Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po ju pse nuk bëtë atë që premtuat…” Masat ndaj Kosovës, zëdhënësi i BE vihet në pozitë të vështirë nga gazetarët, ja si reagon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Po ju pse nuk bëtë atë që premtuat…” Masat ndaj Kosovës, zëdhënësi i BE vihet në pozitë të vështirë nga gazetarët, ja si reagon
KosovëKryesore

“Po ju pse nuk bëtë atë që premtuat…” Masat ndaj Kosovës, zëdhënësi i BE vihet në pozitë të vështirë nga gazetarët, ja si reagon

Published: June 15, 2023
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka përsëritur të enjten se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione apo masa kufizuese, për të cilat duhet të respektohet korniza dhe procedura e caktuar në BE, por vetëm masa dhe instrumente të përkohshme për të dëshmuar se BE-ja është serioze në përpjekjet e saj për t’i ulur tensionet.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i BE-së për çështje të politikë së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, të enjten në një konferencë për shtyp në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.

Stano ka përsëritur se këto masa janë të përkohshme dhe se do të hiqen nga rendi i ditës kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërmerr hapat që kërkohen nga ai për t’i ulur tensionet.

- Publicitet -

Ai ka thënë se disa nga këto masa nuk kanë qenë të lehta për BE-në që t’i miratojë, por janë ndërmarrë pasi, sipas tij “është parë se nuk ka hapa për shtensionim të situatës”.

“Pra, fjala është për instrumente që ne përdorim për të dëshmuar se BE-ja është serioze kur thotë se pret shtensionim të situatës dhe reagim kur një gjë e tillë nuk ndodh“, ka thënë Stano.

Por gazetarët e pranishëm e kanë vënë në vështirësi Stanon, duke e pyetur se a mban BE-ja përgjegjësi pse nuk i ka realizuar premtimet për të siguruar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale, pasi Kosova kishte pranuar t’i shtynte ato dhe kishte pranuar Aneksin për zbatim të marrëveshjes në takimin e Ohrit.

Stano u shmang nga përgjigja e drejtpërdrejtë, duke thënë se fokusi tani duhet të jetë shtensionimi dhe nuk po shihet se diçka e tillë po ndodh në terren.

Pyetjes pse duhet ta zbatojë vetëm Kosova Marrëveshjen dhe Aneksin e arritur në Ohër, kur presidenti Vuçiç ka thënë publikisht se Serbia “nuk do ta zbatojë në tërësi”, Stano ka thënë se “përfaqësuesi i lartë Borrell ka bërë deklaratë pas takimit në Ohër, me të cilën janë pajtuar të dyja palët…”.

Sipas Stanos, zbatimi i Marrëveshjes dhe Aneksit të Ohrit mbetet obligim.

“Ka një lidhje të qartë mes zbatimit të Aneksit dhe rrugëtimit evropian. Nëse deklaratat e palëve se a e pranojnë apo jo marrëveshjen do të pasohen me veprime, kjo do të reflektohet në procesin e integrimit të tyre në BE. Nëse nuk do jenë në gjendje të dalin nga ky rreth i tensioneve, atëherë pasojat do të jenë për të dyja palët“, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës, ka mësuar Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.

Sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Do të ketë edhe pasoja financiare për Kosovën. Është planifikuar një pezullim domethënës i financimit nga ana BE-së i disa projekteve, për të cilat ka dhënë propozime Kosova në kuadër të Fondit investues për Ballkanin Perëndimor.

BE-ja, si sanksion ndaj Kosovës, ka paraparë që të ulë edhe nivelin e pranisë publike në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Kjo masë pritet të përfshijë edhe takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar.

Burimet diplomatike thonë se angazhimi me autoritetet e Kosovës në të gjitha këto fusha do të kthehej në nivel normal sapo që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapat që BE-ja i pret në kuadër të dialogut, e të cilat janë shprehur në disa prononcime publike.

Para së gjithash, janë kërkesat për tërheqjen e njësive speciale të policisë nga ndërtesat e komunave në veri dhe shpallja e zgjedhjeve të reja lokale.

Tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Lajme te reja nga Bestapo ! says:
    June 15, 2023 at 2:35 pm

    Der Schwarze _ Peter ne rolin e Don Kishotit (alla Bruksel) se bashku me Sanco boriel Pancio , vazhdojne te marrshojne Medieve dhe drejtojn shkopin drejt Kosoves !

    Reply
  • demo says:
    June 15, 2023 at 5:52 pm

    Fajin e ka viktima,jo Agresori.
    Serbia jo vetem nuk ka zbatuar sikur nje vize te Marreveshjes se Ohrit,por edhe ka deklaruar se nuk do ta zbatoje .Nga Kosova kerkohet qe te jo vetem te beje cope e cike Territorin e saj sovran,me Zajednica.,por edhe te mos mbaje polici,gjykata,qeverrisje Lokale,.Te lejoje bandat dhe grupet kriminale te bejne krime,te djegin indtitucione,te bllokojne rruget,te pengojne qeverrine dhe te rrembejne policet e Kosoves per HOBI.
    Ajo qe po habit sot,gazetaret politike te Europes eshte qendrimi i kryeministrit shqiptar,sikur te ishte Udheheqes i bandave serbe ne Veri te Mitrovices.

    Reply
  • Detari says:
    June 15, 2023 at 6:09 pm

    @demo

    sepse kosovo me 95% te popullsise qe dklaron sllavomuslimon ate do, bashkim me serbin dhe shpopullim ne anadoll.

    Reply
  • kurva plake me bijt pedera says:
    June 15, 2023 at 6:42 pm

    Kosova do ti shkerdhej c’i permban pragu detar pederastit te janulles

    Reply
  • Ppp says:
    June 15, 2023 at 7:48 pm

    TAK BYTHEN BEja
    DMTH EUROPA
    QE KA NJEQIND VJET
    NA NDAN COPAL COPA

    TALLET ASHIQARE
    PA E CARE KOKEN
    PERKEDHEL KASAPIN
    VIKTIMEN E RROPEM

    BORELI SPANJOLL
    E TJETRI SLLOVAK
    DY ARMIQ ACIK
    E KANE FUT NE LAK

    POR NUK PYET ALBINI
    SE TE DEJTEN MBRON
    PER VATANIN JETEN
    E SAKRIFIKON

    AMERIKE PERKRAH ALBININ
    AI ESHTE KRENARIA
    NDERI E LIRIA JONE
    PER NE TI JE PERENDIA

    Reply
  • demo says:
    June 15, 2023 at 9:50 pm

    Demos kisha dhe xhamia i duken si dega puneve te brendshme.
    Populli shqiptar eshte 95% ateist.
    Mos na u ngaterro neper kembe si gjarper ti grekoman.

    Reply
  • Ganiu says:
    June 16, 2023 at 6:59 am

    Është e pabesueshme që në një vend si Kosova, ku Nato një nga bazat e saj më të mëdha dhe forca ushtarake, kriminelët serbë bëjnë ça u do qejfi në veri të saj.
    Ushtria serbe futet në territorin e Kosovës e merr peng pa iu dridhur syri policë kosovarë.
    Populli nuk e kupton përse i kërkohet Albin Kurtit që tërheqë policinë që lufton me kriminelë për të siguruar zgjedhje të lira në atë pjesë të vendit.
    Në vitin 1999 ishte po kjo Nato, me gjeneralët e saj që u kërkonte ushtarakëve serbë të largoheshin nga territori për jo më shumë se 30 minuta.
    Kush e ka një përgjigje ?

    Reply
  • Rasim Metallari says:
    June 16, 2023 at 8:00 am

    shtroj pyetjen? Perse vetem per Kosoven duhen te merren masa dhe sanksione ndersa per Serbine asgje. Kjo eshte paradoksale pasi çdo kush sado i paditur te jete e kupton fare mire qe te gjitha trazirat, shkaqet e gjithçka ndodh mes ketyre dy vendeve, fajet jane 100 % te Serbise. Pse nuk moren pjese ne zgjedhjet lokale serbet? Kush i udhezoj? Sigurisht Beogradi. Pse BE-ja e SHBA-ja nuk shqetesohen per viktimat e pagjetura te luftes mes tyre apo eshte fokusi tek shkeputja e veriut te Kosoves. Sigurisht ky eshte qellimi dhe mbeshtetja nderkombetare e qellimeve te Serbise. Populli shqiptar historikisht ka vuajtur dhe aktualisht eshte i copetuar ne shume shtete dhe askush ne bote nuk e permend kete fakt. Jemi te vegjel pasi jemi te copetuar. Gjithashtu edhe vete shqipetaret jane shume fajtor pasi nuk mbeshtesin njeri tjetrin pavaresisht se jemi te shperndare ne disa shtete por jemi nje komb dhe perfundimisht mendimi im eshte se asnjehere nuk kane per te mbaruar hallet e shqipetareve kudo qe banojne. Duhet te bashkohemi e te perkrahim njeri tjetrin nen logon e flamurit dhe te qenurit shqiptar ndryshe do na marre lumi me keq se na ka marre.

    Reply
  • Tironci says:
    June 16, 2023 at 8:06 am

    Boll ju budallenj !

    Nuk i pyet askush politikanet o budallenj !

    Elita e Londres edhe New Yorkut pra Illuminati sundon te gjithe boten edhe i komandon kukulla me tela te gjithe politikanet.

    Lexoni kete qe ta kuptoni:

    Kosova edhe Amerika po bejne nje loje politike teatrale bashke sepse Kosova edhe Amerika kane plan per ta sulmuar edhe pushtuar te gjithe Serbine edhe kete shikoje ne kete emision.

    top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  2. demo on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Aldrin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Aldrin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Aldrin on SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?