Prof. Nasho Jorgaqi
Botuar në DITA
Vijon nga numri i kaluar
Më tha se i pëlqente piktura, bile pikturonte, kish shumë për zemër ngjyrat, e joshnin linjat, i pikaste tiparet e portreteve njerëzore. Kish filluar që të vizatonte që fëmijë dhe tani pikturonte me ngjyra vaji ose akuarele, peizazhe dhe portrete, të cilat ia pëlqenin miqtë, madje dhe piktorët. M’u kujtuan disa piktura të varura në studio dhe, nga ç’më tha, mora vesh se ishin të tijat. Por si ngaherë modest, Aristidhi, gjithë sa kish krijuar në këtë fushë, e quante një hobi. Ishin këto intervale relaksuese përgjatë punës së mundimshme të studimeve shkencore, të cilave ai u qe përkushtuar. Pastaj, si me druajtje, nxori nga xhepi një libërth dhe ma zgjati. “Kjo është një përpjekje tjetër veç pikturës, që bëj me sa mundem. Jam dhe unë një çikë poet. Më shtyn sidomos gjuha e mëmës.” Ishin vargje të shkruara në të folmen arvanitase, vjersha të thjeshta, por të ndjera e të sinqerta, të frymëzuara nga bota e bashkësisë së tij. Edhe pse gjuha e mëmës kish humbur shumë nëpër shekuj nga thesari i saj, prapë i kishin mbetur aq fjalë sa për të shprehur dashuri e mall, gaz e derte e, pse jo, edhe momente nga jeta dhe historia e arvanitasve. Këtë do ta kuptoja kur Ari nisi të më recitojë vargje të tijat, ku ndjehej, më shumë se poeti, këngëtari i shpirtit dhe i vatrës së vendlindjes. Më mbeti në mendje sidomos vjersha “Rrënja jonë arbërore”, ku, mes të tjerash, thoshte: “Rrënja e fortë arbërore/ Kush mund të të presnjë/ Kush mund të të fshehnjë/ Rrënjë e fortë arvanite/ Rrënjë e burrave të motit/ Rrënjë e Aleksandrit dhe e Kastriotit/ Rrënjë e fortë shqiptare/ Rrënjë e fortë besëlidhës/ Rrënjë e fortë, rrënjë e argjendë/ Hape dhenë e çajte gurin/ Dhe në diell nxore kurmin.”
Gjithë frymëmarrja e vjershës ishte krenaria për prejardhjen, qëndresa për të mos u dorëzuar, mbajtja fort pas rrënjëve të lashta. Por ajo që më habiti më pas, teksa më rrëfente për veprimtarinë e tij të gjithanshme, ishte se, veç vjershave që shkruante, ai kish në përfundim e sipër romanin “Marko Boçari”, kushtuar heroit të vet të preferuar të epopesë së Njëzetenjëshit. “Nuk e di se çfarë kam gatuar nga ana letrare, por historikisht i kam dhënë atë që meriton. Është një hero që të magjeps me bëmat trimërore dhe mençurinë e pashoqe. “Sigurisht që e kish shkruar greqisht dhe ëndrra e tij ishte të përkthehej në shqip.
Duke biseduar pastaj për letërsinë në gjuhën arvanitase, mora vesh se ajo është kryesisht letërsi folklorike dhe pak ose aspak e kultivuar. Letërsia e kultivuar në këtë gjuhë thuajse nuk ekziston, ndryshe nga ç’ndodh me letërsinë e arbëreshëve të Italisë. Në të folmen e vatrës arvanitase vazhdojnë të këndojnë poetë popullorë, kurse ajo e kultivuara shkruhet në gjuhën greke. Poezia dhe proza popullore e tyre është e pasur dhe përfaqësohet thuajse nga të gjitha trevat, ku flitet gjuha e mëmës. Vitet e fundit qenë botuar disa Salltari apo “Këngë arvanite”, në dy vëllime, nga Marie Dede, pa harruar një vëllim me vjersha të poetit të vjetër nga Salamina Mitro Truqi. Vjersha në të folmen arvanite, të shkruara me alfabet grek, botonte herë pas here në faqet e saj edhe revista “Besa” e Aristidhit. Sigurisht, të gjitha këto përpjekje për mbijetesë mbeteshin ishuj të veckël në detin e kulturës greke. Aristidhi me shokë qenë të ndërgjegjshëm për këtë, por prapë tregoheshin optimist. “Historia-më tha Ai,-dëshmon se nuk është në natyrën e farës së racës sonë që të dorëzohemi. Ne që kemi rezistuar në aq shekuj e me aq halle, tani në erërat evropiane emancipuese që fryjnë, kemi shpresa dhe besim. Ç’të keqe ka diversiteti i gjuhëve, i kulturave, i traditave zakonore, i mënyrës së jetesës? Veç të mira sjell në një bashkëjetesë normale.”
Aristidhi ishte një njeri me horizont dhe kjo vinte jo vetëm nga inteligjenca e bota e pasur shpirtërore, por dhe nga kultura që zotëronte. Studimi serioz i historisë e bënte formimin e tij të besueshëm e të respektueshëm. Këto mendime më vërtiteshin në kokë në ato orë të vona të natës, kur dëgjoja Aristidhin tek më fliste, ashtu siç dinte ai, qetësisht dhe urtësisht. Dhe kjo ndodhte sipër një kodre, në një nga ballkonet e Likavitos, ndërsa poshtë shtrihej madhërisht nata magjiplotë athiniote.
3.
Ngjarjet e fundit të Luftës së Kosovës në pranverë-verë të vitit 1999 mua më gjetën në Greqi. Kisha shkuar rishtazi i ftuar nga njerëzit e Fan Nolit, por kësaj here jo në Trakë, por në Selanik. Dhe ndodhi një koincidencë e bukur. Përsëri në bisedat tona u gjend Aristidh Kola, i cili ishte kthyer në mediat greke në personazh të ditës për shkak të ngjarjeve të Kosovës. E gjithë politika dhe tok me të dhe mediat, merreshin me to dhe kjo e kish sensibilizuar së tepërmi opinionin grek. Flitej e diskutohej për një solidaritet ortodoks me Serbinë motër kundër Kosovës myslimane, e cila rrezikonte paqen dhe stabilitetin në Ballkan. E mbi të gjitha, ndërhyrja e forcave të NATO-s e kish ndërlikuar në kulm situatën politike dhe psikologjike. Në ekranet televizive dhe në stacionet radiofonike greke, gjithë ç’ndodhte në Kosovë, përbënte temën kryesore të ditës. Unë, megjithëse nuk e dija gjuhën, me ndihmën e Ksanthisë, stërmbesës së Nolit, ndiqja situatën nga ekrani i vogël, veçanërisht darkave, kur në emisione të posaçme zhvilloheshin debate për Kosovën. Në to do shfaqej herë pas here Aristidhi, sidomos në stacionet e njohura, si “Sky” dhe “Kanali 5”. Figura dhe fjala e tij do të ktheheshin për mua në ngjarje emocionuese, që i përjetoja thellë. Ishte ai, Ari, jo vetëm lideri i arvanitasve, por dhe miku im, që dilte e fliste me një zë të vetin, krejt ndryshe nga të tjerët, duke u përballur i vetëm kundër të gjithëve, si i vetmi trim në luftë. Një ndeshje kjo skajshmërisht e pabarabartë, po të merrje parasysh përbërjen e panelit përballë tij, të përfaqësuar nga deputetë, profesorë, gazetarë e politikanë. E ndiqja me aq vëmendje e shqetësim, sa më vinte të thërrisja. Por ai s’desh t’ia dinte dhe kjo më jepte kurajo e forcë. Më pas do të lehtësohesha, kur në krah të tij do të viheshin dhe dy intelektualë të tjerë arvanitas, Jorgo Miha dhe Jorgo Gurasi. Por zëri kryesor gjithnjë do të mbetej Aristidhi. Ishte ai që i bënte mbrojtjen politike dhe historike luftës që zhvillohej në Kosovë, ndërhyrjes së drejtë të NATO-s, qëndresë heroike të UÇK-së, duke e dënuar e stigmatizuar aventurën e çmendur të Millosheviçit dhe masakrat e tij makabre ndaj Kosovës martire. Ajo që më bënte përshtypje do të qe kurajoja dhe vendosmëria e mençur e Arit, argumentimi serioz dhe dinjitoz i çështjeve që shtronte nga pozita e politologut dhe e historianit, toni polemist dhe patosi i përmbajtur, larg çdo retorike nacionaliste. Ai zbulonte dhe motivonte para opinionit grek të vërtetën për Kosovën, për autoktoninë e saj. Tregonte se Kosova është Dardania ilire, se kosovarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve, se ata jetonin prej mijëra vjetësh në tokën e tyre dhe kishin të drejtën historike të qëndronin aty në trevat e veta, ku dëshmonte qartazi historia dhe arkeologjia shkencore. Nga ana tjetër, Aristidhi hidhte poshtë të ashtuquajturat argumente fetare, duke arsyetuar se proceset historike nuk përcaktohen vetëm nga feja, por mbi të gjitha nga faktorë të tjerë të qenësishëm, që përbëjnë rrënjët e vërteta të popujve.
Duke ndjekur ato ditë debatet që zhvilloheshin në mediat greke për Kosovën dhe kundërvënien kurajoze të Aristidhit, nuk mund të mos prekesha nga qëndrimi i tij, kur mendoja se sa vizionar qe treguar ai në librin “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”, botuar katër vjet më parë. Situata e krijuar e kish gjetur Aristidhin të përgatitur, sepse jo vetëm kish mbrojtur kauzën e saj, por kish paralajmëruar, mbi bazën e analizave realiste, se shpejt do të vijë dita që nga Kosova do të varet fati i Ballkanit dhe se politika greke kish hyrë në një rrugë të gabuar. Koha dhe argumentet e reja që ai sillte në debate, do t’i bënin kundërshtarët e tij të nervozoheshin e të çarmatoseshin në një farë mënyre. Në mungesë të kundërargumenteve, ata do të kalonin në akuza, shpifje deri dhe kërcënime, duke e quajtur “tradhtar të Greqisë”, “spiun të NATO-s”, “agjent të Shqipërisë”. Bile një gazetare arriti deri aty sa t’i thotë “Ju akuzoj si agjent të të huajve, agjent të UÇK-së, ju akuzoj për agjenturë dhe propagandë të zezë, jeni armik…”
Duke u bërë dëshmitar në distancë i situatave të tilla, nuk mund të mos e vija re qetësinë burrërore të Aristidhit, përgjigjet e mençura, qëndrimin dinjitoz. Kjo nuk qe një “kokëshkrepje”, siç do ta cilësonte ndonjë, por një akt plot integritet moral e intelektual. Ishin këto beteja të pabarabarta, që u përsëritën jo një herë, por shumë herë, ndeshje të ngarkuara me rreziqe, beteja me kokë në torbë, që vetëm një karakter i fortë si Aristidhi mund t’i përballonte me sukses. Dhe sa herë i sjell ndërmend ato net të ndezura e guximplotë, çuditem se ç’është në gjendje të bëjë njeriu kur ka me vete të vërtetën dhe mbron një çështje të drejtë. I tillë ishte Aristidhi në ato situata, që më shfaqeshin para syve dhe që më kishin bërë për vete si kurrë ndonjëherë. I prekur dhe i entuziazmuar, përpiqesha t’i ndaja mendimet dhe emocionet e mia me Ksanthinë, që kish në deje gjakun e Nolit, por jo më tej, duke e njohur fanatizmin e opinionit grek që kisha përqark.
Ndërkaq, më hipi një dëshirë e papërmbajtshme për të komunikuar me Aristidhin. I gjeta numrin e telefonit dhe nuk vonova ta marr. Do të dëgjoja zërin e tij me atë të folmen karakteristike me tingëllim arvanitas, një zë i ngrohtë, me një duf të përmbajtur. “Të lumtë, Ari, po e bën fora”, i thashë, kurse ai ma priti: “Lëre, lëre se ç’bëhet këndejza nga Athina.” “Luftë”, plotësova unë. “Luftë me fjalë, -dëgjova të thotë,-se luftë e vërtetë bëhet në Dardani.” Folëm gjatë, po unë isha aq i mallëngjyer, sa nuk i kujtoj dot tani të gjitha. Mbaj mend vetëm fjalët që më tha: “Dëgjo, të pres të vish në Athinë. Të lutem hajde, se kemi ç’bisedojmë. Kemi edhe ç’të bëjmë bashkë.” E ç’mund të bënim bashkë? Për këtë desha ta pyesja, por ai nuk më sqaroi. Me kaq u mbyll biseda dhe u këput lidhja. Pasi lashë receptorin rashë në mendime. Vërtetë, ç’mund të bëja unë për të në situatën e ndezur politike, në pozitën që ai ndodhej e aq më tepër kur zura ta mendoja se ç’ndodhte dhe me mua në prapaskenë. Ato ditë do të merrja vesh se shërbimet greke më kishin vënë në rreth të kuq, me që merresha me gjurmimin dhe studimin e jetës së Fan Nolit. Më dukej absurde, por ja që këtë e kisha ndjerë dhe në Trakë, kur kisha shkuar. Noli, për qarqet ekstreme greke, qenkësh armik i Greqisë (!), pasi ai, sipas “Enciklopedisë së Madhe Greke” , ishte bërë shkaktar që Vorioepiri i qe bashkuar padrejtësisht Shqipërisë. Një situatë që dukej absurde, por që nuk mund të shpërfillej. Megjithatë, unë s’mund ta bëja veshin shurdh para thirrjes që më dërgonte miku im nga Athina. Madje nuk duhej të vonohesha dhe, pas dy ditësh, i hipa trenit dhe shkova. Ai kish dalë të më priste me makinë në stacion. U takuam gjithë mall dhe s’dinim nga t’ia fillonim bisedës. Me ato që kishin ndodhur, shtati i Arit sikur ishte rritur në sytë e mi. Po ai kish mbetur Ari, gjithnjë i dashur e i thjeshtë, me atë buzëqeshjen që s’mund të merrej me mend ndryshe. I thashë: “Je bërë hero i ditës”, kurse ai, duke lëvizur duart timon, me sytë përpara, ma priti: “E ç’hero zeza jam unë. Heronj janë trimat e UÇK-së…Herkula të rinj.”
Sepse m’u duk më i gjallë dhe më i çlirët se në takimet e tjera. Ndjeja optimizmin e tij të brendshëm, që nuk e shfaqte me fjalë. Kësaj here s’ishte studiuesi meditativ, por njeriu i veprimit, që vinte nga ndeshjet dhe përballjet me sheshin e debateve me kundërshtarë dinakë e të rrezikshëm. Po, nga ana tjetër, vëreja se ishte i dobësuar dhe pak i lodhur. “E dija se shkoja në gojën e ujkut,-më tha,-po s’kisha ç’bëja. Nuk mund të zmbrapsesha. E drejta lipset mbrojtur me çdo çmim.” Dhe ndërsa ai ngiste makinën, unë mendoja për “betejat” e kanaleve televizive, siç do t’i quante ai. Më duhej të prisja. Duke e njohur natyrën e tij, e dija sa serioz e i matur tregohej në hapat që hidhte.
Si kaluam bulevardin, kthyem në sheshin “Vuthis” dhe u futëm në një rrugë dytësore, ku u sistemova në hotelin me emrin e sheshit. “Pusho ca,-më tha,-dhe vij pastaj të marr në të ngrisur.” Desha të kundërshtoj, por ndërrova mendje, duke menduar për angazhimet e tij. Në mbrëmje, sipas fjalës, erdhi e më mori. Dolëm në këmbë, duke ecur nëpër një rrugë të kalldrëmtë, që na nxori te një shesh plot drita shumëngjyrëshe, rrethuar me lokale e dyqane luksoze. Çapiteshim thuajse pa folur dhe kjo heshtje sikur e rriste padurimin tim. Më në fund u ndalëm para një lokali që vezullonte nga dritat e neoneve, me dritare të mëdha, që shikonin nga sheshi. “Dëgjo,-më tha kur morëm të hyjmë,-po të sjell në lokalin e vipave të politikës. T’i shohësh me sytë e tu surratet e tyre” dhe më vuri krahun. Para nesh u hap një sallë e madhe me llambadarë e tavolina të rrumbullakëta, ku dallonin disa prej tyre. Qenë disa nga kundërshtarët politikë të Arit. Ishte vërtetë një pamje elitare jo vetëm nga veshja dhe performanca, por edhe nga mënyra si flisnin e komunikonin me njëri-tjetrin. Menjëherë vura re se hyrja e Aristidhit u tërhoqi vëmendjen. Sytë e tyre kureshtarë, tek përshkuam rruginën e shtruar me tapet të kuq, u drejtuan nga ne deri sa u ulëm në një kënd të sallës. Aristidhi, i qetë si gjithnjë, thithte llullën dhe shikonte nga unë. “Këta janë ata…,-më pëshpëriti. –Me këtë të tavolinës së parë kam shkëmbyer sa e sa fjalë të egra te “Sky”. Janë ata birdo, që në vend të shohin gjakun e kosovarëve të pafajshëm dhe lotët e fëmijëve e të nënave, numërojnë bombat e NATO-s dhe i quajnë herkulët e rinj të UÇK-së banditë.” Unë i vëreja me kujdes dhe kuptoja se ardhja e Arit me një të panjohur kish të ngjarë t’i kish provokuar tërthorazi. Dhe kjo sikur e gëzonte mikun tim. Pasi i dhamë porosi kamarierit, Ari, duke mbajtur llullën në dorë, nisi bisedën për të cilën më kish ftuar: “E di pse të mundova deri këtu? Të bëjmë bashkë një punë të mirë për atë që i dhëmb zemra gjithë farës sonë. Për Kosovën, për atë që ndodhi e po ndodh atje. Ti vjen nga Shqipëria, që priti krahëhapur afro një milion të mëdhenj e të vegjël nga eksodi biblik, që çuditi e tronditi botën. Ti vjen këtu e dëshmon ato bëma të zeza që kanë ndodhur e ndodhin sot në Kosovë, për të cilat opinioni në Greqi nuk di pothuajse asgjë ose i di shtrembër. Këtu njerëzit janë të droguar nga propaganda fanatike. Kam menduar që unë e ti të dalim bashkë në televizion e të flasim. Fjala jote si shkrimtar e profesor do të ketë atë peshë që s’e ka fjala ime dhe e shokëve të mi…Si thua?”
Megjithëse më kish shkuar mendja për sa më tha, prapë ndjehesha i prekur nga mënyra se si foli, nga ai përkushtim shpirtëror, që i shprehnin sytë, zëri, pamja e përndezur e fytyrës, buzëqeshja e tij e pandarë. “Them,-iu përgjigja pas një hopi,-se është një ide shumë e mirë. Mua më ke të gatshëm në çdo kohë. Gjithë puna qëndron sa është e mundur të realizohet kjo. Nga sa më tregove ti, këtu atmosfera është mbytëse. A thua do të gjejmë mirëkuptim me kanalet televizive?”
Ai thithte llullën dhe më vështronte në sy. “Unë dorëzohem në besën tënde, siç thonë andej nga malet tona”, shtova për të shmangur çdo hije dyshimi. “Të gjitha këto i kam menduar,-tha. –Rëndësi ka që ti erdhe dhe unë dua të shpresoj.”
Me këto fjalë e mbylli Ari këtë bisedë dhe zuri të më pyesë për të rejat e Kosovës dhe të kosovarëve, që unë kisha sjellë me vete. Dhe unë fillova t’i tregoja për ngjarje e personazhe të dëgjuara e të përjetuara nga drama e eksodit kosovar. I fola për kalvarin e tyre, siç i tregova për mikpritjen që i bëri gjithë Shqipëria. U desh kjo tragjedi, që shqiptarët e dy anëve të takoheshin, ta shihnin e ta dëgjonin njëri-tjetrin kokë më kokë. Nuk e kisha parë ndonjëherë Aristidhin aq të përqendruar e të përhumbur dhe aq të mallëngjyer tek flisja e tregoja unë. U desh kohë që ai të rimarrë veten dhe ta dëgjojë zërin e tij: “Ja, për këto rrëfime kanë nevojë njerëzit e ndershëm këtu. Të marrin vesh si është realiteti i Kosovës.”
Më pas folëm për ndërhyrjen e NATO-s dhe rolin vendimtar të SHBA, pa të cilin nuk mund të gjente zgjidhje kriza e dhimbshme e Kosovës. “Ti nuk e di, -më tha papritur Aristidhi,-që unë kam qenë antiamerikan, kurse me këtë gjest Amerika ma ktheu mendjen dhe i jam mirënjohës. Nuk duhet ta harrojmë se një fat i tillë çdo populli i vjen një herë në njëqind vjet. Kështu i erdhi dhe kombit shqiptar.” Nga biseda e tij atë natë do të merrja vesh se kjo ngjarje historike e kish joshur e tronditur aq shumë sa, gjithë ç’kish ndodhur e përjetuar, i kish hedhur në letër dhe prej kësaj kish dalë “Ditari i Kosovës”, që ai e kishte akoma nëpër duar. Pastaj më tregoi për revistën e tij të re “Arvanon”, që, pasi qe mbyllur “Besa”, e kish nxjerrë me shpenzimet e veta. Në kopertinën e një prej numrave të revistës, siç më tha, kish shkruar me gërma të mëdha “Edhe unë jam kosovar.”
Dhe sikur të mos mjaftonin ato që kish thënë nëpër ekranet televizive, do të duhej dhe ky gjest, që Aristidhit t’i ngrihej një stuhi tjetër reagimesh e kërcënimesh. Më kujtoi një varg artikujsh të helmatisur, të botuar kundër tij në gazetën ekstremiste “Stohos”, duke e kërcënuar bile dhe me vdekje. Pa harruar pastaj problemet dhe paralajmërimet telefonike, vënia e dinamitit makinës së tij dhe, ç’është më e çuditshme, disa zëra paloarvanitas që i kishin dërguar, duke e quajtur bukëshkalë të Helladës! Çuditërisht, gjithë rrëfimi i tij rridhte i qetë, ndonjëherë dhe me ndonjë të qeshur, por njerëzisht e burrërisht. Nuk kish tek ai zemërim e aq më tepër urrejtje, por vetëm bindje e vetëbesim në rrugën që ish future për mbrojtjen e një lufte të drejtë. Tek e dëgjoje, harroje se ai njeri e kishte vënë jetën në rrezik, se, duke u përballur me rreziqe reale, ai qe kthyer nga një intelektual, studiues e krijues, në një luftëtar të vërtetë. Ndoshta, mendoja në çastin kur morëm të ngriheshim, Arin e kish thirrur në betejat që kish ndërmarrë, kushtrimi i të parëve. Dhe në këtë mes isha i bindur se nuk kish asnjë dalldi romantike. Ishte qytetari mendjehapur, human e kurajoz që, ndonëse fati a rrethanat e kishin hedhur në një mjedis mendjengushtë e plot paragjykime, ai i qe blatuar idealit të tij human.
Me këto mendime rashë të flija, për ta mbajtur frymën të nesërmen nga dreka për tek zyra e Aristidhit. Atje gjeta plot njerëz që silleshin rreth tij. Më dukej sikur këndonte gjithë studioja nga zërat në gjuhën shqipe. Ishin disa prej miqve emigrantë të Arit, që kishin ardhur për mitingun e Kosovës, që do të organizohej të nesërmen në sheshin Omonia. Ata po përgatisnin pankarta, parulla, flamuj shqiptarë me ndihmën kryesisht të të zotit të shtëpisë, të asaj shtëpie, që e mbante gjithnjë hapur derën për vëllezërit e tij të gjakut. Aristidhi, sapo më pa, buzëqeshi, u ngrit nga tavolina dhe më futi në kthinën e bibliotekës. Aty u ulëm përballë njëri-tjetrit dhe, që me vështrim të parë, vura re një hije në fytyrën e tij. E pikasa instinktivisht se ç’do të më thoshte, veç kur dëgjova: “Ajo punë që llafosëm mbrëmë nuk bëhet…E shkelën llafin. Nuk bëhet gjë me këta mavri gazetarë…” Unë mbeta për një çast. Më tronditi pamja e Arit. “Ç’të të them,-dëgjova rishtazi zërin e tij të përvojtur.-Më vjen shumë keq që të munduaç ty të vije deri këtu. S’kemi gjë në dorë, veç të vërtetën, i dashur vëlla.”
Nuk e kisha parë ndonjëherë fytyrën e tij aq të mërzitur. Unë e njihja buzëqeshjen e Arit, jo mërzinë dhe s’dija si ta ngushëlloja për një çast. Pastaj më erdhën fjalët dhe i thashë: “E ç’është mundimi im që erdha deri në Athinë para asaj që po bën tit ok me shokët e tu këtu për Kosovën. Këtë do ta tregojë mitingu nesër!” Dhe vërtetë, mitingu i organizuar me aq kujdes dhe përkushtim, doli me sukses të plotë, qoftë nga pjesëmarrja, nga entuziazmi, nga fjalët që u thanë. I gjithë sheshi jehoi nga thirrjet për Kosovën. Tek ktheheshim, si mbaroi mitingu, dhe shihja Arin që gëzonte si fëmijë, nuk m’u ndejt pa thënë: “Unë do të isha vetëm një zë, po të na kishte pranuar ndonjë nga kanalet televizive, kurse djemtë e tu thirrën me qindra zëra!” Ari më vështronte me sytë e tij të ngrohtë dhe më buzëqeshte. Kur do të kthehesha për në Tiranë, erdhi të më përcjellë. Që në pamje të parë e lexova mallëngjimin e mikut tim. Prandaj dhe fjalët qenë të kursyera. Pastaj nxori nga çanta ca dhurata simbolike si dhe diskun me këngë arvanitase “Trandafilat e shkëmbit” dhe numrin e ri të revistës “Arvanon”. “Ky është numri i fundit,-më tha me sytë përdhe.-E mbylla me kaq dhe kjo jo për arsye financiare. Nuk jam mirë nga shëndeti, po më lënë këmbët, por jo shpirti. Tani po i jap dorën përfundimtare librit për Papa Ndonin. Më tutje s’di ç’të them.” Ishte fjala për monografinë që kish shkruar “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”, një vepër kushtuar dijetarit arbëresh e priftit misionar, i cili në vitet 60 kish identifikuar katundet arbërore të Greqisë dhe kish mbledhur, botuar e studiuar traditat e tyre popullore.
Kështu do të ndahesha me Arin te sheshi “Vathis”, atë ditë maji të vitit 1999 mes emocionesh, por dhe parandjenjash të trishtuara. Një vit më pas më erdhi lajmi se libri i Arit për Papa Ndonin ishte promovuar në prani të këtij të fundit, por në mungesë të autorit. Aristidhi ndërkohë ishte shtruar në spitalin “Evangjelizmo” të Athinës, ku disa muaj më vonë, një ditë tetori të vitit 2000, mbylli sytë përgjithnjë në moshën pesëdhjetë e gjashtë vjeçare. Mbi një mijë veta, arvanitas dhe shqiptarë, e kishin përcjellë mikun e tyre të shtrenjtë për në banesën e fundit. Pas Aristidhi kish lënë gruan, Nensin, djalin, Panajotin, vajzën, Poliksenin, dhe një varg veprash albanologjike në dorëshkrim.
Vdiq i helmuar nga udb millosheviçit me asfaline greke, se keni harruar t’a permendni
Me vjen turp dhe inat bashke qe ne shqiptaret e njohem vone Aristidh Kolen e madh. Turp me vjen edhe per punen e dobet te Akademise sone qe nuk e kishte ne rend te dites kete arvanitas te madh. Inat me vjen me intelektualet tone qe u kujtuan vone per Arin e shquar. Profesor Nasho i dashur, qe na ike, por qe ke shkruar keto Fjale te pavdekshme per Shqiptarin e Madh, Aristidhin tone. Lum ju qe do te vazhdoni te ndritni qe nga parajsa ku sot me siguri shikoni Shqiperine e Kosoven!
Aristidh Kola ishte patriot i shquar i vrare nga shovinistet Greke.Meriton respektin,dekoraten me te larte dhe nje monument ne nje zone te rendesishme te Tiranes.
Tw pa harruara dy Takime DIREKT me Krye-minoritarin tw Minoritetit-ARVANITAS-shqiptar-nw Greqi, tw pashoqin erallw,tw Minorittit-PIROTA-Shiptar-nw GREQI-tw PAVDEKSHIN-Ariatidh Kola.Falmindrit i ndruar i tw ndruarv Atdhtarw, Albert Zholi,autori i takime,mes Athinws sa,mes dhe Tiranws.Ishin vItet na mes 9otw nw Athinw sa pas 2000jws nw Tiranw. ..
.C’kni shkruajtur ju i ndruari PENW arti, Atdhtar; i ndjeri Pr. Nasho Jorgaqi,si nw Ekran Tlvizori, unw 86 vjcari, pwrjtuar ato Takime,si njw migrant Antar i shoqatws,sapo krijuar nw Athinw, migrantwt nga mbarw shqipwria me Albrt Zholin Krytar. Mirwnjohie kwtij atdhtari tw rrallw,KRYE-Pnw sot nw Tiranw sa zwdhwnws i migracionit Shqiptar sa Labwrisw-Bir i sw cilws wshtw.Mw falmi mua, gjysh 86 vjecar, tej oqanit-dtyruar Vitet pas 91-97 tws pwr atdhun tonw, rrugwt mkigracionit marrw. Sot 13 Tetor 2022, mes Toronos kwtw *TRINITRINW*shkrim-marrw.Nuk po vazhdoj dot mw tej Komentin.Falemindrit dhe*TRE komntuesv tw ndruar*,sa shprehur. *Pasuesi Veteran*me nw krah-Atarw tw Org,saj-BIJ e BIJA-Pasuese*-mes Torontos, Lokali-*BARKODE* rruga PAPE. I pwrjytshwm Ai *HERRO ARVANITAS*-Aristidh Kola sa,i ndieri PENW -Atdhetari njw jetw- I ndieri Pr. Nasho Jogaqi-tashwgimi atdhtare LWNW!
Guri Naimit D.-86 vjcr-*Pasus Veteran*-Biri Dagwllisw Naimjan ! Torono 13 -10- 2022.
Arnautet e vetequajture “Skiptare” o Arben nuk kane mesuar Historine e tyre te shkruar (scrive) qe nga koha e majmunit (monkey angl) deri ne periudhen (period angl) Osmane qe Epirotet si te Veriut (Vora greq) dhe te Jugut (Jugo sllavisht) i turqizoi me pushtimin 500 vjecare.
Aristidhi eshte Emer Greke i Arvaniteve o Arben.
Aristos greqisht ka kuptim dicka midis shume te mire dhe te persosur.
Shqip nuk egsitone.
Aristos Idhos (Aristidhi) do te thote Dicka shume e mire.
Aristo-Kratos (Arstokraci) do te thote Shtet (state italisht) i Persosur.
Aristo-Telos (Aristoteli) do te thote Fund i Persosur.
Aristo-Fanis (Aristofani) di te thote Ze i Persosur.
Aristidh Kola flet per Aleksandrin dhe Kastriotin.
Por you si Turkallvani nuk e Emertoni Polisin ne Nder te motres se Megas Aleksandros Thesaloniki por Selanik!
Kaq idiote jini Arben?
Mos kujtoni se Kombi eshte Deshire (Desire angl) dhe Gluha (Glosa e Tij) dicka e tjetersueshme.
Aleksandros greqisht do te thote Mbrojtes i Burrave.
Aleks-Andros.
E motra e Megas Aleksandros Thesalo-Nika do te thote Fitore e Fitore e Thesalise.
Fjala Fitore eshte kopje (este copy) nga gluha Latine Viktore.
Babai i Aleksandrit quhej Filipos qe greqisht do te thote Mik (amico ital) i Kalit.
Fil-Ipos.
Ipo-Potamos (Hipopotami) greqisht do te thote Kali i Lumit.
Ipodhromos (Hipodrome) greqisht do te thote Gare Kuajsh.
Aerodhromos (Aerodrome) greqisht do te thote Rruge e Ajrit.
Shqip nuk ka.
As Ere qe eshte Greqisht.
As Rruge qe eshte anglisht nga Road.
Aleksandri i Madh krijoi (criate angl) nje Afto-Kratori (Perandori “shqip”) dhe nuk ishte Idiot si puna e Aristidhit.
U quajt i Biri i Zotit apo Faraon kur u fut ne Irakun e sotem ne Meso-Potami Irak.
Dhe nuk eshte gjendur akoma (ancora ital) as edhe nje fjale “shqipe” apo sllave por vetem Greqisht.
Merhumi Athanasios (Thanas,Nashua) qe greqisht ka kuptim I Pavdekshem nuk mund te shkruante kunder politikes Arnaute te Deputetit Osmane Ismail bej Vlores, Frashellinjve, Hasaneve, Tahsimeve.
Mbiemri Jeorgaqi (Jeorgo) tregon Kombesine Greke te Tij.
Kaq per sot.
ERDOAN O MUT I THARE
TE MUNGON VEC NJE SAMAR
I BIE FYELLIT NE NJE VRIME
PUNA JOTE AFERIM
RACA JOTE GENJESHTARE
PER TU SHQIPOT SPJERDHIN FARE0
I nderuar Erdogan. Aristidh Kola me studimet e tij afroi me shume se kushdo popujt tane fqinje prej shume shekujsh. Ne Greqine e sotme ka me qindra emertime vendesh ( toponime) qe kane kuptim vetem ne shqip si Kriopigi , fshat ne Thesali qe ne shqipen gege do te thote “Pike e ftohet”, apo TANAGRA , ne gegenisht do te thote “te gjitha gra”, sepse vishen edhe sot me fustanellat arvanitese. Studimet albanologjike dhe arkeologjike vetem tregojne se greket dhe shqiptaret kane rrenje te perbashketa. Gjuha e vjeter greke ka shume fjale te perbashketa me shqipen pasi popujt tane flisnin ne lashtesi te njejten gjuhe.
I nderuar Erdogan, shtetet e sotme demokratike ndertohen jo mbi bazen e gjuhes se folur, as mbi bazen e etnise por mbi bazen e te drejtave te njeriut. Greqia qe lindi ne vitin 1831, ndoqi politiken e bashkimit te popullit mbi bazen e gjuhes te folur, mbi bazen e gjuhes greke te re te perpunuar me kujdes shkencor nga Kisha Orthodokse Greke dhe mire beri. Kjo politike ishte e nevojshme per te arritur bashkimin pasi Greqia e vitit 1831 perbehej nga etni te ndryshme , evropiane e aziatike, nga te folme e dialekte shume larg njeri tjetrit. Gjuha e re greke u be baza e bashkimit dhe lindjes se Greqise se re. Sot te vesh gjuhen dhe etnine mbi bazen e ndertimit te nje shteti do te thote te trathetosh parimet e te drejtave te njeriut dhe vete demokracine qe lindi ne trojet e Greqise te sotme.
Ky Erdogani ,nga Rumelia , e ka per krenari te na cfaqet ketu me mbiemrin e fares qe e zuri . Sic e dime mbeturina te tilla obskurantiste bizantine-otomane , qe nuk kane lidhje me helenet e lashte pa dashje na cfaqen si greke, trshegimtare te heleneve. I kujtoj ketij capaculi qe e di shume mire se: “helene quhen te gjithe ata qe pranojne shkrimet helene”. Pra kriter nuk eshte lidhja e gjakut. Nuk jam i sigurte per vazhdimesine helene te grekerve. Nqs kultura dhe filosofia e qyteterimit helenik , kujtohet dhe mesohet sot nga gjithe bota , per vlerat qe krijoi , nuk mund te kuptoj se cfare vlerash krijuese , mund te na japin “greket” e sotshem , pervec perrallave dhe intrigave te pefund.(παραμυθαδες και κομπινάδοροι) Nuk do te harroj sulmet e pafund ndaj te nderuarit Aristidh Kola dhe shqiptareve ne emisionet ku ai mbronte me argumenta ceshtjen e Kosoves. Ke nuk pati perballe , fashiste, injorante, me qendrime te stisura , prifterinj qe benin politike ( ne emer te ZOTIT ? ) e deri murgj serbe , mundesisht cdo gje antishqiptare .
O shqiptar, nuk do te kuptojne kurre “te nderuarit” si Erdogani, dhe kjo sepse nqs ka vend qe ndodhet ne BE me zbritje, keta jane fqinjet tane jugore te “homogjenizuar” me bekimin e fuqive te medha qe nuk njohin asnje minoritet dhe asgje shqiptare. Sa me mire tu sillesh, aq me te keqinj behen ne megalomanine e tyre.
O qirje endogan mere aristo eshte dicta e perkryer ,,!? Ari mos te duket- Flori …?!!!!!! O floro
Aristidh Kola eshte nacionalist i madh shqiptar. Aq nacionalist sa ishte Aristidh Kola nuk ishte as Enveri. Aristidhi ne 1983 botoi librin “Arvanitet dhe prejardhja e grekeve”. Ne Shqiperi ky liber u perkthye edhe u botua ne 2002 nga shtepia botuese 55 edhe ne 2008 nga Toena. Aristidhi ka shkruajtur shume qarte edhe hollesishem qe e gjithe Greqia nga Thesalia deri ne Peloponez (More) banohej nga shqiptaret edhe qe jane 4 milione shqiptare arvanite ne Greqi.
Akademia e Tiranes duhet te merret me arvanitet edhe me gjuhen shqipe qe eshte gjuha pellazgo-ilire edhe qe ka krijuar ne antikitet latinishten dhe greiqshten si gjuhe artificiale. Shikoni kete dokumentar per Aristidh Kolen qe i ka shkruajtur keto:
https://www.youtube.com/watch?v=UKc9QQfZP24
Aristidh Kola ka bere shume per historine shqiptare te arvaniteve edhe per kombin shqiptar duke zbuluar keto te verteta te rendesishme edhe te medha. Akademia duhet ta nderoje Aristidh Kolen per veprimtarine e tij kombetare edhe shkencore.
Po te ishin te gjithe shqiptaret aq nacionaliste sa Aristidhi atehere Shqiperia do i kishte kufijte nga Nishi e Presheva edhe deri ne Athine edhe Peloponez. Aristidhi eshte nacionalist i madh shqiptar edhe njeri shume i mire. Shume emigrante shqiptare i ndihmoi Aristidhi ne vitet 1990-ta. Edhe gazeta Dita duhet te shkruaje me shume per Aristidhin. Te gjitha televizionete dhe gazetat shqiptare duhet te flasin per Aristidhin qe ta njohin te gjithe shqiptaret kete hero te madh te shqiptarizmit.
Akademia para 1990 nuk e beri te njohur Aristidh Kolen per shqiptaret edhe as per arvanitet nuk shkruajti fare. Edhe kjo Akademia pas 1990 njelloj veproi se per Aristidh Kolen edhe arvanitet nuk shkruajti. Pse heshti para 1990 edhe pas 1990 Akademia per arvanitet?
Por Aristidh Kola ishte i vet popullit te arvaniteve edhe i njihte arvanitet me mire se sa keta historianet e huaj.
Kjo zbrazja e Greqise nga dyndjet sllave eshte vetem nje sajese e ketyre historianeve te huaj per te justifikuar prezencen masive te arvaniteve ne Greqi.
Prandaj Aristidh Kola ka shkruajtur shume hollesishem qe arvanitet jane vet greket e vjeter sepse edhe ata shqiptare qe u vendosen ne trevat e Greqise ne shekujt e mesjetes ishin ne grupe nga rreth 10 mije veta edhe qe u ftuan nga vet Bizanti edhe pastaj edhe nga Venediku. Gjithesej keta nuk ishin me shume se sa 150 mije shqiptare.
Por nga keta iken rreth 100 mije ne Itali se gjysma e arberesheve eshte nga trevat e arvaniteve te Greqise. Prandaj eshte edhe kenga “Moj e bukura More”.
Kurse ne 1800 arvanitet ishin 1 milion ne Thesali, Akarnani, Etoli, Atike, Beoti, Peloponez (More) dhe ishujt e Jonit edhe te Egjeut. Prandaj vajtjet e shqiptareve ne mesjete ne trevat e Greqise nuk e justifikojne dot prezencen masive te arvaniteve edhe eshte e qarte qe arvanitet jane vet greket e vjeter edhe per kete ka fakte me mbishkrimet e Greqise antike te kohes para 400 p.e.s. qe ato mbishkrime jane ne gjuhen pellazgo-ilire pra shqip edhe greqishtja nuk i shpjegon dot fare keto mbishkrime. Nje nga keto mbishkrimet eshte shkrimi i Lemnosit edhe kete e ka pranuar edhe Shaban Demiraj qe ky mbishkrim eshte shqip. Por kete e ka pranaur pas 1990 se para 1990 nuk flitej fare per mbishkrime ilire ose shqipe. Madje as me mbishkrimet mesape nuk jane marre akademiket e Tiranes para 1990.
Shqiperia nuk ka pasur mundesi qe te kishte aq shume banore ne shekujt e mesjetes sa te shkonin kaq shume ne trevat e Greqise. Ne 1920 i gjithe territori i Republikes se Shqiperise kishte vetem 1 milion banore kurse ne 1800 vetem 400 mije banore. Po te shtohet edhe Cameria edhe rajonet e Janines, Follorines, Kosturit, Konices atehere jane edhe rreth 250 mije banore ne 1800 pra me territorin e Republikes se Shqiperise ishin rreth 650 mije banore. Kurse arvanitet ishin 1 milion.
Dendesia e popullsise ka qene e njejte me afersisht 15 banore per km² ne te gjitha vendet e Gadishullit Ilirik ne 1800. vetem nje pjese e vogel e arvaniteve eshte me origjine nga Shqiperia kurse shumica absolute e arvaniteve jane vet pasardhesit e grekeve vjeter.
Edhe sa per informim doja te thosha qe nga 1820 deri ne 1920 pra per 1 shekull popullsia e Shqiperise u 2,5-fishua.
Edhe popullsite e Greqise, te Serbise, te Malit te Zi, te Italise, te Rumanise edhe te gjithe Europes u 2,5-fishuan ne ate kohe per 1 shekull.
Prandaj e kam shkruajtur numrin e popullsise se territorit te Republikes se Shqiperise ne 1820 me 400 mije banore edhe ne 1920 me 1 milion banor. Kosova ne 1820 ka pasur 250 mije shqiptare pra shume me pak se sa Peloponezi qe kishte 400 mije shqiptare (arvanite). Te gjithe shqiptaret nga Nishi deri ne Preveze ne 1820 ishin 1,4 milione kurse me arvanitet ishin 2,4 milione te gjithe shqiptaret bashke.
Ke dale nga tema jone tani me keto gjerat e idoeuropianistikes.
Kjo idoeuropianistika nuk eshte e vertete fare se nuk kane ardhur nga India keta popuj edhe madje idoeuropianistika zyrtare e ka ndryshuar kete teori qe prej disa dekadash edhe e ka cuar vendorigjinen e ketyre popujve gjoja idoeuropiane ne jug te Rusise edhe ne Ukraine.
Ai Skender Gjinushi eshte shoku i Ilir Hoxhes edhe Sokol Hoxhes (cunat e Enver Hoxhes). Keta jane bashkemoshatare edhe kane luajtur bashke qe kur ishin femije. Prandaj pas 1990 Ilir e Sokoli i dhane Skenderit nje parti si Partia Socialdemokrate edhe prandaj e bene kryetar te Akademise. Njerezit ne vende te larta shteterore i zgjedhin Ilir e Sokoli ne Shqiperi. Edhe ne politike Iliri e Sokoli i vendosin politikanet e larte. Ashtu vendosen edhe Sali Berishen qe ishte shoku i tyre edhe Fatos Nanon qe ishte ne institutin e komunizmit te Nexhmije Hoxhes. Kurse Edi Ramen e zgjodhen sepse eshte cuni i Kristaq Rames (skulptori i Enverit) edhe nipi i Spiro Kolekes qe ishin te aferte me Enverin e Nexhmijen por edhe me Ilirin e Sokolin. Kurse Ilir Meta eshte futur ne politike me propozimin e Sulo Gradecit tek Iliri e Sokoli sepse Sulo Gradeci ishte nga Skrapari edhe e njihte familjen e Ilir Metes edhe prandaj e vune qe i vogel ne moshe ne politike. E njejta gje eshte edhe me Pandeli Majkon se mamaja e Pandeli Majkos ka qene shoqe me Liljana Hoxhen ne Universitetein e Tiranes ku ishin te dyja profesore.
Iliret nuk kane ardhur nga veriu ne Gadishullin Ilirik por jane krijuar si popull ketu. edhe gjuha ilire eshte krijuar ketu ne Gadishullin Ilirik. Traket edhe Daket ishin vetem emra te ndryshem per fiset ilire te atjeshme. Iliret ishin i njejti popull me Traket edhe Daket edhe flisnin te njejten gjuhe edhe kete e ka shkruajtur edhe Straboni. Prandaj gjuha rumune ka aq shume fjale te njejta me gjuhen shqipe por qe keto fjale nuk jane fjale latine por jane fjale ilire. Edhe emri i Pellazgeve eshte i nje emer fise te te njejtit popull edhe prandaj quhen edhe si pellazgo-iliret. Edhe greket e vjeter veten e tyre e konsideronin si me origjine pellazge megjithese emri pellazg nuk perdorej me por fiset e grekeve te vjeter e quanin veten si jone, dore, eole, etoliane, akarnane. Por Dodona ne epir quhej Dodona pellazgjike
Ketu jane 2 video qe tregojne si fjalet e latinishtes zberthehen me shqipen edhe qe tregon qe latinishtja eshte nje gjuhe e krijuar si gjuhe artificiale nga shqipja ne antikitet:
https://www.youtube.com/watch?v=UMLAWedKmtk
Edhe kjo video tjeter:
https://www.youtube.com/watch?v=5YMHQNEB3k0
Shumica nga keto fjale latine jane edhe ne italisht sepse italishtja e ka prejardhjen nga latinishtja.
Ne kete video eshte edhe gjuhetari Agron Dalipaj te Abc News-i per zberthimin e fjaleve te latinishtes edhe italishtes me shqipen:
https://www.youtube.com/watch?v=E134JSVaZ7Y
Ka botuar edhe 2 libra Agroni per latinishten edhe italishten qe fjalet e tyre jane te perbera nga fjale te shqipes:
https://www.facebook.com/380763872649502/photos/a.500591807333374/1038279820231234/
Edhe per greqishten Agroni ka botuar nje liber qe tregon se si jane krijuar fjalet e greqishtes nga shqipja:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=408852461278114&set=a.408852407944786
Keto te verteta te medha per latinishten edhe greqishten nuk mund te mohohen dot.
Edhe qe latinishtja eshte krijuar nga fjalet e shqipes kjo eshte e qarte fare. Fjalet latine jane fjale te bashkuara te shqipes ose jane gati njelloje si fjalet e shqipes.
Keto jane disa fjale latine qe jane krijuar nga bashkimi i fjaleve te shqipes ose jane fjale te shqipes me pak ndryshime:
mente – mendja
pensare – pe nese – per te pare nese – mendon
se ne latinisht nuk ka fjale qe te jete si mendja (mente) per foljen mendon por shqipja e ka
vedere – ve re – veren, shikon
venire – vjen
libertas – liria
vita – vit – jeta, fjala shqipe vit eshte marr per ta pasur latinishtja per fjalen jeta
eta – jeta – mosha, fjala shqipe jeta eshte marr per ta pasur latinishtja per fjalen mosha
spata – shpata
studiare- shty dija – shtyn dijen – meson, e shtyn me tej diturine (edhe etimologjia zyrtare indoeuropiane keshtu e shpjegon por pa thene se keto fjale jane shqip)
memoria – me mor – te marresh ne kujtese – kujtesa
lingua – lin gua – gjuha e lindur – gjuha, e folura
dia – dita
notte – nata, ose ne gegerisht i thone edhe nota
megliore – me mire, por latinishtja e italishtja nuk e kane fare fjalen mire por shqipja e ka
dovere – do ver – do ber – duhet bere, kjo fjale eshte shume e qarte nga shprehja shqipe do bere qe dicka duhet bere edhe asnje shpjegim tjeter nuk ka per kete fjale
andare – and – end pas dickaje – shkon
prendere – pre nder – merr nder – merr nder duar dicka – merr, pre ne shqip eshte preja pra dicka qe eshte marr
membran – me mbron – te mbrosh – cipa qe mbron rreth e rrotulle
sapere – zap – dicka qe e ke, e di – di, te dish gjera
eruditus – e ru dit – e ruan diturine – nje njeri qe di shume edhe e ruan diturine
comprare – kom prur – dicka eshte blere – blen
cascada – ka shka – ka shkare – ka rene – renja e ujit
banditore – ban dit – ban te ditur – lajmetari qe ben te ditur lajmet
ludere – luj – luaj, te luash
stimulus – shti mu lu – shtin mu lujt – shtin per te levizur – hosteni, edhe hosteni perdoret per te shtyre kafshet ne bujqesi
terra – terr – e erret pra terr – toka, edhe toka eshte e erret
Eshte shume e gjate lista e fjaleve latine sepse e gjithe gjuha latine eshte e krijuar si nje gjuhe artificiale nga gjuha pellazgo-ilire pra shqipe afersisht ne vitet 400 p.e.s. Edhe shembulli per te krujar latinishten ishte greqishtja sepse gjuha greke eshte krijuar si gjuhe artificiale ne Athine para gjuhes latine. Latinishtja ishte vetem gjuha e qytetit te Romes edhe e fshatrave rreth Romes. Nuk ka gjuhe qe te jete vetem ne nje qytet. Edhe kjo e tregon qarte qe latinishtja eshte nje gjuhe artificiale qe u krijua nga gjuha pellazgo-ilire pra shqipe.
Keto jane disa fjale te tjera latine qe shpjegohen edhe zberthehen me gjuhen shqipe:
pausa – pa u za – pa u zene me dicka – pa u marr me dicka – pushim, kuptimi i fjales latine pausa eshte shume i qarte ne gjuhen shqipe sepse perbehet fare qarte nga keto fjalet e shqipes
mandare – ma nda – me nda ose me shpernda – i kalon gjera dikujt tjeter
acqua – akull – uje, fjala shqipe akull eshte marr per ta pasur latinishtja per ujin
apparere – a pare – asht pare – eshte pare – dicka duket
pro, per – per, njelloj si ne shqip eshte edhe ne italisht per ose edhe ne latinisht pro qee eshte vetem pak e ndryshuar
producere – per duk – per dukjen e dickaje – per krijimin e dickaje – prodhon
capire – kap – kupton, e kap dicka me mendje pra e kupton
mela – molla
liga – lidhja
strata – shtra – shtruar – rruga, edhe rruga eshte e shtruar
opera – vepra
castellum – ka shtjell – ka mbeshtjell – keshtjella, edhe keshtjella eshte e rrethuar pra e mbeshtjellur me mure
accendere – a qe ndez – ndez dicka, edhe kjo eshte shume qarte ne shqip
celebrare – cel e ba – cel e ba lojen – hap edhe ben lojen e ceremonise
apertum – apur – hapur
varianza – var – varet – varesia ose varianca, edhe varianca tregon varesine prej dickaje
mignatta – mi njit – mi ngjit – shushunja, edhe shushunjat ngjiten pra kjo fjale eshte shume e qarte
compiere – kom bere – e bere, e perfunduar – perfundon
manum – me an – me ane – ne ane te krahut – dora
inventarium – in vent – ne vend – numerim i gjerave ne nje vend, inventari
piccolo – pik – i vogel, fjala pike/pika e shqipes eshte marr per te krijuar fjalen i vogel ne italisht
abolire – a bo le – asht bo lenja e dickaje – heq, kjo fjale e ka kuptimin shume qarte ne shqip
iniziare – i nis – nis dicka – nis, edhe kjo fjale latine eshte shume qarte qe e ka kuptimin ne shqip
iniziativa – i nis – nisja
nobile – njo be – njohur ben – fisnik, edhe fisniket jane njerez te njohur pra aristokrate
Ka edhe shume fjale te tjera latine qe shpjegohen me gjuhn shqipe sepse e gjithe gjuha latine eshte nje gjuhe artificiale e krijuar nga gjuha shqipe ne antikitet.
Edhe qe ta dini ajo gjuhesia indoeuropiane eshte e gabuar sepse ashtu e ka bere elita qe sundon boten pra Illuminati. Te verteten e fsheh Illuminati.
Prandaj edhe te gjitha mbishkrimet ne gjuhen pellazgo-ilire si mbishkrimet etruske, umbre, oske, mesape por edhe mbishkrimet e grekeve te vjeter qe njihen si mbishkrimet e doreve, joneve, eoleve por edhe te eteokretasve edhe madje edhe lineari B jane te gjitha ne gjuhen pellazgo-ilire edhe lihen ne hije nga shkenca zyrtare sepse Illuminati nuk do qe te dali e verteta qe keto mbishkrime jane shqip edhe qe shqiptaret jane pasardhesit e pellazgo-ilireve qe kane krijuar edhe latinishten e greqishten si gjuhe artificiale ne antikitet.
Eqrem Cabej edhe Aleks Buda i dinin te gjitha keto. Por Eqrem Cabeut nuk i lejonte Enver Hoxha qe te shkruante per keto sepse Enveri merrte urdhrat nga Londra edhe per shkencat e historise edhe te gjuhesise edhe duhej te shkruhej ne librat ato qe thoshte Londra (Illuminati) edhe kjo ishte qe pellazgo-iliret te pershkruheshin si popull qe nuk e ka shkruajtur gjuhen e vet edhe rrjedhimisht gjoja nuk paska asnje shkrim te gjuhes shqipe nga antikiteti. Kjo eshte loja e ndyre e Londres (Illuminatit) me historine edhe gjuhesine e shqiptareve. Mos harroni qe Londra pra Illuminati e ndau Shqiperine ne 1913. Edhe Greqine si shtet Londra (Illuminati) e krijoi edhe asimilimin e arvaniteve Londra (Illuminati) e komandoi.
Cabeu e dinte mire qe latinishtja edhe greqishtja jane gjuhe artificiale te krijuara nga gjuha pellazgo-ilire edhe qe shpjegohen edhe zberthehen me gjuhen shqipe edhe vetem me gjuhen shqipe. Edhe per gjithe ato mbishkrimet pellazgo-ilire e dinte Cabeu. Mbishkrimet etruske po se po qe i dinte mire Cabeu qe ato lexohen me gjuhen shqipe. Por edhe per mbishkrimet mesape qe mesapet jane pranuar si ilire nga shkenca zyrtare nuk shkruajti fare Cabeu por vazhdonte me ate thenjen sikur gjoja iliret nuk e kane shkruajtur gjuhen e tyre edhe nuk paskan lene mbishkrime.
o kopjac
i ke shkruajtur në 3 a 4 faqe të ndryshme kto.
ndryshoji çik të paktën
Nuk Jane per ty ?+ keto. Jane per lexuesin!
pa merak se i lexoj dhe un fjalët e tua. gjysma budalliqe gjysma sakt.
gjithsesi shyqyr që stë ka censuruar dita. se ka ca koh që mua po më censuron
Fjale te tjera latine edhe shpjegimet me shqipen:
venerare – ve ner – ve nder – nderon
veneration – ve ner – ve nder – nderim
opera – o ber – osht ber – vepra
abbandonare – a ba ndon – asht ba ndan – eshte bere ndare – le dicka, lenja e dickaje eshte koncept shume i qarte qe gjuha shqipe e shqipjegon shume sakte per kete fjale te italishtes edhe latinishtes
iniziare – i nis – nis dicka – nis, edhe kjo fjale latine eshte shume qarte qe e ka kuptimin ne shqip
rival – ri bal – rri ball – rri perball – kundershtar
semplex – s’e mpleks – nuk e perzien – e paperziere – thjeshte, kjo fjale latine e ka shpjegimin shume te qarte ne gjuhen shqipe pasi eshte e perbere nga fjale te shqipes edhe ne italisht kjo fjale eshte semplice pra vetem pak me ndryshe nga fjala latine semplex
surdus – s’u ndi – nuk u degjon – shurdh, fjala latine surdus eshte vetem nje kopje e fjales shqipe shurdh edhe shpjegimi shurdhi – shundi – s’u ndi – nuk u degjon eshte shume i sakte per kete fjale. Ne italisht kjo fjale eshte sordo pra vetem pak me ndryshe se sa fjala latine surdus
sempre – s’e mpre – nuk e pret – e paprere – e tere – gjithemone, edhe kuptimi i fjales gjihemone eshte nje kohe e pandare edhe shpjegimi i kesaj fjale me gjuhen shqipe eshte shume i qarte sepse jane fjalet e shqipes ato qe e perbejne kete fjale latine edhe italiane
Ne greqisht fjala gjithemone eshte “panda” edhe shpjegohet – pa nda – e pandare – kohe e pandare pra gjithemone. Edhe fjala greke “panda” qe domethene gjithemone eshte e perbere nga fjale te gjuhes shqipe edhe ky shpjegim me shqipen eshte shume i qarte.
domanda – do ma nda – do ma nda nje pergjjigje – pyetje
concept – kon cept – kon qept – kon e qepur – mendime te qepura ose lidhura bashke – koncept
securus – se kur – si gur – sigurt, ne italisht fjala latine securus eshte sicuro kurse ne dialektin venecian te italishtes eshte siguro, edhe kuptimi i kesaj fjale eshte shume i qarte ne shqip sepse shqipja e ka vet kete fjale edhe fjalet si edhe gur i ka vetem shqipja edhe krahasime me gurin pe gjera te sigurta eshte shume i arsyeshem edhe i qarte
curia – ku ri – vendi ku rrinte udheheqja politike e Romes ne antikitet, edhe kjo fjale eshte shume e qarte ne shqip
colonia – ko lon – ka lene – eshte lene – kolonia, edhe kolonia eshte nje vendbanim i themeluar pra nje vend qe eshte lene per t’u banuar
allargare – a larg – asht larg – largon
complex – kom pleks – eshte e mpleksur – e perziere, kompleks
completare – kom plet – kom plot – eshte e plote – ploteson, edhe kjo fjale latine eshte shume e qarte qe perbehet nga keto fjalet e gjuhes shqipe
seria – së ri – së rish – nje gje e bere prap ose e perseritur – seria, gjuha shqipe e ka fjalen “ri” edhe fjalen “së” kurse latinishtja nuk i ka keto fjale edhe prandaj nuk mundet dot latinishtja qe ta shpjegoje fjalen e vet seria, por shqipja i ka te dyja keto fjale edhe e shpjegon shume sakte kuptimin e fjales seria