Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove
AktualitetKronike

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove

Published: November 9, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. SPAK i ka kërkuar gjykatës që dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Sipas hetimeve, Beci, në bashkëpunim me gjashtë vartës të tij, dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe e privilegje të padrejta për kompaninë fituese të tenderit, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Çështja lidhet me një procedurë prokurimi me vlerë rreth 700 mijë euro, të zhvilluar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në kohën kur Benet Beci ishte administrator i saj. Tenderi kishte si objekt “Zhvillimin Strategjik të Sektorit Energjetik”.

- Publicitet -

Nga hetimet dyshohet se parregullsitë kanë përfshirë hartimin e kritereve dhe dokumentacionit të tenderit, si dhe krijimin e kushteve favorizuese për kompaninë që fitoi procedurën.

Hetimi ndaj Becit dhe gjashtë vartësve të tij nisi pas verifikimit dhe analizimit të provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Evis Berberit, i cili akuzohet gjithashtu për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Tashmë pritet vendimi i gjykatës për kërkesën e SPAK-ut. Benet Beci prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm
  • SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove
  • Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore

Komentet e Fundit

  1. Humoristi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  2. Humoristi on Pse humbi Trump, sipas vetë Trump: Pjesë nga intervista që po konsiderohet si “më e sinqerta” dhënë ndonjëherë prej tij
  3. MH on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. nje qytetar shqiptar on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. nga Enveri tek Edveri on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?