Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beogradi lë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Beogradi lë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë
AktualitetBote

Beogradi lë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Published: January 26, 2023
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç la të kuptohet për herë të parë të mërkurën se Beogradi mund të ndryshojë kursin dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, një nga kërkesat kryesore të BE-së që Serbia të përparojë në bisedimet e anëtarësimit në BE.

Në një intervistë për Euractiv, Daçiç, tha se Serbia, një kandidate në BE që nga viti 2012, do të udhëhiqet gjithmonë nga ato vendime të cilat janë në interesin e saj më të mirë.

“Ne dënojmë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe kështu votuam në organet ndërkombëtare. Nëse ne do të vendosim sanksione ndaj Rusisë është një çështje tjetër. Nuk është çështje kohe apo afatesh, është një çështje që ka të bëjë me interesat tona politike dhe ekonomike”, deklaroi Daçiç.

- Publicitet -

Daçiç tha se që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 e deri më tani, Serbia nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore “sepse vlerësoi se nuk do të ishte në interesin e saj”.

“Nëse diçka ndryshon në dëm të interesave të Serbisë, atëherë vendimi ynë do të përshtatet në përputhje me rrethanat, sepse ne do të vlerësojmë në çdo moment se cili është vendimi më i mirë për ekonominë tonë, për pozitën tonë në botë dhe për qytetarët e Serbisë”, tha Daçiç.

Daçiç shpalli anëtarësimin në BE si “një prioritet për Serbinë”, por ai gjithashtu kritikoi BE-në për zvarritjen e zgjerimit.

“Ajo narrativë që dëgjojmë shpesh, se Ballkani mund të krijonte probleme të reja nëse do të ishte brenda BE-së, është më shumë një pretekst sepse BE-ja ka parë një ulje të oreksit për zgjerim”, tha ai.

Në një tjetër shenjë se narrativa për Rusinë, mund të ndryshojë nga Beogradi është se për herë të parë, kryeministrja serbe Ana Brnabić, përmendi për herë të parë termin “agresioni rus kundër Ukrainës”, formulim të cilin Serbia nuk e kishte përdorur kurrë më parë. Ajo vlerësoi gjithashtu BE-në si investitorin dhe donatorin më të madh në Serbi.

Kujtojmë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka kundërshtuar ashpër sanksionimin e Moskës për ofensivën e saj në Ukrainë, duke theksuar shpesh se Serbia importon të gjithë naftën dhe gazin e saj nga Rusia.

Në tetor, ai zbuloi një plan prej 12 miliardë eurosh për investime në infrastrukturën e energjisë gjatë gjashtë viteve për të diversifikuar dhe siguruar furnizimin me energji.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313
  • Në Kroaci publikohet dosja sekrete e ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiç në “Sarajevo Safari”
  • Rrahje me shkop në tubim, protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij
  • SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, vendimi hap rrugën për investime
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive

Komentet e Fundit

  1. Artan on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  2. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  3. demo on HARTA: Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  4. U shua Shqipëria që më 1992-shin. on “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  5. Vëni pak rradaken në punë on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?