Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden i shqetësuar për zgjedhjet: Do jenë të lira, por jo paqësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden i shqetësuar për zgjedhjet: Do jenë të lira, por jo paqësore
AktualitetBote

Biden i shqetësuar për zgjedhjet: Do jenë të lira, por jo paqësore

Published: October 5, 2024
Shpërndaje

Me një paraqitje surprizë në sallën e konferencave për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden komentoi zhvillimet e fundit, nga përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të nëntorit deri tek konfliktet në Lindjen e Mesme.

Sa i takon procesit të ardhshëm elektoral, ai u shpreh i shqetësuar kur tha se nuk e di se si do të shkojë ai.

“Kam besim se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme, por nuk e di nëse do të jenë paqësore. Fjalët e thëna nga Donald Trump janë shumë të rrezikshme”, deklaroi Biden.

- Publicitet -

Ai shtoi se nuk e di me siguri kur u pyet nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mban pezull një marrëveshje armëpushimi në Gaza, në mënyrë që të influencojë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“A po përpiqet ai të ndikojë në zgjedhje? Nuk e di, por nuk besoj”, u shpreh Biden, i cili më pas i dërgoi një mesazh aleatit të tij të vjetër.

“Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se administrata ime. Asnjë, asnjë dhe asnjë. Dhe Netanyahu duhet ta ketë parasysh këtë”, vijoi Biden.

Disa demokratë kanë shprehur shqetësimin se Netanyahu po injoron thirrjet e presidentit amerikan për të negociuar një marrëveshje armëpushimi, në mënyrë që të dëmtojë shanset e partisë në nëntor, duke favorizuar kështu Donald Trump.

Nga ana e tij, ky i fundit ka deklaruar se Izraeli duhet të sulmojë impiantet bërthamore iraniane për t’u hakmarrë për sulmin me raketa të Republikës Islamike.

“Përgjigjja duhet të jetë: godisni centralet në fillim dhe shqetësohuni më pas”, iu përgjigj Trump personave që e pyesnin në një miting në Karolinën e Veriut, nëse ishte dakord me qëndrimin e Biden kundër një opsioni të tillë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETRA: Ligji i ri i pagave të magjistratëve, Rama fton në takim krerët e drejtësisë
  • Sherri mes dy kushërinjëve në Pogradec përfundon në plagosje me thikë, arrestohet autori
  • “PS dhe PD të punojnë në një klimë më të qetë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë
  • Bojkoti i avokatëve, GJKKO gjobit me 50 mijë lekë 10 prej tyre
  • Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  2. info analitike on Kush po bën pazar me Bankers?
  3. info analitike on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  4. Fjala on Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  5. Precizim on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?