Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
AktualitetBote

Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?

Published: November 9, 2026
Shpërndaje

Zgjedhjet e zhvilluara në javët e fundit në vende të ndryshme të botës, kanë një të përbashkët të dukshme: votuesit janë mobilizuar masivisht dhe kanë treguar një interes të jashtëzakonshëm për të ardhmen politike të vendeve të tyre.

Në Serbi, pjesëmarrja arriti nivelin më të lartë që nga shpërbërja e Jugosllavisë, në vitin 1992. Në Izrael, ajo ishte më e larta në më shumë se dy dekada. Në Brazil, në raundin e dytë votuan 3 milionë qytetarë më shumë se në raundin e parë, ndonëse zakonisht pjesëmarrja bie në balotazh.

Ndërsa në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, pjesëmarrja kaloi 48 për qind, duke shënuar nivelin e dytë më të lartë që nga viti 1966. Në të njëjtën natë, demokratët arritën të merrnin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, një rezultat që një parti në pakicë nuk e kishte arritur që prej vitit 2006.

- Publicitet -

Ky mobilizim, vjen pas një periudhe të gjatë rënieje të pjesëmarrjes në zgjedhje në shkallë globale. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore, një organizatë ndërqeveritare që monitoron proceset zgjedhore, mes viteve 2008-2023 pjesëmarrja e votuesve me të drejtë vote ra nga 65 në 55 për qind.

Çfarë po i rikthen tani qytetarët masivisht në kutitë e votimit? Disa faktorë po ndërthuren, nga vështirësitë ekonomike dhe shqetësimet për sigurinë, deri te pakënaqësia me qeveritë dhe dëshira për ndryshim.

Inflacioni dhe kostoja e jetesës

Një nga faktorët kryesorë është përkeqësimi i kushteve ekonomike. Pasojat e luftës në Iran mbi furnizimin global me energji po nxisin inflacionin dhe po rrisin çmimet në mbarë botën. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, inflacioni global pritet të arrijë në 4.7 për qind këtë vit, nga 4.1 për qind në vitin 2025.

Ekonomia ishte një nga shqetësimet kryesore të votuesve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA. Plot 87 për qind e tyre, deklaruan se gjendja ekonomike kishte rëndësi shumë të madhe ose jashtëzakonisht të madhe në vendimin për kë do të votonin.

Sipas një analize të kompanisë Moody’s, lufta i ka kushtuar çdo familjeje amerikane mesatarisht 2.000 dollarë shtesë, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve dhe produkteve të përditshme.

“Pavarësisht nëse lexon për ekonominë dhe ndryshimet e saj, apo thjesht sheh sa paguan për benzinën ose sa kushton një kuti vezësh, kjo po prek shumë njerëz, jo vetëm shtresat e varfra”, shpjegon Jan Leighley, profesore në Universitetin Amerikan, e cila studion faktorët që ndikojnë në pjesëmarrjen zgjedhore.

SHBA-ja nuk është rasti i vetëm. Edhe në zgjedhjet e fundit në Serbi dhe në zgjedhjet rajonale në Gjermani, pakënaqësia për koston e jetesës u bë një faktor i rëndësishëm mobilizimi.

Në landin Saksoni-Anhalt, pjesëmarrja arriti një rekord prej 76.5 për qind, duke i dhënë fitoren partisë populiste të ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gjatë fushatës, kjo forcë politike vuri theksin te vështirësitë ekonomike të qytetarëve dhe paaftësia e kancelarit Friedrich Merz për të ringjallur ekonominë.

Në Serbi, lëvizja opozitare Lista e Studentëve, e udhëhequr nga të rinjtë, arriti të largojë nga pushteti drejtuesin që kishte dominuar politikën e vendit prej vitesh. Një nga premtimet kryesore të saj ishte lufta kundër korrupsionit, të cilin e akuzonte se përthithte dhe shpërdoronte fondet publike.

Siguria, një shqetësim gjithnjë e më i madh

Një faktor tjetër, që ka ndikuar në mobilizimin e votuesve është pasiguria, si brenda vendeve, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky shqetësim është veçanërisht i dukshëm në Amerikën Latine.

Rajoni përfaqëson vetëm rreth 9 për qind të popullsisë së botës, por është përgjegjës për afro një të tretën e vrasjeve që kryhen globalisht. Në zgjedhjet e fundit në Kolumbi dhe Kili, votuesit zgjodhën kandidatë të djathtë që premtuan masa të ashpra kundër kriminalitetit.

Në Kolumbi, këtë vit u zgjodh Abelardo De La Espriella, i cili zhvilloi fushatën mbi një platformë të vendosur kundër krimit dhe premtoi ndërtimin e burgjeve gjigante, sipas modelit të atyre në El Salvador, për të goditur organizatat e fuqishme kriminale.

Siguria ishte një nga çështjet përcaktuese për votuesit, shpjegon Maria Luisa Puig, drejtuese për Amerikën Latine në grupin kërkimor Eurasia Group. Pjesëmarrja në zgjedhje, e cila historikisht ishte luhatur rreth 50 për qind, kaloi 64 për qind.

Edhe në Kili, pjesëmarrja në balotazh u rrit me gati 30 për qind krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Votuesit i besuan José Antonio Kast-it, i cili kishte premtuar masa të rrepta për të frenuar rritjen e kriminalitetit të dhunshëm.

Lufta kundër krimit, ishte gjithashtu një nga temat kryesore të fushatës së kandidatit të djathtë Flávio Bolsonaro në Brazil. Ai fitoi raundin e parë të zgjedhjeve muajin e kaluar me 47 për qind të votave, kundrejt 45 për qind të presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, por në fund u mund në balotazh.

Siguria kombëtare, ishte një çështje e rëndësishme edhe në zgjedhjet e fundit në Izrael.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Gadi Eisenkot, e përqendroi fushatën te përgjegjësia e kryeministrit Benjamin Netanyahu për dështimet e sigurisë kombëtare që paraprinë sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.

Revolta kundër qeverive në pushtet

Një shtysë tjetër e rëndësishme për pjesëmarrjen e lartë, është pakënaqësia me drejtuesit politikë dhe qeveritë aktuale. Në shumë vende, votuesit duket se kanë humbur durimin me pushtetarët e konsoliduar dhe po kërkojnë alternativa, edhe kur ato nuk kanë përvojë të mëparshme në drejtimin e shtetit.

Në Serbi, kandidatët e Listës së Studentëve, lëvizjes që udhëhoqi për dy vjet protestat kundër korrupsionit, fituan shumicën absolute në parlament dhe i dhanë fund pushtetit të Aleksandar Vuçiçt, i cili kishte dominuar politikën serbe për më shumë se një dekadë.

Megjithëse përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje nuk kishin përvojë të mëparshme në qeverisje, votuesit zgjodhën ndryshimin në vend të drejtuesit të konsoliduar në pushtet. Një zhvillim i ngjashëm u shënua në Hungari, ku lideri i opozitës, Péter Magyar, arriti të largojë nga pushteti Viktor Orbánin, pas 16 vitesh në krye të qeverisë.

Ky i fundit ishte përballur me akuza për korrupsion, përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian dhe kapjen e sistemit gjyqësor në favor të pushtetit. Pjesëmarrja në zgjedhjet hungareze iu afrua 80 për qind, niveli më i lartë në historinë demokratike të vendit. Një rol të rëndësishëm në këtë mobilizim, luajtën të rinjtë dhe qytetarët që kërkonin ndryshimin pas shumë vitesh qeverisjeje nga Orbán.

Edhe në Izrael, pakënaqësia ndaj Netanyahut ishte një faktor i rëndësishëm elektoral. Kryeministri, i cili mori për herë të parë drejtimin e qeverisë në vitin 1996, humbi shumicën parlamentare që i siguronte vazhdimin e qeverisjes, megjithëse koalicioni i tij mbeti forca me numrin më të madh të vendeve në parlament.

Në SHBA, presidenti Donald Trump shkoi në zgjedhjet e mesmandatit me nivelin më të ulët të mbështetjes publike për një president në rrethana të ngjashme gjatë më shumë se 80 viteve të fundit.

Trump u kërkoi votuesve të silleshin sikur edhe ai vetë të ishte kandidat në fletën e votimit, një strategji që sipas Donald Green, profesorit të shkencave politike në Universitetin Columbia, i cili studion pjesëmarrjen zgjedhore, nuk ishte e duhura.

Ndërsa presidenti përqendrohej te projektet e tij, si ndërtimi i sallës së ballove dhe pishinës pasqyruese, votuesit kishin shqetësime shumë më të drejtpërdrejta: vështirësinë për të përballuar çmimet e produkteve të përditshme dhe koston gjithnjë e më të lartë të jetesës.

Çfarë pritet në zgjedhjet e ardhshme?

Rritja e pjesëmarrjes në zgjedhje, po ndiqet me vëmendje të veçantë nga partitë dhe kandidatët që synojnë të marrin ose të ruajnë pushtetin, veçanërisht në Evropë. Në Spanjë, kryeministri Pedro Sánchez përballet me zgjedhjet e ardhshme më vonë gjatë këtij muaji, ndërsa Franca do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale në prillin e vitit të ardhshëm.

Edhe Gjermania do të ketë zgjedhje të tjera rajonale në vitin 2027, ku AfD-ja synon të zgjerojë ndikimin e saj politik. Shumë prej faktorëve që kanë nxitur pjesëmarrjen e lartë në zgjedhjet e fundit, duket se do të vazhdojnë të ndikojnë edhe në proceset e ardhshme elektorale.

Çmimet e karburanteve, po rëndojnë buxhetet familjare, pakënaqësia ndaj qeverive në pushtet mbetet e lartë, ndërsa e djathta radikale po e vendos kontrollin e kufijve dhe sigurinë në qendër të agjendës së saj politike.

Të gjitha këto zhvillime, tregojnë se votuesit nuk po qëndrojnë më indiferentë përballë politikës. Përkundrazi, në shumë vende ata po e përdorin pjesëmarrjen në zgjedhje si një instrument për të ndëshkuar qeveritë, për të kërkuar llogari dhe për të imponuar ndryshimin. / “GZero”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore
  • Kush është 50-vjeçari që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve të bankave në Tiranë, u largua me monopatinë
  • Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë

Komentet e Fundit

  1. nje qytetar shqiptar on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. nga Enveri tek Edveri on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. Bureto on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. demo on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë
  5. NEWS 24 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?