Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja dhe oborri i saj i pasëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > BE-ja dhe oborri i saj i pasëm
AnalizaKomunitetKryesore

BE-ja dhe oborri i saj i pasëm

Published: December 11, 2022
Shpërndaje

 

Nga Peter Schadt

Botuar në DITA

- Publicitet -

Të martën e 6 Dhjetorit u zhvillua Samiti i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë, Samiti u mbajt në një nga “gjashtë vendet partnere”, pra jashtë Unionit.  Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë u zgjodh si mikpritëse për të dërguar një sinjal drejt Ballkanit Perëndimor.

Pesë vendet e tjera me të cilat BE dëshiron të “thellojë më tej bashkëpunimin”[1] përmes samitit janë Bosnje-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Nuk është rastësi që BE-ja zgjedh këtë moment të ndryshojë tonin me Ballkanit Perëndimor dhe të “përparojë në mënyrë aktive procesin e zgjerimit të BE-së”, i cili pothuajse nuk është ndjekur fare vitet e fundit: BE-ja ka interesa jetike dhe gjashtë vendet në fjalë mund t’i përmbushin ata.

Siguria e kufijve

Së pari, bëhet fjalë për shtimin e emigracionit të paligjshëm. Në raportin e Komisionit të BE-së, vendeve të Ballkanit Perëndimor iu kërkua të përshtatnin politikat e tyre të vizave me ato të BE-së. Në gjysmën e dytë të këtij viti, disa mijëra indianë, burundianë, tunizianë dhe qytetarë nga Guinea-Bissau kishin përdorur regjimin pa viza të garantuar nga Serbia për të hyrë fillimisht në këtë shtet dhe më pas në BE. Në raport theksohet që kjo duhet të marrë fund.

Në kërkesat e komisionit përfshihet edhe ajo për pajisjen me vizë të qytetarëve të Kosovës, të cilët, deri më tani, hynin pa viza në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Përshtatja me standardet europiane përfshin edhe një plan veprimi me 20 masa në “luftën kundër emigrimit të paligjshëm”.

Pa qenë anëtare e BE-së ose pa pasur perspektivë për t’u bërë në të ardhmen e afërt, shtetet e Ballkanit i kërkohet ta konsiderojnë veten si kufiri i jashtëm i BE-së dhe të veprojnë në përputhje me këtë koncept.

Në prag të samitit, Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson u shpreh se shtimi i numrit të emigrantëve të paligjshëm, që u futën nga toka në vitin 2022, po shqetësonte gjthnjë e më shumë  Brukselin. Frontex parashikon një rritje me 77% në krahasim me një vit më parë. Këtë vit, deri në Tetor, rreth 281,000 veta kanë hyrë ilegalisht në BE.

Fenomenit duket se do i bëhet ballë  duke vënë në zbatim planin e hershëm të BE-së, sipas të cilit “procedurat e azilit mund të kryhen edhe në vende të treta të sigurta, për të ulur presionin prej emigracionit të parregullt”[2]. Me fjalë të tjera, Ballkanit Perëndimor do i ngarkohet mbi supe mbajtja e regjimit kufitar evropian, me gjithë kostot politike dhe ekonomike të kësaj.

Në këtë mënyrë, BE-ja i jep shteteve të Ballkanit rolin që u ka caktuar, të paktën, që nga viti 2015; e çmon funksionin e tyre si administratorë dhe rregullatorë të kampeve (të refugjatëve) apo parandalues ​​të fluksit. Organet europiane, në vijim, do të vëzhgojnë nëse trajtimi i refugjatëve, që Europa nuk i do, është human dhe, kështu, do të kenë mjaft mënyra për t’u ankuar.

Me mandatin e saj në Ballkan, BE-ja ndërhyn edhe në mënyrën se si është projektuar regjimi kufitar. Në po këtë mënyrë, BE-ja merr përsipër administrimin e një pjese të kufijve kombëtarë të Ballkanit e, rrjedhimisht, një pjesë të sovranitetit të kombeve që janë formuar atje, pas copëtimit të Jugosllavisë.

Politika e Përbashkët Energjitike

E njëjta rrugë do të ndiqet edhe me çështjen e energjisë. Sektori i energjisë në Ballkanin Perëndimor ka varësi e lartë nga energjia e prodhuar me linjit. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, 60% e energjisë elektrike të rajonit vjen nga linjiti , burimi i energjisë me çlirimin më të lartë të CO2. Tashmë termocentralet e reja me qymyr të planifikuara në kontinentin europian janë shumë të pakta, por rreth gjysma e këtyre projekteve janë planifikuar në vendet e Ballkanit Perëndimor[3].

Kjo nuk është në përputhje me qasjen e re energjetike të BE-së, të promovuar kryesisht nga Gjermania dhe prandaj duhet ndryshuar.

Në Tetor, BE-ja ra dakord mbi një politikë të përbashkët energjetike. Gjatë vizitave të saja në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i premtoi Maqedonisë së Veriut 80 milionë euro në mbështetje për të zbutur çmimet e larta të energjisë. Rajonit në tërësi, BE-ja i ka premtuar një total prej 500 milionë euro investimesh në infrastrukturën energjetike, pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në politikën europiane të energjisë.

Organizimi i gazit, gazit të lëngshëm dhe hidrogjenit duhet të jetë i përbashkët. Integrimi në qasjen europiane të energjisë është, mbi të gjitha, një mundësi për t’u rreshtuar kundër Rusisë. Serbia, në veçanti, merr gaz të lirë nga Moska dhe një kontratë e re nuk u nënshkrua deri në mesin e vitit 2022. Pra, miliona kredi të ofruara nga BE për Ballkanin Perëndimor, janë një ofertë politike për t’u çliruar nga varësia energjetike prej Rusisë dhe për t’u bërë të varur nga Europa.

Kundër Rusisë

Gjithsesi, angazhimi i kërkuar ndaj Rusisë nuk përfundon me çështjen e energjisë. Deri më tani, Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Beogradi vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me autoritetet në Moskë. Nga pikëpamja politike, Rusia është forca që pengon njohjen e Kosovës nga Kombet e Bashkuara dhe nga pikëpamja ekonomike, Serbia vijon të marrë gaz prej atje.

Nëse planet e BE-së zbatohen, kjo nuk do të ndryshojë. Kështu, BE-ja vazhdon të insistojë që Serbia të zbatojë edhe paketat e mëparshme të sanksioneve ndaj Rusisë. Si vend kandidat, Serbia është e detyruar të unifikojë politikën e saj të jashtme  me BE-në. Në lidhje me luftën e Ukrainës, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, me një ton kërcënues, u shpreh se çdo vend duhet të vendosë në cilën anë do të qëndrojë.[4]

Në lidhje me këtë, Bashkimi Europian këmbënguli mjaftueshëm hapur për një qëndrimin anti-rus në samit, pa lejuar asnjë lloj relativizimi. Çdo shtet që dëshiron t’i përkasë BE-së, një ditë, duhet të kthehet drejt Perëndimit dhe t’i largohet Rusisë. Po cila është oferta që i jepet Ballkanin Perëndimor për këtë angazhim?

Paradoksi në Shtetet e Ballkanit

Disave u pëlqen ta shohin samitin si sukses: “Ndoshta më e rëndësishmja është që mbajtja e këtij takimi, pasi ka zhgënjim në rritje midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.”[5] Kjo nuk përbën çudi, pasi shumë prej vendeve të Ballkanit janë përfshirë në procesin e anëtarësimit në BE prej vitesh, pa bërë progres.

Ndërsa tani, BE-ja gjendet përballë faktit se shtetet në zonën e saj të ndikimit në Europën Juglindore nuk po arrijnë të përmbushin kushtet themelore politike (për integrim)- që nga lufta kundër krimit të organizuar, çfarë është kthyer në një burim të mirëfilltë pasurimi në këto shtete të goditura nga varfëria, deri tek të penguarit e qytetarëve të vet të uritur që të largohen.

Prandaj, “para-anëtarësimi” po kthehet në një proces gjithnjë e më kërkues dhe të ndërlikuar, ku, prej vitesh, nuk shënohet asnjë përparim. Kjo zgjatje në metodikën e procesit të anëtarësimit shpreh mosgatishmërinë gjithnjë e më të dukshme të Unionit për të mos t’i mohuar këtyre vendeve perspektivën e anëtarësimit në një hark kohor të parashikueshëm.

Metodologjia europiane me politikat e kushtëzimit, qartazi, tregon rezervat në parim të BE-së ndaj zgjerimit të mëtejshëm të saj në lindje. Kjo është e qartë në raportet e samitit. Në secilin prej tyre, fillimisht, lavdërohet “progresi” në Ballkan, dhe, më pas, vijohet me një “por” dhe një listë të gjatë problemesh ende për t’u zgjidhur.

Kjo është pikërisht kontradita e politikës së BE-së në Ballkanin Perëndimor. Nga një anë, Unioni dëshiron që shtetet e Ballkanit t’i përkushtohen qëllimeve të tij, që nga çështja e refugjatëve deri te qëndrimi anti-rus. Sidomos, në luftën ekonomike kundër Moskës, bojkoti i gazit ka rëndësi të veçantë. Për këtë, paraqet ofertën e anëtarësimit ”në klub”. Konkretisht, në Tiranë, u njoftua se edhe Bosnje-Hercegovina do të marrë statusin e kandidatit, çfarë do të vendoset përfundimisht në samitin e BE-së, javën e ardhshme.

Nga ana tjetër, shtetet angazhohen të përmbushin këto qëllime, nëse ajo që marrin në këmbim është anëtarësimi në BE. Por as Shqipëria as vendet e tjera të Ballkanit nuk duhet të ushqejnë bindjen se Unioni ka vërtet nevojë për to. Në fakt, në samit nuk u bë asnjë premtim në drejtim të anëtarësimit konkret të tyre. Prandaj, kandidatët nuk duhet të jenë aq optimistë për anëtarësim sa të ndërmarrin hapa të pamenduar politikë në përmbushjen e detyrimeve të tyre.

Përkundrazi, Ballkani Perëndimor duhet ta kuptojë veten se konsiderohet  “oborri i pasëm i Bashkimit Evropian”: e nëse ndjek me përpikmëri direktivat e BE-së, me shpresë, një ditë bëhet pjesë e tij.

[1] https://www.bundesregierung.de/breg-de/suche/bundeskanzler-scholz-nimmt-am-eu-westbalkan-gipfel-in-tirana-teil-2148820

[2] https://www.derstandard.at/story/2000141224507/eu-aktionsplan-gegen-irregulaere-migration-auf-westbalkanroute

[3] https://www.germanwatch.org/de/18598

[4] https://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/warum-die-eu-jetzt-ihr-interesse-am-westbalkan-zeigt-18514912.html?premium

[5] https://www.zeit.de/politik/ausland/2022-12/westbalkan-gipfel-olaf-scholz-europaeische-union

 

—–

©️Copyright Gazeta DITA

Përktheu Edona Llukaçaj. Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Shenjtori Vladimir Putin says:
    December 12, 2022 at 1:34 am

    BE eshte organizim SATANIK kunder vete popujve europian dhe gjithe njerezimit.

    Reply
  • I paemer says:
    December 12, 2022 at 7:46 am

    Ballkani ne te gjithe hapesiren e tij e njeh mire realitetin e “oborrit te pasem” dhe sidomos shqiptaret, por nuk ka rruge tjeter pervec Europes, se ciles i takon me histori, tradite e kulture.

    Ata qe ndihen e sillen ndryshe jane sllavet qe yllin polar e kane ne anen tjeter, ndaj mos e trajtoni Ballkanin si tepsi. Ky ishte shkaku i zhberjes se ish Jugosllavise, ku popujt jo sllave nuk u ndjene mire brenda asaj sallate ruse.

    Europa eshte kontinenti i vjeter dhe sllavet ne Ballkan jane mergimtaret e pare drejt saj. Perpjekjet per nje Europe qe shuan kombet jane iluzore dhe vetem respektimi i tyre garanton paqen, sigurine dhe bashkepunimin mbareeuropian.

    Reply
  • I paemer says:
    December 12, 2022 at 10:24 am

    Tani e kuptova mire z. Péter, pasi lexova ne Google disa shkrime te tij, por me i cuditeshmi ishte ai me titull: “Engelsi mendimtari i te sot mes”.

    Edhe analizat e tij per BE, ku nuk jane larg kesaj ideje te autorit, por jane shume larg interesave kombetare te shqiptareve qe Marksin, Engelsin, Leninin e Stalinin i kane lene pas, madje me shume mundim.

    Reply
  • Pylli says:
    December 13, 2022 at 10:36 am

    JO SALLATE RUSE
    POR SALLATE FRANCEZE
    QE JUGOSLLAVIA
    PAK EDHE ANGLEZE

    NJE SHEKULL E XHVATI
    KOSOVEN PARISI
    ESHTE DORE E TIJ
    PRAP KJO QE NISI

    SE LESHON KOSOVEN
    PA E RRJEPUR MIRE
    FRENGU KANIBAL
    BISHE E PESHTIRE

    ATY E KANE GRAZHDIN
    GJITHE ESAT TOPTANET
    QOFTE TE KOSOVES
    QOFTE KETA TANET

    I NJEH MIRE SOVRANI
    TE GJITHE GJARPERINJT
    DO TE VIJ NJE DITE
    TI SHTYP SI MINJTE

    Reply
  • ¿? says:
    December 18, 2022 at 8:31 pm

    Sa per dijeni te nje komentuesi te ditur aty me siper, te vetmet pakica jo sllave ne ish-Jugosllavi ishin shqiptaret e Kosoves dhe hungarezet e Vojvodines. Popujt e te gjitha republikave ishin sllave me kapele dhe bastun, serbet, kroatet, malzezet, maqedonasit, sllovenet, boshnjaket jane SLLAVE. Ish-Jugosllavia u prish sepse edhe midis popujve sllave te saj kishte tendenca per sundim dhe hegjemoni, jo sepse popujt jo-sllave bene ndonje gje per ta prishur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?