Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Australia: Vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas përmbytjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Australia: Vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas përmbytjeve
Bote

Australia: Vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas përmbytjeve

Published: December 19, 2023
Shpërndaje

Përpjekjet e shpëtimit në shtetin australian Queensland vazhduan edhe sot pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje në pjesët veriore të vendit.  Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar më shumë se 250 njerëz nga çatitë, ndërsa evakuimi i më shumë se 100 njerëzve nga zona Wujal Wujal pritet të përfundojë sot.

“Për sa i përket evakuimit të Wujal Wujal, aktualisht kemi parashikuar se mund të evakuojmë deri në 120 njerëz sot”, tha brigadieri Richard Peace në një konferencë të përbashkët për media në Brisbane me kryeministrin australian, Anthony Albanese.

Ai shtoi se operacionet e shpëtimit do të vazhdojnë deri të mërkurën pasi edhe Forcat e Mbrojtjes Australiane janë dislokuar për të ndihmuar autoritetet lokale. Albanese mbërriti në Queensland pasi përmbytjet shkatërruese shkaktuan dëme masive në disa pjesë të shtetit.

- Publicitet -

“Kjo është një kohë e vështirë për banorët e Queensland që janë prekur nga përmbytjet”, tha kryeministri ndërsa qeveria e tij njoftoi gjithashtu 1.000 dollarë australianë (615 euro) për të rriturit dhe 400 dollarë australianë (246 euro) për fëmijët në zonat e prekura.

Albanese më parë deklaroi për radion lokale FM Cairns se efektet e kësaj fatkeqësie natyrore ishin “mjaft të pazakonta dhe se do t’i duhet kohë rajonit të rimëkëmbet”.

Për shkak të përmbytjeve shumë rajone, përfshirë qytetet Cooktown dhe Innisfail kanë mbetur pa energji elektrike dhe kanë përfunduar ushqimet. Pas shirave të dendur lumenjtë kanë vërshuar dhe janë përmbytur shtëpitë. Qindra persona ende presin të evakuohen në zona të sigurta.

Ish-kryetari i bashkisë, Desmond Tayley në një deklaratë për ABC News tha se kanë “shqetësime serioze” për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar dhe se krokodilët përbëjnë rrezik të madh për banorët e zonës.

Drejtoresha e policisë në Queensland, Katarina Carrol tha se deri më tani nuk ka të vdekur ose të plagosur për shkak të katastrofës. Ajo vuri në dukje se disa persona janë bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre.

Disa avionë kanë mbetur nën ujë

Më tej bëhet e ditur se disa avionë në aeroportin e qytetit Cairns kanë mbetur nën ujë. Në pamjet e ardhura nga rajoni, ka tërhequr vëmendjen që një krokodil i rrëmbyer nga përmbytja kalon në mes të qytezës. Byroja Shtetërore e Meteorologjisë bëri të ditur se vërshimet po zvogëlohen, por reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Nuk janë regjistruar reshje të konsiderueshme në pellgjet e lumenjve Daintree dhe Mossman që nga ora 9 e mëngjesit të së martës. Për ditët në vijim parashikohen shira dhe stuhi”, tha Zyra Meteorologjike.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  • Incident natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • “Janë infiltruar grupe” / Incidenti me flamurin izraelit, flet një nga organizatorët: “Nuk e zhbëjnë dot revoltën”
  • ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  • FOTO: Dita 22 e protestës qytetare në Tiranë, disa nga parrullat

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  2. K R on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Vlora 97 on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  5. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?