen arteriet karotidide (arteriet në të dy anët e qafës që furnizojnë trurin me gjak të oksigjenuar), atëherë kemi reduktim të fluksit të gjakut që shkon në tru dhe në këtë rast shenjat janë të larmishme (marrje mendsh, turbullim të pamjes, humbje ekuilibri, etj). Kjo varet nga shkalla e bllokimit nga pllakat aterosklerotike. Këto pllaka mund të bllokojnë arteriet që furnizojnë krahët, këmbët, legenin. Nëse rrjedhja e gjakut në këto arterie është e reduktuar, ose e bllokuar mund të ndiejmë mpirje, dhimbje dhe ndonjëherë mund të shfaqen infeksione mjaft problematike. Bllokimi i arterieve që furnizojnë veshkën me gjak çon në sëmundje kronike të veshkave dhe dalëngadalë çon në humbje të funksionit të veshkave.

Faktorët që ndikojnë

Ateroskleroza është një sëmundje komplekse. Shkaku i saktë i saj është ende i panjohur. Megjithatë, janë kryer studime të shumta përsa i përket faktorëve, të cilët shtojnë rrezikun për këtë sëmundje. Ndër më madhorët renditen të jenë: “Niveli i lartë i kolesterolit në gjak, tensioni i lartë i gjakut, si dhe pirja e duhanit”. Mjekët thonë se një person që i ka të tre këto faktorë, ka një risk disa herë më të madh për të zhvilluar këtë sëmundje, se sa një person tjetër që nuk i ka.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në bllokimin e këtyre arterieve janë edhe: diabeti, obeziteti, mosha, historitë familjare me këtë sëmundje, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme. Sot theksohet me të madhe, se terapia kryesore për këtë sëmundje ka të bëjë me ndryshimin e stilit të jetesës, çka nënkupton se duhet të jetojmë dhe të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme, si dhe ti japim më shumë prioritet aktivitetit fizik.

Çfarë masash mund të marrim?

Duhani është mjaft i dëmshëm, jo vetëm për këtë sëmundje, por edhe për shumë sëmundje të tjera të organizmit tonë. Dhe jo vetëm duhanpirja, por edhe qëndrimi në ambiente me tym duhani është njëlloj i dëmshëm. Por, pavarësisht këtij rreziku, ky faktor është i mundur që kontrollohet dhe të parandalohet, duke shmangur konsumin e tij.

Po ashtu edhe niveli i lartë i kolesterolit në gjak duhet ulur. Kolesteroli është një substancë që vjen nga ushqime të tilla, si: mishi veza, produktet e bulmetit (pra me bazë proteinike). Sigurisht që organizmi ka nevojë për këto produkte, por duhen konsumuar me masë. Është mirë që të kemi në menunë tonë të ushqyerjes së përditshme më shumë zarzavate dhe mishin e bardhë (pulë, peshk).

Gjithashtu, kujdes duhet treguar edhe me sëmundjen e diabetit. Parametrat e kësaj të fundit, duhen mbajtur nën kontroll, duke respektuar terapinë dhe dietën që rekomandojnë mjekët specialistë. Obeziteti që është ndër problemet madhore të ditëve të sotme mund të dominohet me aktivitet fizik. Pra të shmangim jetën sedentare dhe lëvizjen me makina, si dhe të ecim sa më shumë në këmbë. Rekomandohen 7-10 km në ditë ecje e shpejtë për njerëzit e shëndetshëm dhe deri në 5 km në ditë ecje e lehtë dhe me pushime për njerëzit që vuajnë nga zemra (e ndarë kjo paradite dhe pasdite). Ndërsa përsa i përket faktorëve të tillë, si: “Mosha (meshkujt rreth moshës 45 vjeç dhe gratë rreth moshës 55 vjeç), apo predispozicioni familjar, ne vërtet nuk i kemi në dorë, por, siç theksojnë mjekët, ne kemi në dorë të ndryshojmë stilin e jetesës, të ushqehemi dhe të jetojmë shëndetshëm, çka redukton mundësitë e bllokimit të arterieve.

Ecuria e sëmundjes

Aterskleroza mund të trajtohet me sukses, por nuk shërohet, pra është një sëmundje kronike. Shumë studime të fundit kanë treguar se ateroskleroza mund të vonohet në kohë, të ndalet madje edhe të përmbyset në mënyrë agresive, duke ulur nivelin e LDL kolesterolit (që njihet si kolesteroli i keq). Teknikat e reja të trajtimit (si vendosja e stendeve në arteriet e bllokuara, apo by passet e tyre), kanë zgjatur jetën e shumë pacientëve, të cilët në të kundërt do të kishin vdekur.

 

Këshillat e rekomanduara

  • Hani dhe jetoni shëndetshëm. Këto janë udhëzimet e studimeve të fundit. Një dietë e shëndetshme, ul nivelet e tepërta të kolesterolit dhe të triglicerideve. Kjo dietë duhet të përfshijë një shumëllojshmëri ushqimesh që kanë nivel të paktë të yndyrave dhe të pasura me fibra.
  • Edhe kripa duhet kufizuar, sepse ndikon në rritjen e presionit të gjakut.
  • Hani porcione të vogla ushqimi dhe të shpërndara në disa vakte. Mos neglizhoni asnjë nga vaktet kryesore. Konsumoni 3-5 porcine me perime, deri në 2 porcione bulmeti, 2-4 porcione frutash, një porcion mishi në ditë, kryesisht të bardhë, 1-2 porcione drithërash.
  • Bëni kujdes me ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike.
  • I thoni stop duhanit. Ndërsa në rastet kur nuk e konsumoni vetë, kujdesuni sa më shumë që të jetë e mundur që të shmangni ambientet që janë të mbytura nga tymi i duhanit.
  • Aktivitet fizike për të mbajtur në kontroll peshën e trupit janë tepër të rëndësishme dhe nuk duhen neglizhuar në asnjë rast.
  • Të gjitha këto masa kërkojnë një konsultim në radhë të parë me mjekun e familjes sepse rekomandimet e mësipërme kanë specifikën e tyre për çdo pacient.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?