Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bill Clinton i “fiksuar” me alienët: Ja çfarë urdhërova
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bill Clinton i “fiksuar” me alienët: Ja çfarë urdhërova
AktualitetLifestyle

Bill Clinton i “fiksuar” me alienët: Ja çfarë urdhërova

Published: June 21, 2022
Shpërndaje

Imagjinoni të jeni bërë udhëheqësi i vendit më të fuqishëm në botë me akses në disa nga dosjet më konfidenciale që ekzistojnë, a nuk do të dëshironit ta përdornit atë fuqi për të zbuluar nëse shërbimi juaj sekret kishte qenë në kontakt me alienët?

Epo, kjo është ajo që bëri Bill Clinton pasi u bë presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shërbyer nga viti 1993 deri në 2001.

Duke folur në emisionin “The Late Late Show”, ish-presidenti amerikan zbuloi se dikur kishte urdhëruar një inspektim të bazës famëkeqe ushtarake ‘Area 51’ në Nevada.

- Publicitet -

Clinton tha se ai dhe shefi i tij i shtabit John Podesta, i cili sipas ish-presidentit ishte një adhurues i madh i fantashkencës, bënë çdo përpjekje për të zbuluar gjithçka në lidhje me incidentin e Roswellit të vitit 1947, në të cilin një anije kozmike aliene u përfol se u rrëzua në shkretëtirën e Nju Meksikos.

Ai gjithashtu pranoi se ata kishin “dërguar njerëz” në Zonën 51, duke përfshirë këshilltaren e tij për sigurinë kombëtare, Sandy Berger, për të siguruar që të mos kishte qenie te huaja.

Ish-presidenti shpjegoi: “Unë thashë se duhet të zbulojmë se si do ta trajtojmë këtë rast sepse këtu bëjmë shumë nga kërkimet tona të padukshmërisë, në aspektin e teknologjisë, si për shembull, si të fluturojmë me aeroplanë që nuk do të kapen nga radarët e gjëra të tjera si këto.”

Inspektimi i Clintonit nuk dha asnjë rezultat që tregonte ekzistencën e të huajve në bazën e fshehtë ushtarake.

Ai tha: “Nuk ka të huaj, të paktën me aq sa di unë”.

Megjithatë, kurioziteti i ish-presidentit për alienët nuk mbaroi me kaq. Ai kujtoi se kishte vizituar Observatorin WM Keck në Hawaii me gruan e tij Hillary në vitin 2018, ku ai pyeti shkencëtarët për “mundësinë e jetës në hapësirën e jashtme”, megjithatë dhe në atë rast, përgjigjja që mori ishte negative.

Në fillim të këtij muaji, NASA njoftoi se zyrtarisht po përgatiten të ekzaminojnë dhe hetojnë UFO-t në rast se ato paraqesin një ‘rrezik sigurie’. Ata do të përqendrohen në mënyrë specifike në fenomene ajrore të paidentifikuara (UAP) që nuk mund të identifikohen si avionë ose fenomene të njohura natyrore.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara kohët e fundit mbajti një konferencë për UFO-t për herë të parë në më shumë se 50 vjet, ku u shfaqën disa pamje të UAP-ve, me një që zbulonte një objekt sferik që lëviz me shpejtësi dhe një tjetër shfaqte një entitet trekëndor të gjelbër në qiell.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • 30 vjet i fshehur pas tri vrasjesh
  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?