Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ballkani i Hapur do na largojë nga BE, nëse do ketë sukses, e ardhmja jonë do jetë sërish luftë dhe gjenocide të reja”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Ballkani i Hapur do na largojë nga BE, nëse do ketë sukses, e ardhmja jonë do jetë sërish luftë dhe gjenocide të reja”
KosovëKryesore

“Ballkani i Hapur do na largojë nga BE, nëse do ketë sukses, e ardhmja jonë do jetë sërish luftë dhe gjenocide të reja”

Published: July 28, 2022
Shpërndaje

 

Në një intervistë për Tamara Nikcevic, të portalit Autonomija, presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç komenton zhvillimet më të fundit në vendin e tij në rajon dhe në botë, përfshirë marrëveshjen e kryeministrit Abazoviç me Kishën Serbe, Ballkanin e Hapur dhe Luftën në Ukrainë.

Ai thotë se për shtetet e Ballkanit është vetëvrasje çdo largim nga rruga e integrimit europian.

- Publicitet -

Ai parashikon se nëse projekti serb i Ballkanit të Hapur do ketë sukses, e ardhmja do ketë luftë dhe gjenocide të reja në rajon.

Më poshtë, intervista, në shqip, botuar nga gazeta DITA:

Z. President, Malit të Zi i është dhënë shansi historik për t’u bërë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, si po përsëritet nga zyrtarë malazezë dhe perëndimorë përgjatë javëve të fundit. A do ta shfrytëzojë Mali i Zi këtë shans?

Gjukanoviç: Po, Mali i Zi iu dha mundësia të përparojë në procesin e negociatave dhe kjo është rruga drejt anëtarësimit në BE.
Është logjike që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, sepse në rrjedhën aktuale të negociatave ka përparësi në krahasim me të gjitha shtetet kandidate.

Për më tepër, nuk ka dyshime gjeopolitike, pasi, prej vitesh, ka përshtatur politikat e jashtme dhe të sigurisë me BE-në.
Nëse ne do ta shfrytëzojmë këtë mundësi, varet nga ne. Më saktësisht, kjo varet në radhë të parë nga performanca e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore të Malit të Zi.

Shanset patjetër ekzistojnë dhe ne duhet të përpiqemi të marrim më të mirën. Prandaj, kam pasë qasje kritike ndaj përpjekjes së Qeverisë për të përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe (KPS) në prioritetet e dakorduara më parë, të cilat kanë të bëjnë me ritmin e mirë drejt integrimit europian. Ishte, gjithashtu, shumë e nxituar.

Para se të kalojmë te çështja e Marrëveshjes me Kishën e Serbisë, më lejoni edhe një pyetje tjetër… Në rast se Mali i Zi nuk i plotëson kushtet e nevojshme për vazhdimin e integrimit europian, çfarë e pret atë? Çfarë mund të jetë alternativa?

Gjukanoviç: Alternativa është minimalist e njohur për ne: ngecja edhe më e thellë në krahasim me nivelin europian të zhvillimit ekonomik dhe demokratik dhe, thuajse me siguri të plotë, prishje të njëpasnjëshme të stabilitetit rajonal.

Kjo do të thotë të mos marrësh parasysh mësimet e historisë, të mos kuptosh arsyet pse kjo pjesë e Europës objektivisht ka bërë më shumë luftëra sesa ka funksionuar dhe është zhvilluar; mjafton të kujtojmë vetëm se si Ballkani ka mbetur pas Europës në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, kur u hodh dhe u zhvillua ideja e BE-së.

Ndërkohë, BE ka marrë në gjirin e saj pak a shumë të gjithë ata që e dëshironin dhe arritën të kualifikoheshin përmes cilësisë së reformave për (anëtarësim) në një shoqëri prestigjioze. Ne që edhe asokohe kishim të tjera prioritete, sot e shohim shumë qartë çmimin e zgjedhjeve tona.

Gjukanoviç dhe Abazoviç

Ju përmendët nënshkrimin e Marrëveshjes me Kishën e Serbisë, për të cilën kryeministri Abazovic këmbëngul, pavarësisht këshillave të diplomatëve perëndimorë, për të kundërtën. Është e vështirë të gjesh një shembull në histori që dikush të punojë me kaq zell për të rrëzuar qeverinë e vet, si kryeministri Abazovic. A keni një shpjegim?

Gjukanoviç: Kushdo që është nisur për të rrëzuar qeverinë e tij, ia ka dalë. Se cilat janë arsyet e kthesës së sipërpërmendur në përcaktimin e prioriteteve të qeverisë dhe nëse ka diçka racionale në të, duhet të diskutohet me kryeministrin.

Në mënyrë që ta ndihmoja qeverinë të ishte e suksesshme në përmbushjen e qëllimeve të dakorduara për mandatin e saj njëvjeçar, kam diskutuar disa herë me z. Abazovic. Kryeministri kishte qëndrimin e tij për këtë çështje, të cilin unë nuk e kam kuptuar mirëfilltazi. Besoj se ai ka qëllime vetjake, të cilat nuk përputhen plotësisht me të miat, dhe për këtë arsye ai nuk i ndan me mua.

Është legjitime. Por me legjitimitet, duhet kuptuar se të gjithë kemi përgjegjësi për atë që bëjmë. Votuesit, gjykatat dhe historia do ta gjykojnë këtë.

Si i konsideroni vlerësimet se kryeministri Abazovic kujdeset më shumë për interesat e autoriteteve në Beograd sesa për interesat e vendit ku është kryeministër?

Gjukanoviç: Nuk do t’i bashkohesha këtyre zërave. Por, do të them diçka për të cilën jam absolutisht i sigurt:  Qeveria ka ndryshuar prioritetet europiane që duhet të ishin një platformë motivuese për homogjenizimin e burimeve njerëzore dhe politike, duke vendosur në plan të parë marrëdhënien mes shtetit dhe Kishës Serbe, e cila është dëshmuar mjaftueshëm në të shkuarën që përdoret për thellimin e ndasive në shoqëri. Kjo marrëveshje nuk është në interesin e Malit të Zi.

Atëherë kujt i intereson?

Gjukanoviç: I intereson atyre që nuk duan ta shohin Malin e Zi si një shtet të qëndrueshëm, civil, të begatë, dhe anëtar të.BE-së. Të tillë ka plot në Mal të Zi dhe në mesin e fqinjëve.

Nga protestat kundër ndërhyrjes së Kishës Serbe në Malin e Zi

Që nga viti 2020, kjo është qeveria e dytë rradhazi që po shkatërron sistematikisht Malin e Zi në aspektin ekonomik, kulturor, kombëtar dhe shtetëror. Përveç Kishës së Serbisë, kush i “ndihmoi” këto qeveri në përpjekjen për ta bërë vendin, presidenti i të cilit ju jeni,.të duket i paqëndrueshëm në çdo aspekt?

Gjukanoviç: Në zgjedhje, i kanë ndihmuar më së shumti qytetarët. Mali i Zi ka Kushtetutën dhe autoritetet e tij; Kjo është qeveria që fitoi legjitimitet me zgjedhje. Dhe kjo është arsyeja pse vendimet dhe përgjegjësitë e saj janë më të vështira dhe më të skajshme.
Por kishte ndihmës edhe në të tjera anë.

Ku?

Gjukanoviq: Si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Atyre nuk u kushton asgjë të prishin të ardhmen e një shteti të vogël ballkanik. Ata kurrë nuk do të kërkojnë falje për këtë. Nga ana tjetër, kjo është diçka që ne nuk mund ta lejojmë më. Ne kemi bërë mjaft “vetëvrasje” të tilla gjatë historisë.

Çfarë ju duket konkretisht kontroverse në draft-Marrëveshjen me Kishën e Serbisë?

Gjukanoviç: Shumë gjëra. Para së gjithash, mënyra se si u miratua – me nxitim, fshehurazi nga populli, i cili, me ose pa të drejtë, e konsideron çështjen shumë të rëndësishme. Gjithashtu, falsifikimet historiografike, me të cilat Kisha, si instrumenti më i egër i nacionalizmit serbomadh dhe imperializmit rus në Ballkan, përpiqet të ndihmojë në vjedhjen e historisë malazeze.

Pastaj ka shumë pika të Marrëveshjes, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi. A nuk mjafton?

Zv.Kryeministri Rashko Konjevic thotë se kjo Qeveri është praktikisht me mandat teknik. A mundet kryeministri i një qeverie të tillë të nënshkruajë marrëveshjen e diskutueshme me Kishën e Serbisë?

Gjukanoviç: Po, mundet. Sepse Qeveria ka autoritetin kushtetues për të nënshkruar një turp të tillë kombëtar.

A e kundërshtoni edhe prioritetin e ardhshëm të kryeministrit Abazovic, Ballkanin e Hapur?

Gjukanoviç: Po. Është shumë kontraverse. Bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së, çfarë nuk na duhet aspak. Ne kemi nevojë për anëtarësim në BE.  Ata që nuk e shohin rajonin tonë pjesë të Europës, nuk mund të pranojnë as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, këtë herë me “botën serbe”.

A e parashikoni se cilat do ishin pasojat?

Gjukanoviç: Sigurisht. Ajo parashikon të zhdukë Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Por është e sigurt se do të ketë pasojë luftën dhe disa gjenocide të reja.

Abazoviç në takimin e Ballkanit të Hapur

Një pjesë e opinionit publik beson se partia juaj dhe ju jeni jashtëzakonisht tolerantë ndaj shkatërrimit gjithnjë e më të hapur të shtetit dhe shoqërisë, të kryer nga një pjesë e qeverisë së kryeministrit Abazovic. A e bëni këtë vetëm që të siguroni shumicën e nevojshme parlamentare për miratimin e reformave të cilat janë kusht për vazhdimin e integrimit në BE, apo ka edhe arsye të tjera?

Gjukanoviç: Nuk më interesojnë shumë ato deklarata. Ato përsëriten vazhdimisht nga rrethi i atyre që prej 30 vitesh nuk bëjnë gjë tjetër veçse i gjejnë të meta Partisë Demokratike të Socialistëve, për të përforcuar perceptimin se patriotizmi dhe inteligjenca është ekskluzivitet i tyre. Nëse i shihni, thuajini se PDS e ka mbrojtur politikisht Malin e Zi në këto dy vite.

Nuk kam pse zoti President, ata do ta lexojnë vetë këtë… Por, teksa flasim për integrimin në BE, Maqedonia e Veriut bëri lëshime thuajse të paimagjinueshme dhe po kalon trazira të mëdha. A keni frikë se Mali i Zi mund të mashtrohet nga BE dhe të vejë në pikëpyetje interesat kombëtare? Maqedonisë së Veriut iu hapën negociatat, por pas asaj që një pjesë e madhe e shoqërisë maqedonase e përjetoi si poshtërim kombëtar…

Gjukanoviç: Nuk kam frikë, sepse ne i kemi përcaktuar si duhet interesat kombëtare. Mali i Zi dhe qytetarët e tij kanë nevojë për një cilësi më të lartë jetese. Është provuar se kjo nuk mund të arrihet duke braktisur rrugën e zhvillimit europian. Prandaj, ne në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor kemi nevojë për një sistem europian vlerash: ekonomi tregu të zhvilluar, demokraci, sundim të ligjit, respektim dhe përmirësim të të drejtave të njeriut…

Nëse kjo na çon drejt anëtarësimit në BE – shumë mirë. Nëse në një moment ajo derë mbyllet, nuk do të thotë që, prej traditës, duhet të zgjedhim zëvendësuesin më të keq: autizmin politik joeuropian e ballkanik, çfarë çon në prapambetje të mëtejshme dhe, rrjedhimisht, në paqëndrueshmëri të përtërirë.

Pavarësisht nëse anëtarësohemi në BE apo jo, ne kemi nevojë për një cilësi europiane të jetesës. Dhe kjo është detyrë e çdo qeverie të përgjegjshme.

A ka nxjerrë Perëndimi ndonjë mësim nga agresioni i përgjakshëm rus kundër Ukrainës?

Gjukanoviç: Po. Shumë. Sidomos BE. Agresioni kundër Ukrainës u kuptua drejt si një sulm ndaj sistemit europian të vlerave dhe ndaj sigurisë së Europës, prandaj BE-ja është kaq e angazhuar, kaq e bashkuar, e vendosur dhe efektive. Europës i duhet të mbetet e tillë nëse dëshiron të sigurojë konkurrencë gjeopolitike në skenën globale.

A do të mbetet e tillë?

Gjukanoviç: Nuk dua të bëhem profet ogurzi… Unë jam europian. Dhe dua që shtëpia ime europiane të jetë mirë. BE-ja duhet të mbijetojë dhe të përfundojë procesin e bashkimit europian. Europa duhet të mbetet në aleancë të ngushtë me Amerikën, sepse është një aleancë e bazuar në vlera krejt të njëjta.

A do guxonit ta parashikoni si do përfundojë lufta?

Gjukanoviç: Vështirë se ndokush mund ta parashikojë. Sidomos kohëzgjatjen e saj. Megjithatë, disa vlerësime tashmë janë bërë.

Cilat?

Gjukanoviç: Rusia është humbësi i madh i këtij konflikti. Së pari, miti i plotfuqishmërisë së ushtrisë ruse është shkatërruar. Gjithashtu, për shkak të shkeljes brutale të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, është shkatërruar reputacioni i një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Së fundi, në planin afatgjatë, sanksionet që janë në rritje do të kërcënojnë zhvillimin ekonomik dhe social të këtij vendi dhe do të thellojnë hendekun me vendet e mëdha dhe të zhvilluara të botës.

Si i shihni raportet mes Malit të Zi dhe Serbisë? A arriti me “vizitën historike” kryeministri Abazoviç t’i “rindërtojë” ato?

Gjukanoviq: Po tallesh?!

Veçse po citoj Kryeministrin

Gjukanoviç: A mendoni se ka vizitë që mund që rindërtojë marrëdhëniet e tensionuara të gati dy shekujve?!

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, së fundmi, tre ambasadorë amerikanë kritikuan ashpër qëndrimin e Perëndimit ndaj Serbisë, veçanërisht ndaj Presidentit Aleksandar Vuçiç. “Një i rajonit dallohet se nuk ia vë veshin SHBA-së dhe BE-së kur bëhet fjalë për çështjen më të rëndësishme: pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ky vend është Serbia. Si SHBA ashtu edhe BE nuk po bëjnë asgjë për këtë… Shtetet e Bashkuara lavdërojnë Aleksandar Vuçiçin edhe pse ai mbështet Rusinë duke refuzuar të zbatojë sanksionet”, tha profesori Eduard Joseph. Si president i një vendi që ka qenë viktimë e ndërhyrjes brutale të Serbisë në punët e tij të brendshme gjatë viteve të fundit, si e shihni këtë?

Gjukanoviç: Të gjithë kanë të drejtë të mbajnë pozicionimet e veta gjeopolitike, aq më tepër SHBA. Përgjegjësia ime si partner, gjithnjë, ka qenë t’iu tregoj atyre ato procese në Ballkanin Perëndimor që nuk i kanë parë objektivisht, duke dhënë argumente bindëse për deklaratat e mia.

Kjo shteron detyrimet tona dhe aty fillon përgjegjësia jonë për të mbrojtur interesat tona kombëtare. Sepse edhe kur partnerët tanë më të fuqishëm për ndonjë arsye nuk e shohin ose nuk duan ta shohin të gjithë tablonë e problemit ashtu siç është, ne duhet ta mbrojmë shtëpinë tonë dhe të nxjerrim disa mësime të rëndësishme politike.

Po pse BE dhe SHBA heshtin ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor?

Gjukanoviç: Kjo nuk është pyetje për mua. Si dikush që vëzhgon: çfarë të mbillni do të korrni! Sot, situata në Ballkanin Perëndimor është më e keqe se pesë vite më parë. Rajonit tonë i ka humbur vlera nga shkatërrimi hibrid i Rusisë.

Për më tepër, është mënjanuar seriozisht nga realiteti i perspektivës së parashikueshme evropiane. Këto pasoja do të duhet të trajtohen edhe pasi lufta në Ukrainë të përfundojë.

Kur shikoni dëmin që qeveria ka shkaktuar deri më tani dhe që ende mund të shkaktojë, a mendoni se keni gabuar kur vendosët t’ia besoni mandatin për krijimin e qeverisë së pakicës dikujt si Dritan Abazovic?

Gjukanoviç: Jo. Ishte zgjedhja më e mirë asokohe. Alternativa tjetër për formimin e qeverisë së pakicës ishte zgjerimi i qeverisë apostolike, me të cilën filloi të tallej mbarë bota. Sigurisht që edhe zgjedhjet ishin një mundësi, por shumica e partive parlamentare nuk i donin ato.

I pyetur nga mediet serbe për spekullimin mbi daljen tuaj në pension, kryemionistri Abazovic tha: “Po, e di se çfarë do të ndodhë. Por kjo nuk është për mediat. E ajo që do të ndodhë është e mrekullueshme për Malin e Zi. Edhe unë jam në pritje të vitit 2023”. Ju e dini se çfarë do të ndodhë me ju në 2023?

Natyrisht që e di. Dhe besoj se edhe kryeministri Abazovic këtë deshi të thoshte. Në vitin 2023 do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, përmes të cilave Mali i Zi do të ketë sërish një qeveri politike normale, e cila do të vazhdojë ta udhëheqë atë në rrugën që ndoqi me sukses deri më 30 gusht 2020.

———

Botuar në DITA. Përktheu: Edona Llukaçaj

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Sos says:
    July 28, 2022 at 11:08 pm

    BALLKANI FUCI BAROTI
    NUK DUHET TE JETE ME
    HIQNI VUCIC E RAMUSH
    E DO TE FLAS ME NJE ZE

    NUK KA BRIRE TRADHETIA
    KETE E KUPTON DHE GOMARI
    KUR VELLA BEN HASMIN SHEKULLOR
    E VELLANE TEND BEN HASEM SHQIPTARI

    Reply
  • Igor says:
    July 29, 2022 at 5:00 am

    Presidenti Gjukanoviqi ka plote te drejte por fajtore jeni vet ku shteti Shqiptare nuk e ndaloj Ramen ne disa loje te rezikshme si Ballkani i hapur ,ashtu edhe deti dhe shum lojera te tjera ku e cojne Shqiperine ne fundin e pusit,Shqiperija ma se pari duheshte ti thote Vucicit se pa Kosoven neve nuk flasim per asgje por jo si beri Rama skandalin ne viziten e fundit ne Beograd kur ja trgoj Kryqin qe e mbante ne qafe dhe tue thene se ju keni pune me nji minister president Shqiptare KRISHTER dhe jo Muslim per mua ketu i vuri kapakun si tradhtare i kombit Shqiptare.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    July 29, 2022 at 6:50 am

    Ballkani i hapur eshte ide antiekonomike per Shqiperine.Eshte e provuar qe ne vitin 1948 kur u hoqen doganat me ishjugisllavine.Per nje dite ne Shkoder jane kembyer nga shkodranet 100 pjano me grure Jugosllave te mykur.

    Reply
  • demo says:
    July 29, 2022 at 8:19 am

    Epo te jete qeveria shqiptare me serbe se vete qeveria Malazeze?
    Te te mbroje presidenti i Malit te Zi nga kurthi Jugosllav ku e ka futur Shqiperine Rama?

    Reply
  • Zizi says:
    July 29, 2022 at 9:33 am

    Kur nuk u bene te mire malazezet me serbet qe gjithmon historikisht sa qe Jugosllavia ishin ne pozit me serbet dhe opozit me te tjeret (kroatet,sllovenet),si do behet mire Shqiperia me ta?Malazezet kane nje fe,nje gjuhe 99.9%te njejte me serbet,me martesa te perziera…shqiptaret mund te behen te mire me serbet vetem nese pranojne te hekin shqipen dhe mesojne serbishten te behen ortodoks-pravisllav,me nje fjale te serbizohen.A e kane veshtir ta bejne kete shqiptaret e Shqiperise? te tjeret nuk e bejne.

    Reply
  • NG says:
    July 29, 2022 at 10:14 am

    Nuk i kisha degjuar ndonjehere ndonje interviste Gjukanivicit, por per nga dialektika racionale, qendroka shume me larte se cdo qurravitje, viktimizem dhe gjuha kercenuese e cdo shtetari serb.
    Politikisht edhe me lart se dialektika pompoze e Rames, e mbushur me figura letrare pa hesap, eufori, delir.
    Me lart se folklorizimi i Kurtit.
    Dhe krejt i pakrahasueshem me dialektiken e turpshme servile, halabake, psikopate, mesjetare, tribale dhe rrugace te Sali Berishes.

    Reply
  • Ppsh says:
    July 29, 2022 at 10:26 am

    Sa gjynah keta malazezet qe nuk arrijne dot te njohin kush jan serbet dhe e i del per detyre ketij tonit tja shpjegoje
    Ai quhet ballkan i hapur ky thote qe quhet bota serbe
    Ne sjellim ne shqiperi kirillin dhe irenejn ky thote kisha serbe eshte arma kryesore nacionaliste qe rusia ka perdorur per dy shekuj ne ballkan
    Nuk po kuptoj
    Ky flet sikur te ishte president i popullit shqiptar ndersa ky i joni sikur te ishte shki
    Kjo tregon qe qeveritaret shqiptar nuk marrin pushtetin e tyre nga vota e popullit por nga kanale krejt te tjera dhe zgjedhjet ne shqiperi po duken fallciteti me i madh qe i eshte bere ketij populli

    Reply
  • 3D says:
    July 29, 2022 at 4:02 pm

    More Gjukaj Serbi problematike dhe agresive ka patur e ka vetëm kur Rusi të fortë e stabile ka por si gjanat po shkojnë Rusia njëherë e mirë do të pushoj së qenurit një nga fuqitë e Botës

    Reply
  • alphade says:
    July 30, 2022 at 3:45 am

    Shqiptare mos u beni merak shume se kur te afrohemi
    te “Porta e BE-se, pas 20 vjetesh me siguri asaj (BE-se)
    I ka mbire bari ! Prandaj “don’t worry” per “Open Balcan”!
    Thjeshte eshte propagande panfletare ! Baca Sala Juaj do
    te ishte i pari shqipfoles qe ngazellyes do ta firmoste
    Ballkanin e Hapur”, sic i hapi “rubinetat e naftes” maqine-
    rise vrastare te Milloshevicit ! E gjithe kjo zhurme behet
    vetem per te sulmuar e derdhur lume mllefi kunder KM.,
    aktual ! Gjerat jane shume te thjeshta e te kuptueshme
    si dy pika uji por propaganda gebelsiane te ne te bardhen
    e bejne te zeze dhe viceversa…..!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti hedh votën dhe u bën apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë
  • Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  • Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  • Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
  • Kujdes me financat, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Claus on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  2. Anna Anna on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  4. Nje shqiptar on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  5. Anonymous on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?