Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beogradi pranon targat e Kosovës, por jo ndalimin e dinarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Beogradi pranon targat e Kosovës, por jo ndalimin e dinarit
KosovëLajmi i fundit

Beogradi pranon targat e Kosovës, por jo ndalimin e dinarit

Published: January 31, 2024
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar sot pas vizitës së ndërmjetësuesit europian Miroslav Lajçak, se vendimi i Bankës Qendrore për përdorimin e euros dhe ndalimin e dinarit, është i vetmi vendim i ligjshëm.

“Euroja ka qenë dhe do të jetë valuta e vetme zyrtare,”- ka thënë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës.

Ndërkohë Beogradi zyrtar është përpjekur të problematizojë çështjen në fjalë duke pretenduar se ndalimi i dinarit është agresion mbi serbët e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç, ka deklaruar madje se hyrja në fuqi e vendimit për të ndaluar dinarin dëshmon se “serbët nuk mund të mbijetojnë në Kosovë”.

- Publicitet -

Një qëndrim ky që nuk dihet me çfarë logjike ka të bëjë. Vuçeviç ka shkuar më tej duke kërcënuar se:

“Kurti po bën një gabim historik duke përdorur dhunën ndaj pakicës serbe. Kjo nuk do të zgjasë në terma afatgjatë dhe do ta përndjekë atë.”– citohet ai, duke mos sqaruar megjithatë se për cilat akte bëhet fjalë.

P.sh Beogradi zyrtar pranoi përdorimin e targave të Kosovës, të cilin e kishte refuzuar deri më dje, por sot konsideron si fund të opsioneve për mbijetesë të serbëve, ndalimin e dinarit. Është e vështirë të pajtosh këto të dyja në mënyrë logjike, veçse duke parë këtu sikletin e Serbisë nga fakti se në kushtet e tanishme politike, kur ka probleme serioze të brendshme, nuk po mund të fitojë asgjë me Kosovën. Dhe me fitore këtu duhet të kuptojmë faktin se nuk po ndalon dot Kurtin të bëjë atë që mendon, duke lënë si shteg përsëritjen eventuale të një Banjske tjetër, që do të vuloste llojin e raportit që ka Serbia me marrëveshjet që ka firmosur.

Në këtë kontekst të ndezur, masat e KE-së ndaj Kosovës luajnë rolin e detonatorit pasi me to Beogradi mund të argumentojë se Prishtina ka shkelur të drejtat bazë përderisa Europa mban në fuqi masa shtrënguese. Mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojnë zgjedhjet europiane, pasi është e qartë se ekipi i tanishëm i lehtësuesve të saj, ka dështuar në mënyrë spektakolare, – raporton Respublica.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit
  • VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  • Dosja e SPAK kundër Agasit dhe ish-drejtueses së AKSHI
  • Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit

Komentet e Fundit

  1. Patronazhist on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  3. K R on “Edhe kryeministri merr pjesë”: Nga 25 vite burg në Belgjikë, te qelia e SPAK, profili i njeriut që zgjidhte kriza miliona euro
  4. Genci on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  5. Mentori on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?