Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ato u hoqën si kunatat, unë si kushërira…”, arrestimi i Fatos Nanos i rrëfyer nga ish-sekretarja personale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “Ato u hoqën si kunatat, unë si kushërira…”, arrestimi i Fatos Nanos i rrëfyer nga ish-sekretarja personale
Histori

“Ato u hoqën si kunatat, unë si kushërira…”, arrestimi i Fatos Nanos i rrëfyer nga ish-sekretarja personale

Published: November 1, 2025
Shpërndaje

Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, sjell një dëshmi nga Kristina Çupi, ish-sekretarja personale e Nanos.

Ajo tregon në një nga kapitujt e librit të Polovinës botuar nga gazeta DITA, njohjen me kryesocialistin, por dhe momentet kur Nano u thirr në Prokurori e më pas u arrestua dhe u dënua.

Kur u arrestua nga Berisha ju ishit në punë?

- Publicitet -

Më 30 korrik, njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe… Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi.

Kur u kthye, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”.

E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”.

Aty m’u thye filxhani.

– Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se e kam shenjë të mirë.

Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti atje. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar. Dikush na tha edhe se duhet të hiqnim ato që duheshin hequr nga zyra. E ç’duheshin hequr? Asgjë nuk kishte që e fajësonte, por hoqëm shkresa më kot. Më shumë nga turbullira.

Nuk patët asnjë mundësi që ta takonit kur ishte në burg?

E takuam më 12 gusht. U nisa me dy shoqe të tjera. Ato hiqeshin sikur ishin kunatat e Fatosit, unë si kushërira. Pritëm përjashta. Ishte zheg. E kam tani si në ëndërr. Si një njeri që sheh syhapur e nuk lëviz dot nga vendi.

E pashë nga larg: ishte veshur me kanotiere, rruar dhe rregulluar. Erdhi dhe kemi ndenjur në oborr. “Të paskan futur në formalinë, Kristina”, më tha. Më parë kishim bërë shaka se ai duhet të merrte një sekretare të re e ajo të ishte brune. Folëm, unë i thashë për bashkëjetesën.

Nejse, për kohën bashkëjetesa është normale, por unë për çupën time nuk do ta dëshiroja kurrë. Fatosi iu përgjigj merakut tim, duke thënë: “Ç’ke ti Kristina? Le të bashkëjetojnë të rinjtë”. Atëherë ia ktheva se kjo nuk ndikon mirë për ne. “Rri, tha, mos fol më”. E mori vesh për kë e kisha, ato dy shoqet e tjera nuk e kuptuan.

Biseda vazhdoi me çështje të tjera. I thashë se ambasadori, ky apo ai, kishin pyetur për të. Pastaj më pyeti ai për shumë gjëra. Më porositi për ruajtjen e letrave, për përgatitjen e Kongresit që do të bëhej, se duheshin materialet e kancelarisë.

Ky ishte edhe takimi i fundit me të.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?