Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh
Sport

Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

Published: September 28, 2025
Shpërndaje

Atletico Madrid shënoi pesë gola ndaj rivalëve të qytetit, Real Madridit, për herë të parë në gati 75 vjet, në një nga derbit më dramatikë të viteve të fundit.

Fitorja 5 me 2 ndaj Real Madridit ishte vetëm hera e katërt në histori që Atletico arrin të realizojë pesë gola në një derbi madrilen, hera e fundit në nëntor të vitit 1950, në fitoren 6-3.

Kjo ishte humbja e parë për Realin këtë sezon, pas një serie prej gjashtë fitoresh radhazi në La Liga dhe suksesit në Ligën e Kampionëve ndaj Marsejës. Herën e fundit që “Los Blancos” kishin pësuar pesë gola në kampionat ishte humbja 5-1 ndaj Barcelonës në tetor 2018.

- Publicitet -

Atletico kaloi shpejt në avantazh me goditjen me kokë të Robin Le Normand, por Reali përmbysi me dy gola të bukur nga Kylian Mbappe dhe Arda Guler. Megjithatë, Alexander Sorloth riktheu barazpeshën në fundin e pjesës së parë me një tjetër goditje me kokë.

Në pjesën e dytë, Atletico mori kontrollin. Julian Alvarez, që më parë kishte goditur shtyllën, shënoi nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga Nico Gonzalez, dhe më pas realizoi edhe një gol tjetër nga goditja e dënimit. Antoine Griezmann vulosi fitoren me golin e pestë në fundin e ndeshjes.

Rezultati konfirmon dominimin e Atleticos në derbit e fundit në kampionat, ku nuk ka humbur në gjashtë përballjet e fundit ndaj Real Madridit.

Le Normand zhbllokoi sfidën pas një krosimi të Giuliano Simeone-s, por Mbappe reagoi shpejt me një gol të bukur. Guler më pas përmbysi rezultatin me një goditje gjysmë-volej pas asistit të Vinicius Jr. Por Atletico u përgjigj menjëherë dhe barazoi me Sorloth, ndërsa në pjesën e dytë, dy golat e Alvarez thelluan diferencën. Griezmann shënoi golin e pestë pas një kundërsulmi perfekt.

Reali, ndonëse ruan kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Barcelona, u përball me një paraqitje nën pritshmëri, siç e pranoi edhe trajneri Xabi Alonso, duke theksuar se skuadra nuk luajti në nivelin e zakonshëm dhe se duhet të reagojë.

Nga ana tjetër, trajneri Diego Simeone, me lot në sy, foli për një fillim të vështirë sezoni, por edhe për përpjekjet e gjithë skuadrës për të rikthyer formën.

Të dyja ekipet tani i kthejnë sytë nga Liga e Kampionëve: Reali udhëton drejt Kazakistanit për t’u përballur me Kairat Almaty, ndërsa Atletico pret Eintracht Frankfurtin në shtëpi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?