Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avioni në SHBA me 64 persona në bord përplaset me helikopterin, nuk dihet nëse ka të mbijetuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Avioni në SHBA me 64 persona në bord përplaset me helikopterin, nuk dihet nëse ka të mbijetuar
BoteLajmi i fundit

Avioni në SHBA me 64 persona në bord përplaset me helikopterin, nuk dihet nëse ka të mbijetuar

Published: January 30, 2025
Shpërndaje

Një avion pasagjerësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcave të Armatosura amerikane u rrëzuan në lumin Potomak pas një përplasjeje në ajër pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan” të mërkurën në mbrëmje.

Ende nuk ka një bilanc të saktë, por ka dyshime se numri i viktimave mund të jetë i lartë.

Kryebashkiakja e DC, Muriel Bowser ka konfirmuar se 64 persona ishin në bordin e avionit të American Airlines dhe tre ishin në helikopterin ushtarak.

- Publicitet -

Po ashtu nuk ka ndonjë të dhënë mbi shkaqet e aksidentit. Të gjitha fluturimet nga aeroporti “Regan” janë anuluar, ndërsa helikopterë nga agjencitë e zbaimit të ligjit përgjatë gjithë rajonit shkuan në vendngjarje në kërkim të të mbijetuarve.

Administrata Federale e Aviacionit të Shteteve të Bashkuara (FAA) tha të mërkurën mbrëma se avioni i PSA Airlines RJ700 u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane (Black Hawk) Sikorsky H-60 ndërsa po afrohej në aeroportin kombëtar të Uashingtonit Reagan.

Avioni ishte nisur nga qyteti Wichita, i Kensasit, sipas FAA-së. Në një deklaratë shkurtër për gazetarët, shefi i zjarrfikësve të zonës thotë se është e paqartë nëse ka apo jo të mbijetuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar gjithashtu lidhur me përplasjen ajrore të ndodhur pranë aeroportit të Uashingtonit. Trump më herët në një deklaratë zyrtare tha se ishte i informuar mbi atë që e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikqyrte situatën.

Ndërkohë më pak se katër orë pas përplasjes, ai postoi në platformën e tij “Truth Social”, ku shprehej se përplasja tragjike mund të ishte ndaluar. Kjo sepse sipas tij, avioni ishte në linjën e duhur, ndërsa ishte helikopteri ai që po shkonte drejt tij dhe kjo mund të ishte njoftuar nga kulla e kontrollit.

“Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Dritat në aeroplan po flakëronin. Pse helikopteri nuk u ngjit apo nuk u kthye, pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin. Kjo është një situatë e keqe që duket se mund të ishte parandaluar. Jo mirë!!!”, është shprehur Trump.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Phoenix says:
    January 30, 2025 at 9:40 am

    Kjo eshte e cuditshme dhe mund te thuash dhe e qellimshme. Asgje nuk leviz ne ajer ne afersi te aeroprteve, pa instruksionet e kulles se kontrollit te fluturimeve, e cila manaxhon trafikun ajror. Nuk ka shans qe mos ta kene pare, se avioni dhe Helikopteri kane qene ne trajektore perplasjeje. Kjo me sa duket eshte injoruar. Tani se perse eshte injoruar, kete le ta gjeje Trump dhe administrata e tij.

    Reply
  • Detari says:
    January 30, 2025 at 10:40 am

    @Phoenix jemi mesuar me filma amerikan ku te gjithe shkelqejne ne detyre. (mbase e vertete 50 vite me pare) dhe ja futin konspiracionit. Pergjigja eshte e thjeshgte, shumica jane e pakta medioker ne punen qe bejne nga qeverria deri tek aviacioni.

    Reply
  • demo says:
    January 30, 2025 at 11:39 am

    Edhe Amerikanet njerez jane.

    Reply
  • demo says:
    January 30, 2025 at 11:42 am

    Edhe Amerikanet njerez jane.Ne 3 cope helokopterre kemi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?