Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Besëlidhja e “koshit” synon edhe Ligën Unike. Presidenti Ujka: Objektiv edhe garat në Kupat e Europës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Besëlidhja e “koshit” synon edhe Ligën Unike. Presidenti Ujka: Objektiv edhe garat në Kupat e Europës
Uncategorized

Besëlidhja e “koshit” synon edhe Ligën Unike. Presidenti Ujka: Objektiv edhe garat në Kupat e Europës

Published: June 6, 2024
Shpërndaje

Pas fitimit të titullit kampion me 27 fitore resht dhe asnjë humbe, ekipi I Besëlidhjes në basketboll hedh sytë tashmë nga fitimi edhe i Ligës Unike.

Në një intervistë për RTSH, Presidenti i ekipit Ylli Ujka dhe trajneri Afrim Bilali shprehen optimist se rezultati pozitiv nuk do të mungojë as në këtë synim të ri për ekipin.

“Duhet përgëzuar gjithë ekipi “Besëlidhja Basket”. Është një ekip kompakt ku unë presidencën e kam marrë nga ky vit dhe e mendoja që në fillim që do të dalim kampion. Sigurisht i gjithë stafi është profesionist dhe që nga dita e parë që mu propozua ky projekt e kam marrë me zemër duke parë nga trajneri, nga i gjithë ekipi, nga Bashkia që e mbështeti këtë projekt. Puna në grup u bë në mënyrë perfekte. Trajner Afrimi ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Djemtë tanë kampion kanë dhënë shpirtin duke mos humbur asnjë ndeshje dhe kjo i ka prirë gjithë punës sonë”, shprehet Presidenti Yjka për suksesin e arritur këtë vit , ku Besëlidhja Basket ka shkruar historinë e saj në sport me gërma të arta.

- Publicitet -

Afrim Bilali thekson se baza e fitores ishte projekti serioz që në fillim që solli një dimension tjetër për ekipin. “Në fillim të këtij viti ndryshuam gjërat dhe projekti mori një dimension tjetër. Bërthama e lojtarëve ishin shqiptarë dhe që unë i njihja shumë mirë. Ta mbyllësh me këtë rezultat 27-0 është një kënaqësi dhe ka qenë sfidë më vete. Ishte një premtim që ia kisha dhënë bordit që ne përveç kampionatit, do të bëjmë dhe një rekord fitoresh pa asnjë humbje. Jemi mbështetur në mënyrën më të mirë të mundshme nga Presidenca dhe Bordi drejtues. Unë mendoj që Besëlidhja me komponentët që ka është e denjë për t’u përballur denjësisht me këto ekipe në Ligën Unike. E tregojnë dhe faktet që përballja me Prishtinën u nda në sekondë të fundit. Është synimi i radhës dhe pse jo fitimi i Ligës Unike”, tha trajneri Afrim Bilali .

Presidenti i ekipit Ylli Ujka thekson se projekti i Besëlidhja Basket është afatgjatë dhe do të sjellë rezultate të tjera të suksesshme. “Unë e shoh çdo projekt vetëm afatgjatë. Gjithçka ka një të mire, të japësh për qytetin tënd është krenari. Pra, dita që është kurorëzuar vendi I parë në Lezhë , të shikosh njerëzit që gëzohen, pra po marrin një trofe kombëtar para qyteteve me sponsor , me histori, me Bashki, me klube zinxhir, me plot historik, nuk është pak. Ne kemi fituar kampionatin kombëtar. Sigurisht do të bëjmë direkt dhe Ligën Unike dhe objektivi janë garat në Kupat e Europës, por hap pas hapi. Kemi një projekt që po e trajtojmë tani bashkë me Bashkinë. Shpresojmë që të na mbështesë dhe Federata ose Shteti, të bëjmë një pallat sporti se është e paimagjinueshme që qyteti jonë të mos ketë pallat sporti. Ne jemi në fazën që bashkë me kryetarin e bashkisë i kemi hyrë këtij projekti dhe besoj se shumë shpejt do të dalim me një lajm konkret në lidhje me kohën”, thekson Ujka.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?