Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE i kthehet Serbisë për ndikimin rus, në pikëpyetje negociatat e anëtarësimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE i kthehet Serbisë për ndikimin rus, në pikëpyetje negociatat e anëtarësimit
BoteKryesore

BE i kthehet Serbisë për ndikimin rus, në pikëpyetje negociatat e anëtarësimit

Published: January 18, 2023
Shpërndaje

Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg është votuar Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, me në fokus forcimin e rolit të bllokut nëpër botë por edhe reagimin në raport me rrethanat e reja ndërkombëtare të krijuara, pas agresionit rus në Ukrainë.

Teksti ishte miratuar më parë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Për këtë rast, u propozua që në disa fusha, të votohej me shumicë të cilësuar në mënyrë që votimi të ishte më efikas. Ballkani Perëndimor zë një vend kyç në disa pjesë të rezolutës me thirrjet që blloku të përshpejtojë procesin e zgjerimit, si me vendet kandidate, ashtu edhe me kandidatët potencialë. Nënvizohet po ashtu rëndësia e heqjes sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës, e përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.

Vëmendje e veçantë i kushtohet sakaq influencës negative të Moskës në rajon dhe qëllimeve të saj për të mbjell përçarje e destabilizim, ndërsa nënvizohet nevoja që ky ndikim të parandalohet. Vërejtje i tërhiqet sidomos Serbisë që të respektojë vlerat europiane dhe të përshtasë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së. Po ashtu, theksohet se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë do të bëhet vetëm pasi ky shtet të jetë në linjë të njëjtë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

- Publicitet -

“Parlamenti Europian nënvizon se të gjitha vendet që duan të bashkohen me BE-në duhet në tërësi të përshtaten me vlerat themelore dhe politikat e përbashkëta lidhur me agresionin e paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në rezolutë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Me 74 vota pro, miratohet huaja prej 302 milionë dollarë nga SHBA për pajisje ushtarake
  • Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  • Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen SASPAC për plotësim hetimesh
  • “Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
  • “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit

Komentet e Fundit

  1. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  2. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  3. Dashi on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  4. Emmalee Bass on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. Dashi on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?