Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
AktualitetBote

Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar

Published: November 9, 2026
Shpërndaje

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka rrëfyer vështirësitë që po përjeton në përditshmëri për shkak të kancerit të prostatës, duke pranuar se sëmundja i ka ngadalësuar ritmet dhe e ka kufizuar në aktivitetet publike.

Në një postim në rrjetin social X, 83-vjeçari bëri të ditur se mjekët vijojnë të jenë optimistë për reagimin e tij ndaj trajtimit, megjithëse gjendja e tij ndryshon nga dita në ditë.

“Ka ditë më të mira dhe ditë më të vështira. Kjo nuk më ka ndalur, por ndonjëherë më ngadalëson”.

- Publicitet -

Biden shpjegoi se për shkak të sëmundjes nuk do të mund të marrë pjesë në aq shumë takime dhe promovime sa kishte planifikuar për librin e tij të ri me kujtime.

“Gjatë shkrimit të librit u diagnostikova me kancer, një sëmundje që e njohin shumë mirë miliona amerikanë dhe familjet e tyre”, shkroi ish-presidenti.

Beteja me kancerin dhe trajtimi

Biden njoftoi diagnozën në vitin 2025, pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë. Ai bëri të ditur se në momentin e zbulimit, kanceri ishte përhapur edhe në kocka.

Ish-presidenti iu nënshtrua radioterapisë gjatë vjeshtës së vitit 2025, ndërsa në tetor të po atij viti përfundoi një fazë të rëndësishme të trajtimit.

Ai ka falënderuar ekipin mjekësor që po e ndjek dhe ka theksuar se vijon të merret me aktivitete që kanë rëndësi për të, mes tyre edhe përfundimi i librit të tij.

Muajin e kaluar, me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e prostatës, Biden u bëri thirrje burrave të kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Çfarë do të përmbajë libri i ri?

Libri i ri i ish-presidentit amerikan do të përqendrohet te vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë, sfidat me të cilat u përball dhe vendimet e rëndësishme të presidencës së tij.

Biden tha se vepra do të trajtojë edhe identitetin e Amerikës, vlerat që përfaqëson dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare.

Pavarësisht vështirësive shëndetësore, ai shprehet se shpreson që kujtimet e tij të përcjellin mesazhin te lexuesit, edhe nëse nuk do të mund t’i promovojë personalisht në aktivitetet e planifikuara.

“Kur rrëzohesh, ngrihu përsëri”

Në fund të mesazhit, Biden ndau edhe një këshillë që, sipas tij, ia kishte dhënë dikur i ati.

“Bir, kur të rrëzohesh, ngrihu përsëri”, shkroi ai, duke e cilësuar këtë si një mësim të rëndësishëm si për veten, ashtu edhe për Amerikën.

Ish-presidenti e mbylli mesazhin me një reflektim mbi identitetin amerikan dhe vlerat e demokracisë.

“Ne jemi një komb i veçantë. Ndryshe nga vendet e tjera, ne jemi ndërtuar mbi një ide. Një ide më të madhe se çdo oqean, më të fuqishme se çdo ushtri dhe më të fortë se çdo tiran apo diktator. Ajo ide? Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”, përfundoi Biden.

I want to share a brief update.

My presidential memoir, PROMISE ME, AMERICA, is coming out on November 17th. I hope you’ll read it. It covers my years as President. The challenges we faced, the decisions I made, and why I made them. It’s about who we are as a nation. What we stand for. And America’s role in the world. More than anything, it’s about my faith in the American people and the great American experiment in self-governance and democracy.

While writing the book, I was diagnosed with cancer, a disease known all too well to millions of Americans and their families. My doctors continue to be encouraged by how I’ve responded to treatment. And the prayers and kind words and well wishes from so many of you have meant more to me and Jill and our family than you can ever know.

Some days are better than others. It hasn’t stopped me. But sometimes it slows me down. What that means is, unfortunately, I won’t be able to do as many conversations about my book as I’d hoped. However, I’m hopeful the words on the page speak for themselves.

Looking forward, I’m going to keep following what my father told me a long time ago: “Champ, when you get knocked down, get up.” It’s a good lesson for me. And for America.

We are blessed. America is the most unique nation on earth. Unlike other countries, we’re built on an idea. An idea bigger than any ocean. More powerful than any army. Stronger than any tyrant or dictator. That idea? All of us are created equal.

Promise Me, America, we’ll never forget it.

— Joe Biden (@JoeBiden) November 8, 2026

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore
  • Kush është 50-vjeçari që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve të bankave në Tiranë, u largua me monopatinë
  • Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë

Komentet e Fundit

  1. nje qytetar shqiptar on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. nga Enveri tek Edveri on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. Bureto on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. demo on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë
  5. NEWS 24 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?