Ekzekutivi kosovar tha se Kryeministria është vendi i punës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.
Përmes një letre dërguar Kurtit më 8 gusht, të cilën e publikoi Klan Kosova, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e ka informuar atë se deri te ky vendim kanë ardhur pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit” dhe BE-ja “ka përshtatur praktikat e saj të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me shtetet anëtare”.
Përmes këtij aktgjykimi, Supremja shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.
“Në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të vijë një qeveri me mandat të plotë”, thuhet në letër.
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, i pyetur për këtë letër, i tha Radios Evropa e Lirë se Kryeministria është vendi i punës i Kurtit, por takime mund të mbahen edhe jashtë ndërtesës së Qeverisë.
“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës“, tha Kryeziu.
“Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk mban takime pune edhe jashtë zyrës së tij, por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve. Takime jashtë mjediseve të Kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën edhe gjatë kohës sa ka qenë me mandat të plotë”, shtoi ai.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Zyrës së BE-së në Kosovë për këtë çështje, por ende nuk ka pranuar përgjigje.
Takimin e fundit që Orav zhvilloi me Kurtin në kryeministri ishte më 25 korrik 2025. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pas publikimit të aktgjykimit të Supremes, Qeveria në detyrë e kishte cilësuar si “shqetësues” dhe “arbitrar” këtë vendim të Gjykatës, ndërkaq Murati e kishte cilësuar si “absurd” dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes. Pas kësaj, Orav kishte deklaruar se sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja në gjyqësor janë “të papranueshme”.
“Kjo letër po ashtu synon të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim, siç ishin ato që rrethuan vizitën e fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi [Peter Sorensen]. E vlerësojmë si thelbësore që angazhimet tona institucione të mbesin në linjë me kornizën kushtetuese të Kosovës dhe vendimeve të gjykatës së saj të lartë”, u tha në letrën që Orav raportohet se i dërgoi Kurtit më 8 gusht.
Letra i referohet vizitës së Sorensenit në Kosovë të realizuar më 6 gusht. Gjatë kësaj vizite, ai kishte zhvilluar takim me Kurtin brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kosova është me Qeveri në detyrë pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk ka institucione të reja. Prej 15 prillit, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet, proces që do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re.
Kurti, që është zgjedhur deputet më 9 shkurt, ka deklaruar se nuk mund të ketë vakum në qeverisje, teksa ka hedhur poshtë thirrjet e bëra më herët nga partitë e tjera që mandatin e kaluar ishin në opozitë, që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje formale nga Qeveria.
Kurti insiston se ai dhe kabineti qeveritar janë në detyrë që nga 23 marsi, kur ekzekutivi ka përmbushur mandatin e rregullt katërvjeçar. Lidhja Demokratike e Kosovës më herët ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj Kurtit, minsitrave dhe një zëvendësministre në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, duke i akuzuar ata për shkelje të Ligjit për Qeverinë.
REL

A.Kurti në Kosovë si edhe Saliu në Tiranë nuk po e kuptojnë se SHBA+BE NUK I DO NË DETYRË.!
Pasi të 2 po veprojnë si VËLLEZRIT SIAMES,Kundër tyre,duke lën vëndin pa qeverisje në Kosovë dhe në Tiranë me PD copë e çikë dhe pa OPOZITË ALTERNATIVE.!
Per sa liun ket te drejte o Ethem , kurse per Saliun ja ke fut pordhes kot. Europa kurve ka qene dhe kurve ka me ken gjithmon e nuk i intereson shume qe Kosova te kete shtet , pasi europa don Vuçiçin qe eshte ortodoks e nuk don Albinin se eshte mysliman. kuptoje kete o shoku Ethem efendi
Ja dhe fundi i Kurtit po troket në derë .
Per Albinin nuk ke te drejte, donte te thoshte Pjetri o Ethem, por më duket se nuk ka Pjetri të drejtë.
“Pjeter Gjergji”, ke te drejte!
BE fillimishte ne ta njehe pavaresine e kosoves dhe integritetin e saje teritorial e pastaje ti pezulloje bisedimet dhe kontaktet me qeverine ( ne detyre ) te Kosoves..!
E lagu,s`e lagu,Me konstituimin e Kuvendit te Kosoves,vendi do te kete nje qeveri te ligjshme,te dale nga votimet e Shkurtit.
Evropianet duan te imponohen ne Kosove.ne favor te Serbise.Shkoni,shkoni ne Izrael,se atje ju bejne copa.
Qeveritë në detyrë , në gjithë botën demokratike , rrinë në detyrë 1-2-3 muaj deri sa bëhen përgatitje për zgjedhje të reja , ose derisa zgjidhet ndonjë ngërç institucional i përkohshëm . Por , të lesh vëndin pa qeveri e pa institucione për 7 muaj rresht, pa asnjë arsye , por vetëm për kapriçiot e një kalamani gjoja kryeministër , për të vetmen arsye se ai kërkon të zgjidhet në krye të parlamentit me çdo kusht një grua që do ai , kjo është qesharake , tallje me parlamentin e deputetët , tallje me popullin , tallje me Evropën . Të mbledhësh parlamentin 50 herë , çdo 3 ditë nga 25 minuta , nuk është parë e dëgjuar në Evropë . Me shumë – shumë të drejtë BE-ja , nuk e njef si kryeministër këtë pionier under 18 dhe nuk e pranon si interlokutor në institucionet e ndërtesat qeveritare kosovare . Dhe kjo nuk do të mbyllet pa konseguenca me BE-në edhe sikur të krijohen institucionet shtetërore , pesha specifike e një kryeministri si Kurti përballë Evropës , do të jetë afër zeros .
Kosoves i duhet nje KM i ri jo Kurti.Kjo eshte ne te mire te Kosoves,Kurti eshte konsumuar,apo konsumoi vedin me qendrimet e mbajtura per shume ceshtje.Nje pjese e VV duhet te shkoje me Libùrn Aliun dhe te bejne nje qeveri me Opoziten edhe sikur per disa muaj.
Atje ne Kosovë kishin udheheqes qe per 22 vite rresht nenshkruanin symbyllas krejt cfare u kerkonte BE dhe e ashtuquajtura bashkesi nderkombetare. Dhe ja ku perfunduane ata te degjueshmit qe nenshkruanin symbyllas.
Te mos keqkuptohen, une nuk mbaj anen e asnje drejtuesi te kaluar apo aktual.
Por, tere keto padrejtwsive e obstruksione europiane kerkojne nje qendrim shqiotar me dinjitoz.
Ja psh. si sillet europa me Vucicin? Ai shkon ne Moske ne oaraden ushtarake te Putinit perkunder thirrjws europiane qe te mos shkoj, ai shkone ne Kine, pershendete e bisedon me Maduron…dhe europa nuk i ge sanksione pir e shoerblen me ndihma si te ishte bankomat serb.
Ndone koment me te thelluar e me te arsyeshem nuk kemi? Apo duhet ta mbajme te ndezuar zjarrin brendashqiotar, tja nxjeŕim syrte njeri tjetrit?!
Rexha kosovari , lexo komentin tim të mësipërm dhe përgjigju , nëse kam shtuar diçka që nuk qëndron . A ka kryeministër në botë ( në detyrë , jo i zgjedhur ) , po edhe i zgjedhur sikur të ishte , që t’a lerë vëndin pa institucione e qeveri legjitime për 7 muaj rresht pa asnjë arsye , thjesht për kapriçio ?
Menyra me e keqe per te qeverrisur nje shtet,eshte ta vendosesh veten ne rolin e nxenesit dhe te presesh nota kaluese nga profesoret. Kete kane bere drejtuesit e Shqiprise keto 34 vjet,Erdhen vizitoret e pare nderkombetare,ju thane Industria juaj nuk ben,Armatimi juaj eshte i vjetruar,duhet hedhur ne plehra,Nafta juaj eshte bloze e zeze me squfyr nuk ben,Po jua marrim per sadaka per ta zbardhur ne rafinerite tona.Prodhimet tuaj bujqesore jane jasht standartit,Me mire ndertoni shtepi e pallate ne toke bujqsore,Lepe Peqe, pushtetaret,,po qe per te shkaterruar e kemi zanat!Kete bene drejtuesit e Kosoves 20 vjet,.Profesoret i mbyllen ne Hage,meqe ishin shume te bindur,te degjueshem dhe te zellshem.
Kurti qeverrisi ndryshe.Para lexioneve te Nderkombetareve zgjodhi Interesat e popullit te Kosoves.BERI SHTET.
Nuk pranoi zajednica ne Trup te Kosoves,ashtu si e impononin Nderkombetaret.Nuk pranoi goxzhden e Nastradinit ne Shtepi te Kosoves.Organizoi nje Shtet me Integritet Territorial cep me cep.Nuk ka lindur Toka shqiptare nje shtetar kombetar te ketyre permasave si Albin Kurti,qe i rezistoi Miqve dhe Armiqve.
O Zot , na ruaj mendtë e kokës !
BE dhe soji i juaj e duan Milan Radojçiçin në Qeveri, sa i përket gjykatës kushtetuese ështē e njejtë si akademia e shkencave marrin pagë kot së koti. Bile ne Gjykatřn kushtetyese ka edhe kriminel të dënuar siaq ēshtē Laban! Dallimi mes Kurtit dhe Berishēs është se Kurtin e duan qytetqrët ndërsa Berishën jo !
Me siguri që fajin e ka Serbia, dhe kurrsesi qeveria e Kosovës.