Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE alarm për “Shein” dhe “Temu”, shqetësim për nivelin e toksicitetit të disa produkteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE alarm për “Shein” dhe “Temu”, shqetësim për nivelin e toksicitetit të disa produkteve
BoteLajmi i fundit

BE alarm për “Shein” dhe “Temu”, shqetësim për nivelin e toksicitetit të disa produkteve

Published: July 20, 2025
Shpërndaje

Platformat e njohura kineze Temu dhe Shein po shesin disa produkte të rrezikshme me nivel të lartë toksiciteti, ngre alarmin Bashkimi Europian.

Komisioneri i drejtësisë në BE ka shprehur shqetësim të thellë mbi rreziqet e sigurisë për produktet më të shitura online që nuk respektojnë standardet europiane.

Në një kohë kur 12 milionë pako me vlerë të ulët porositen në internet dhe hyjnë cdo ditë në vendet anëtare të BE nga shitës jashtë bllokut, autoritetet europiane po kërkojnë goditje ligjore ndaj atyre që shkelin hapur rregullat e sigurisë dhe tregtisë. Michael MCGrath i tha The Guardian se po hartohen masa të ashpra kundër shitjes së produkteve që nuk përputhen me standardet europiane.

“Jam i tronditur nga niveli i toksicitetit dhe nga numri i lartë i artikujve të rrezikshëm që po zbulojmë, dhe mendoj se kemi detyrimin të mbrojmë konsumatorët europian”, u shpreh ai.

- Publicitet -

Sipas tij, platformat digjitale si Shein dhe Temu duhet të mbajnë përgjegjësi direkte për sigurinë e produkteve që tregtohen përmes tyre, edhe kur ato vijnë nga shitës të palëve të treta.

Më tej u zbulua se BE ka nisur një investigim nën moton e “blerësve të maskuar” për të gjetur provat e shkeljeve nga shitësit kinezë që shmangin rregullat europiane. Problematika kryesore evidentohet vecanërisht në rrobat, lodrat dhe sendet shtëpiake që përmbajnë substance të rrezikshme dhe toksike.

Ndër rastet më shqetësuese përmenden shitjet e biberonave për foshnja që shkëputen lehtësisht duke krijuar rrezik mbytje, apo edhe produktet kozmetike.

Shqetësuese për BE-në është edhe konkurrenca e pandershme ndaj prodhuesve dhe shitësve europian për shkak të shmangies së tvsh dhe taksave doganore nga platformat kineze. Gjithashtu vërehet mungesa e përputhshmërisë me rregullat e etiketimit të produkteve të BE-së.

“Nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e konsumatorëve, por edhe me një problematikë të rëndë të konkurrencës së ndershme për bizneset evropiane, të cilat përballojnë kosto të larta për të përmbushur rregullat, ndërsa shitësit nga jashtë nuk i zbatojnë fare ato”, deklaroi komisioneri.

Shein dhe Temu janë bërë veçanërisht të njohura në tregun europian, veçanërisht te të rinjtë, për shkak të çmimeve shumë të ulëta dhe shpërndarjes direkte nga Kina, por popullariteti i tyre nuk po i shpëton më syrit të rregullatorëve europianë, të cilët premtojnë kontroll më rigoroz të pakove nën vlerën 150 euro në dogana dhe gjobitje ndaj platformave që nuk respektojnë rregullat.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  • Boshllëku i Lirisë
  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  2. Antishqiptari on Besa dhe Besueshmëria!
  3. Pjer on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. prehistoriku on Boshllëku i Lirisë
  5. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?