Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Avokati tregon emrat e dëshmitarëve që do mbrojnë Thaçin, mes tyre edhe Albright
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > ​Avokati tregon emrat e dëshmitarëve që do mbrojnë Thaçin, mes tyre edhe Albright
KosovëLajmi i fundit

​Avokati tregon emrat e dëshmitarëve që do mbrojnë Thaçin, mes tyre edhe Albright

Published: August 19, 2025
Shpërndaje

Në konferencën përgatitore për mbrojtjen e rastit “Thaçi dhe të tjerët”, avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Pierre-Richard Prosper, njoftoi se një listë e gjerë dëshmitarësh do të përdoret në procesin e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Duke marrë parasysh që në këtë fazë të procesit, dëshmitë mund të pranohen edhe në formë të shkruar, Prosper bëri të ditur se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, diplomati Richard Holbrooke dhe senatori Bob Dole, janë ndër figurat ndërkombëtare që do të dëshmojnë.

Ai theksoi rëndësinë e informacionit që do të paraqitet:

- Publicitet -

“Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm, kanë thënë se po e trajtojnë kërkesën. Janë shumë të informuar, mirë të informuara, sa i takon procesverbaleve, disa sqarime, dhe çështjes së këtyre dëshmitarëve. Pra, sikurse mund ta vëreni kemi një listë të gjerë të dëshmitarëve. Nuk mund t’i them këta emra në publik, por megjithatë bëhet fjalë për persona me ministatur të madhe, domethënë persona që janë shumë të njohur, si për shembull sekretarja Albright, Richard Holbrooke, senatori Doll…Informacioni që ne kemi është shfajësues dhe për këtë arsye është e rëndësishme për ta vendosur në kontekst. Është informacion shfajësues dhe kemi të bëjmë me informacion që lidhet drejtpërsëdrejti me lëndën e Prokurorisë.”

Gjatë konferencës, avokati Luka Mishetiq, përfaqësues i ekipit mbrojtës të Thaçit, njoftoi se synojnë të përmbyllin paraqitjen e dëshmitarëve deri në fund të muajit nëntor:

“Ne propozojmë këtë që deri në fund të nëntorit do të përfundojmë të gjitha dëshmitë. Pastaj, të na u jepet pak kohë më mbrapa njësoj, si dhe Prokurorisë mbase ka ndonjë mocion që se kemi dorëzuar ende dhe duhet trajtuar, mund të kemi mocione të provave jogojore, sidomos për dokumente që nuk do të pranohen përmes dëshmitarëve dhe ta mbyllim dhe ne paraqitjen e provave njësoj si prokuroria.”

Mbrojtja e Jakup Krasniqit, e përfaqësuar nga avokati Aiden Ellis, deklaroi se për paraqitjen e provave u nevojitet një javë, pa llogaritur kohën për kundërpyetje:

“Sa i takon afatit për provat tona, po flas pa marrë parasysh kundërpyetjet, por për dy dëshmitarët e rregullës 154 që do të kemi ne, mendoj që neve na duhet një javë, jo më shumë.”

Ai shtoi se përfundimi i paraqitjes së provave nga mbrojtja e Krasniqit do të varet nga përfundimi i paraqitjes së provave nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

Data e fillimit të paraqitjes së provave nga mbrojtja u konfirmua gjatë konferencës për ecurinë e procesit, me kryetarin e trupit gjykues, Charles Smith III, që njoftoi se kjo fazë pritet të nisë më 15 shtator 2025.

Ndërkaq, mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ka hequr dorë nga e drejta për të paraqitur prova në këtë rast.

Gjithashtu, më 18 gusht 2025, Dhomat e Specializuara të Kosovës vendosën kufizime në vizitat e Hashim Thaçit për 11 persona, në çështjen kundër administrimit të drejtësisë.

Ndonëse Prokuroria kërkoi që vizitat të ndaloheshin për tre vëllezërit e Thaçit, kërkesa u miratua për 11 të tjerë. Vizitat u ndaluan për Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën, Vllaznim Kryeziun, Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe katër persona të tjerë emri i të cilëve është i redaktuar ngjashëm si i vëllezërve të Thaçit.

“Gjykatësi i Procedurës Paraprake thekson se kufizimet e miratuara në këtë vendim kufizohen vetëm në vizitat jo të privilegjuara të Thaçit në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara nga: Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati, [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR]. Këto kufizime do të hyjnë në fuqi menjëherë pas njoftimit të këtij vendimi për Thaçin”, thuhet në vendim.

Vendimi u mor më 18 gusht 2025 nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    August 19, 2025 at 6:13 pm

    albrighti ka kohe qe ka vdekur mor avokat,si do deshmoje?Nga bote e pertejme?

    Reply
  • Nona says:
    August 19, 2025 at 7:48 pm

    O idiot do te lexosh?

    Reply
  • fery says:
    August 19, 2025 at 9:16 pm

    Kane vdeke Olbrajt, Holbrouk, Dol kurse mbrojtja i paska intervistuar ata edhe tjere deri sa kane qene gjalle ..!
    Cfare loje eshte kjo dhe pse gjykata nuk u ndaloi ta vizitojne Thacin ne fillim te burgosjes se tij kur kishte fakte se ai nepermes sekserve te tij po i kercnon dhe shantzhon deshmitaret..?

    Reply
  • lola says:
    August 19, 2025 at 11:41 pm

    hajvan, meso te kuptosh cfare lexon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?