Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
AktualitetKosovë

Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Published: September 14, 2026
Shpërndaje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për sigurinë lidhur me demonstratat e paralajmëruara për të mërkurën, 16 shtator, në Prishtinë dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës.

Në 16 Shtator është parashikuar të jepet vendimi i Hagës për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish krerët e UÇK-së.

Në njoftimin e saj, Ambasada amerikane paralajmëron se protestat mund të shoqërohen me grumbullime të mëdha njerëzish, bllokime rrugësh dhe pengesa të konsiderueshme në qarkullimin rrugor. Për këtë arsye, qytetarëve amerikanë u është këshilluar të kufizojnë lëvizjet në zonat pranë banesave të tyre dhe të shmangin udhëtimet drejt vendeve të punës apo shkollave nëse itinerari kalon nëpër zonat ku priten demonstrata.

- Publicitet -

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA

Sipas saj, personeli i qeverisë amerikane është këshilluar të shmangë çdo udhëtim të panevojshëm në afërsi të protestave. Po ashtu, prindërve u është rekomanduar të mos dërgojnë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së krijimit të problemeve të mëdha në qarkullim.

Ambasada e SHBA-së ka bërë të ditur se do të jetë e hapur, ndërsa shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar dhe sipas nevojës.

Në kuadër të masave të sigurisë, qytetarëve u është kërkuar të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat, të tregojnë kujdes në rast se ndodhen papritur pranë grumbullimeve të mëdha apo protestave dhe të jenë të vëmendshëm ndaj situatës përreth.

Paralajmërimi i Ambasadës amerikane vjen në një ditë të ndjeshme për Kosovën, pasi më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Edhe Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që të respektojnë procedurat gjyqësore dhe aktgjykimin që pritet të shpallet nga Gjykata Speciale. BE-ja ka theksuar se vendimi i shkallës së parë nuk përbën përfundimin e procesit gjyqësor, pasi ai mund të apelohet si nga mbrojtja, ashtu edhe nga prokuroria.

Brukseli ka vlerësuar gjithashtu se puna e Dhomave të Specializuara është e rëndësishme për promovimin e llogaridhënies dhe për njohjen e përvojave të viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ndërkohë, në Prishtinë është paralajmëruar një marsh paqësor në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së. Marshi nis në orën 14:00 dhe pritet të mbledhë qytetarë nga e gjithë Kosova, të cilët kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në këtë situatë, autoritetet amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat ku priten grumbullime të mëdha, ndërsa pritet që protestat të sjellin kufizime të ndjeshme në lëvizjen dhe qarkullimin në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit u përmbyll me fjalën përfundimtare në shkurt të vitit 2026. Zyra e Prokurorit të Specializuar në fjalën përfundimtare të paraqitur para trupit gjykues kishte kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej tyre, ndërkohë që mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kishte kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ndodhen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Pema Bardhe says:
    September 14, 2026 at 11:22 am

    Thaci komunist vrases , grabites , plackites njelloj si komunistet e E. Hoxhes me 1944 ne Tirane. Thaci kriminel , vrases , grabites i pa shembullut njelloj si ne Tirone komunistet ne Dhjetor 1944.

    Reply
  • emigranti says:
    September 14, 2026 at 1:27 pm

    Shenjat nuk duken te mira.
    Mesa duket paska ndryshuar politika amerikane per Kosoven.

    Reply
  • UCK says:
    September 14, 2026 at 3:55 pm

    Dmth vendimi qenka marr ne dem te krereve te UCK?! Fck Trump

    Reply
  • Mr.ABSOLUD 💯. says:
    September 14, 2026 at 5:19 pm

    PEMA E BARDH .TI QENKE TMERRI I KESAJ TOKE. PO TA KA QLIRUE BETHEN MORE TMERR KY HASHIM THAÇI .ORE SHKERDHAT UÇK TVIJ TUTP PO TI SKI ASE TURP ASE GJAK SHQIPËTARI.

    Reply
  • demo says:
    September 15, 2026 at 7:10 am

    Udheheqes te UCK.Sakrifica juaj nuk ka hupe kot.Liri per kreret e UCK.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?