Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Njoftuam Rusinë dhe Turqinë”! Bota zyrtarisht me një tjetër vatër lufte: Azerbajxhani nis operacionin ushtarak në Nagorno-Karabak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Njoftuam Rusinë dhe Turqinë”! Bota zyrtarisht me një tjetër vatër lufte: Azerbajxhani nis operacionin ushtarak në Nagorno-Karabak
BoteKryesore

“Njoftuam Rusinë dhe Turqinë”! Bota zyrtarisht me një tjetër vatër lufte: Azerbajxhani nis operacionin ushtarak në Nagorno-Karabak

Published: September 20, 2023
Shpërndaje

Azerbajxhani ka nisur “operacionet kundër terrorizmit” në Nagorno Karabakh, gati tre vjet pas luftës së fundit me Armeninë për rajonin e diskutueshëm. Ministria e Mbrojtjes në Baku bëri të ditur se ka informuar Rusinë dhe Turqinë. Shpërthimet janë dëgjuar në bastionin separatist armen të Stepanakert, i cili mendohet se ka rënë nën kontrollin e Azerbajxhanit. Ky i fundit pretendon se ka hapur korridoret për të evakuuar civilët nga rajoni. Separatistët raportojnë për vrasjen e 2 civilëve dhe plagosjen e 11 të tjerëve, mes tyre 8 fëmijë.

Sipas BBC, Bakuja akuzon forcat armene se kanë “bombarduar sistematikisht” pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit dhe pretendon se janë përgjigjur me “një aksion lokal anti-terrorist… për të çarmatosur dhe siguruar tërheqjen e formacioneve të ushtrisë armene nga territori ynë”. E vetmja mënyrë për të arritur paqen, për Azerbajxhanin, është “tërheqja e plotë e forcave të armatosura armene nga Nagorno-Karabaku dhe shpërbërja e regjimit të Stepanakertit”.

Nga ana e tij, Jerevani pretendon se nuk ka forca të veta në enklavën në territorin e Azerbajxhanit dhe bën thirrje për ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe paqeruajtësve rusë. Ministri i Jashtëm armen flet për një “operacion spastrimi etnik”.

- Publicitet -

Sulmi ushtarak vjen pas muajsh tensioni rreth rajonit me shumicë armene në Azerbajxhan, mbi të cilin Jerevani dhe Bakuja janë përballur tashmë me njëri-tjetrin në dy luftëra, pas rënies së BRSS në fillim të viteve 1990 dhe sërish në vitin 2020. Që nga dhjetori i kaluar, Azerbajxhani kishte bllokuar efektivisht korridorin e Laçinit, e vetmja lidhje midis Nagorno Karabakut dhe Armenisë, duke vënë në rrezik furnizimin me mallrat bazë.

Kohët e fundit, Jerevani e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë, një fuqi mbrojtëse prej kohësh e Armenisë, se nuk e mbron më sigurinë e saj. Pak ditë më parë pati stërvitje të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Armenisë.

Alarmi nga BE, SHBA dhe Rusia: Ndaloni përshkallëzimin

Sulmi i Azerbajxhanit në Nagorno shqetëson dhe alarmon Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. “Lajme shkatërruese mbërrin sot nga rajoni i dikurshëm i Nagorno-Karabakut. Veprimet ushtarake të Azerbajxhanit duhet të ndalen menjëherë për të lejuar një dialog autentik midis Bakusë dhe armenëve të Karabakut”, shkruan në Twitter presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Franca ndërkohë bëri thirrje për ndërhyrje të OKB-së.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zhvillojë bisedime urgjente me të gjitha palët për t’i dhënë fund operacionit “të turpshëm” të Azerbajxhanit në enklavën e Nagorno-Karabakut.

Kremlini thotë gjithashtu se po punon dhe është në kontakt me të dyja palët për të ndaluar përshkallëzimin.

Nagorno-Karabakh, historia e konfliktit

Nagorno Karabakh (Artsakh për armenët) është rajon malor në pjesën jugore të maleve të Karabakut, Kaukazi i Jugut. Për nga popullsia, është një enklavë armene brenda territorit të Azerbajxhanit: 120 mijë nga 145 mijë banorët e saj janë armenë. Në nivel ndërkombëtar njihet nën sovranitetin e Azerbajxhanit. Administrativisht është një territor autonom, qeveria e të cilit është afër asaj armene, e cila nuk e njeh zyrtarisht.

Popullsia e Nagorno Karabakut është 80% armene në gjuhë dhe kulturë dhe me traditë fetare të krishterë, çka i dallon nga azerët me origjinë turkmene dhe myslimanë. Prania armene daton në disa shekuj para Krishtit. Azerët pretendojnë praninë shumëshekullore në zonë, e cila gjatë historisë ka njohur dominimin e persëve, turqve dhe rusëve. Rajoni ishte pjesë e Republikës së Azerbajxhanit gjatë kohës së BRSS.

Me rënien e Bashkimit Sovjetik, shpërtheu Lufta e Parë e Karabakut (1988-1994) midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Rreth 30 mijë njerëz u vranë dhe qindra mijëra azerbajxhanas u larguan nga territori. Lufta përfundoi me pushtimin armen të 7 krahinave.

Pas dekadash përleshjesh me ndërprerje, në vitin 2020 Azerbajxhani sulmoi mbrojtjen armene, duke filluar Luftën e Dytë të Karabakut, e cila zgjati 44 ditë dhe përfundoi me fitoren e Azerbajxhanit. Bakuja rifitoi 7 krahinat dhe rreth një të tretën e Nagorno Karabakut. Roli i dronëve të blerë nga Turqia dhe Izraeli ishte vendimtar. Pati 6 500 viktima. Rusia, e cila ka një traktat mbrojtjeje me Armeninë, por edhe marrëdhënie të mira me Azerbajxhanin, negocioi armëpushimin. Traktati parashikonte që 1 960 paqeruajtës rusë do të mbeteshin për të siguruar korridorin e Laçinit, brezi i tokës që lejon komunikimet midis enklavës dhe Armenisë, të cilin forcat armene nuk e kontrollonin më.

Gjatë viteve janë zhvilluar disa negociata, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara apo Rusia, por një zgjidhje përfundimtare nuk është arritur kurrë. Çështja më delikate është statusi i 120 mijë armenëve për të cilët Jerevani kërkon garanci për respektimin e të drejtave dhe sigurinë e tyre. Kryeministri Nikol Pashinyan deklaroi se Armenia njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Azerbajxhanit, por Bakuja nuk i beson dhe akuzon Jerevanin për nxitje të separatizmit.

Në dhjetor 2022, civilët azerbajxhanas bllokuan korridorin e Laçinit. Në prill të këtij viti, Azerbajxhani vendosi një pikë kontrolli zyrtar, me argumentin se do të përdorej për të parandaluar trafikun e armëve. Në këtë mënyrë, trafiku i mallrave dhe njerëzve midis Armenisë dhe Nagorno Karabakut është komplikuar dhe në masën më të madhe është ndalur. Shtetet e Bashkuara kanë denoncuar një “përkeqësim të shpejtë të situatës humanitare”. Javën e kaluar, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dërgoi ndihma humanitare përmes korridorit Lachin dhe një rrugë tjetër që lidh Karabakun me qytetin Aghdam të Azerbajxhanit.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • 3D says:
    September 20, 2023 at 10:52 am

    Konfliktet mes popujve të vegjël i ndezin agjenturat e shteteve të mëdha qoftë duke provoku akte terroriste të fsheta qoftë duke nxitur extremizma nacional kur në BRSS ishte drejtësia njerzit kombet nuk konfrontoheshin

    Reply
  • Laci says:
    September 20, 2023 at 11:16 am

    T3 NEVERIT FAKTI QE SHTETE SI USA E FRANCA QE KANE KOLONIZUAR BOTEN PRETENDOJNE TE JENE GJYKATES PER KONFLIKTET E POPUJVE TE VEGJEL QE K3RLOJNE TE DR3JTAY 3 TYRE TE NEPERKEMBYRA NGA GJAKPIRESIT E GLOBIT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Aksident tragjik në Durrës, mjeti përplaset me bordurën e betonit, humbin jetën tre të rinjtë
  • Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  • Horoskopi i datës, 19 gusht 2026: Zbuloni parashikimin e yjeve
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • ​”Mos rresht kurrë së buzëqeshuri…” ​Origjina e një mashtrimi letrar dhe thëniet e rreme në internet

Komentet e Fundit

  1. Analiza on Anatomi e një rendi të rënë
  2. ? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. demo on Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  4. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  5. xxx on Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?