Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkimi Evropian fiton kohë, Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Bashkimi Evropian fiton kohë, Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së
Lajmi i fundit

Bashkimi Evropian fiton kohë, Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së

Published: May 26, 2025
Shpërndaje

Donald Trump, donte të vendoste tarifa për importet nga BE-ja brenda një jave. Por pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit von der Leyen, ai e shtyu datën për në 9 korrik. Në mosmarrëveshjen për tarifat me BE-në, Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump, tha, se do të shtyjë tarifat prej 50 përqind për mallrat nga BE-ja, të cilat ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 qershor.

Fillimi i tarifave shtesë të planifikuara të importit do të shtyhet tani deri më 9 korrik, njoftoi Trump pas një “telefonate shumë të këndshme” me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen,  siç e cilësoi ai bisedën.

Trump u shpreh gazetarëve se i kishte thënë von der Leyen se do ta miratonte kërkesën e saj për një zgjatje të afatit fillestar. Sipas Trump, von der Leyen premtoi se bisedimet e nevojshme do të fillonin shpejt.

- Publicitet -

Von der Leyen: Evropa ka nevojë për kohë

Pak para njoftimit të Trump, Presidentja e KE,  von der Leyen kishte raportuar për një “telefonatë të mirë” me Trump. Në Platformën X, ajo shkroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një nga marrëdhëniet tregtare më të rëndësishme dhe më të ngushta në botë. “Evropa është e gatshme të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, vazhdoi ajo. “Për të arritur një marrëveshje të mirë, na duhet kohë deri më 9 korrik.”  Edhe ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil shprehu besim të dielën se të dyja palët do të arrinin një marrëveshje. “Jam optimist me kujdes se kjo do të ketë sukses”, tha politikani i SPD-së në televizionin gjerman. Jemi në një fazë vendimtare të negociatave.

Të premten e kaluar (23.05.), Trump kishte kërcënuar papritur BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 1 qershori e dukej se kishte pak gatishmëri për kompromis. “Nuk po kërkoj një marrëveshje,” tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e justifikuar hapin drastik me negociatat e bllokuara.

Çfarë do të thoshte një “luftë tarifash” me SHBA-në?

Që një përshkallëzim i konfliktit të tarifave doganore me SHBA-në do ishte me pasoja negative për ekonominë gjermane dhe në veçanti për sektorë të caktuar kjo dihet. Produkte evropiane, psh. si ato nga Gjermania do të ishin dukshëm më të shtrenjta në SHBA nëse do të vendoseshin tarifat e larta ndëshkuese.

Një studim i kohëve të fundit i porositur nga Fondacioni i Biznesit Familjar ka llogaritur skenarë të ndryshëm përshkallëzimi dhe ka përcaktuar sasinë e humbjeve të mundshme. Studimi u krye nga Gabriel Felbermayr, drejtor i institutit kërkimor Wifo në Vjenë, dhe një ekip nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. Sipas studimit, industritë farmaceutike, automobilistike dhe të inxhinierisë mekanike në veçanti do të pësonin humbje të mëdha joproporcionale në rast të kthimit në realitet të skenarit të “luftës tarifore”.

Llogaritjet u bënë mbi supozimin, nëse Trump do të vendoste tarifa shtesë me normë të sheshtë prej 25 përqind për të gjitha importet e mallrave nga BE-ja dhe nëse BE-ja do të përgjigjej me tarifa shtesë prej 25 përqind për importet e mallrave nga SHBA-ja. Sipas ekspertëve, eksportet gjermane në SHBA në një rast të tillë do të binin me 43%, kurse produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë do të binte me 0,2%.

Rainer Kirchdörfer, drejtues i Fondacionit të Biznesit Familjar, tha se SHBA-të po përdorin tarifat si një mjet shantazhi. Kjo çon në pasiguri të madhe. Kompanitë kanë interes për një marrëveshje të qëndrueshme me SHBA-në. “BE-ja duhet ta ndjekë këtë rrugë me guxim dhe mençuri”, citon “tagesschau” ekspertin.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vl says:
    May 26, 2025 at 9:23 am

    Si gjithom presionin ka rq

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  • ‘Neomalësorja’ për Euractiv: BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të Shqipërisë
  • Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor
  • Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, Trump optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Komentet e Fundit

  1. realisti on LETËR E HAPUR
  2. edi rama - Fjale e Rrene on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Populli on Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  4. nastradini on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  5. Emigranti on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?