Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balotazhi në Kosovë: LDK fiton 5 komuna përfshirë Prishtinën, LVV dhe AAK nga 4 secila, PDK tre komuna
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balotazhi në Kosovë: LDK fiton 5 komuna përfshirë Prishtinën, LVV dhe AAK nga 4 secila, PDK tre komuna
AktualitetKosovë

Balotazhi në Kosovë: LDK fiton 5 komuna përfshirë Prishtinën, LVV dhe AAK nga 4 secila, PDK tre komuna

Published: November 9, 2025
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në të gjitha komunat ka përfunduar plotësisht votimi, ndërkaq në platformën online, sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, do të azhurohen më vonë edhe dy vendvotime për Mitrovicën e Jugut.

“Rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi të numëron votat e diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht”, tha ai.

- Publicitet -

Sa u përket votave nga diaspora, ai tha se pret që nga java e ardhshme ato të arrijnë në Kosovë dhe një javë më pas të përmbyllet numërimi i të gjitha votave.

Sipas rezultateve për raundin e balotazhit, LDK-ja ka fituar në pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër secila dhe PDK-ja në tre komuna.

Rezultati përfundimtar përfshirë raundin e parë:

Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës tashmë, pas balotazhit, është bërë më e qartë.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, kryetarët janë zgjedhur më 20 komuna.

Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu:

  • LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik
  • LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq
  • AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
  • PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik
  • LISTA SERBE: Kllokot
  • Partia turke KDTP: Mamushë

Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në rundin e parë të 12 tetorit – rezultatet kanë qenë kështu:

  • LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
  • PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
  • LDK: Istog dhe Lipjan
  • AAK: Deçan
  • LISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
  • NISMA: Malishevë
  • Në Drenas ka fituar iniciativa e Ramiz Lladrovcit.

Bazuar në këto rezultate, del që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar në dy raundet nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna, ndërsa Lista Serbe dhjetë.

Pjesëmarrja në raundin e parë ishte mbi 40 për qind, ndërsa në rundin e dytë mbi 32 për qind. Të dyja proceset janë zhvilluar pa ndonjë incident të madh.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    November 10, 2025 at 7:11 am

    Hajde mblidhi te gjitha keto mikrokomuna serbe qe gjinden te gjitha ne Mitrovicen e Veriut,o Edi Rama.Te gjitha bashke me gjithe Mitrovicen nuk i bejne 30 mije banore,te sjelle ne Mitrovice nga qeveria Serbe.
    Ne kete situate vlejne fjalet e Gjergj Aranitit drejtuar princave shqiptare ne Kuvendin e Lezhes:-Cfare keni qe grindeni si grate e keqija?Kush nga Ju eshte Dere me vjeter se Dera Arianiteve?Une ja fal shpaten time Gjergj Kastriotit,sepse ky ka treguar,qe di te fitoje!
    Faljani Votbesimin strategut Albin Kurti,o popull i Kosoves,se AI KA TREGUAR QE DI TE REZISTOJE!

    Reply
  • Mollosi says:
    November 10, 2025 at 8:15 am

    Albinit ngadalë por sigurtë po i vjen fundi.

    Reply
  • VV says:
    November 10, 2025 at 8:35 am

    PARA LUFTËS LDK ISHTE NËN KONTROLLIN E MAFIAS SERBE NGA ROMI -ZIGANI- Z. ANGJELLKOVIQ DHE ZHELJIMIR R.-ARKAN KURSE PAS LUFTE LDK KOMPLET NËN.KONTROLLË TË MAFIAS TË NDËRTIMEVE PA LEJE QË KANË SHKATËRRUA FUSHËN MA TË BEREQETËSHME QË KISHIN SHQIPTARËT FUSHËN E KOSOVËS
    KURSE PDK U SHKATËRRU NGA KLANI MAFIOZ I DRENICËS THAQI LUSHTAKU TAHIRI ÇITAKU MUSLIU….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nuk përmbahet Rama: Gjobë 500 mijë lekë për pjesëmarrësit, mësuesit që çojnë fëmijët në protesta do përjashtohen
  • “Plumbin e gomës e kam ende në sy”, 28-vjeçari niset drejt Romës për kurim
  • Rama nxori sërish “karrige e tryezë” për dialog, turistët nuk i lënë bosh, ulen dhe fotografojnë njëri-tjetrin
  • The New York Times: Zemërimi ndaj Ramës shtohet, kërkohet dorëheqja e tij
  • Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar

Komentet e Fundit

  1. RROFTË-POSHTË on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  2. demo on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  3. Po mor po on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  4. Vlora 97 on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  5. Ham.ham on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?