Nëse hapim kronikën e zezë të mediave tona, titujt që bien në sy kanë një lloj ritmi të tipit: “U vra me atentat biznesmeni X.”, “U mor peng në mes të rrugës biznesmeni Y”, “U arrestua nga SPAK-u për pastrim parash biznesmeni Filan..” apo “Ekstradohet biznesmeni Fistëk i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge”
Fjala “biznesmen” sjell ndërmend një sipërmarrës, një investitor, apo një inovator; dikë që krijon vende pune, menaxhon njerëz e procese të ndërlikuara, merr përsipër rreziqet e tregut. Ne po emërtojmë një kategori hibride mes oligarkut, trafikantit, sekserit politik dhe protagonistit të kronikës së zezë.
Për vite me radhë u fol për kampionë të zhvillimit, vizionarë të ekonomisë së tregut dhe “histori suksesi”. Na treguan godinat që ngriheshin drejt qiellit me arkitektët më të mirë në botë, vila e hotele që pushtonin bregdetin, koncesione, PPP, licenca ekskluzive dhe tendera me flamur kombëtar. Djem të shkathtë, me dy klasë shkollë por të “bërë vetë”, që kishin nisur nga zeroja po ndërtonin kulla e fshatra të tëra turistike.
Por më pas erdhën dosjet: SKY ECC, EncroChat, FBI, Europol, Eurojust, përgjimet, dëshmitë, hetimet, sekuestrimet dhe arrestimet.
Tashmë fasada ka rënë plotësisht. Sot, regjistri më i besueshëm i biznesit të madh shqiptar është SPAK-u dhe jo Agjencia e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) apo Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Tashmë Dhoma e vërtetë e Tregtisë së Shqipërisë duhet konsideruar, përnjëmend, SPAK-u, sepse vetëm aty gjenden lidhjet e vërteta të pronësisë, ortakët e padukshëm, financuesit realë dhe burimet e vërteta të parasë.
Aty zbardhet qartësisht se si shumë nga “kapitalistët” tanë më të mëdhenj nuk janë gjë tjetër veçse ndërmjetësues të krimit të organizuar, pastrues të parave të narkotrafikut dhe përfitues të fondeve publike përmes tenderave të paracaktuar.
SPAK-u tregoi se pas shumë ngrehinave që shkojnë drejt qiellit apo projekteve turistike që kafshojnë pjesë nga parqet kombëtare në bregdet, nuk qëndron dora e fshehtë e tregut, por dora e përgjakur e krimit dhe firma e korruptuar e zyrtarit shtetëror që u ka hapur rrugë. Ndaj akumulimi i kapitalit nuk vjen nga konkurrenca, talenti, produktiviteti, djersa apo inovacioni, por nga trafiqet, afërsia me pushtetin dhe privilegji politik, kontrolli i territorit me dhunë, apo aftësia për të qarkulluar para me origjinë të errët.
Ndoshta është koha të heqim dorë nga eufemizmat dhe ta quajmë këtë sistem kaka-pipi-talizëm sepse nuk ka lidhje me kapitalizmin klasik.
Kur sheh se si zyrtarë të lartë, drejtorë e deri te ish-ministra e më sipër përfundojnë në pranga apo nën akuzë thjesht sepse kanë bërë rrobaqepësin e ligjeve dhe licencave për këta ‘pis-nesmenë’ të natës e nëntokës, e kupton që shteti është në shërbim të këtij modeli.
Ata që fërkojnë duart sa herë dëgjojnë se para të bollshme të krimit po hyjnë në Shqipëri janë naivë ose thellësisht imoralë, sepse zgjedhin të injorojnë koston reale që këto para i imponojnë shoqërisë.
Paratë e pista nuk hyjnë kurrë të vetme; ato sjellin me vete korrupsionin dhe kriminalizimin e shoqërisë. Ato gjithashtu po rrisin artificialisht çmimet e tokës, apartamenteve dhe qirave, duke i bërë të papërballueshme për qytetarët e zakonshëm.
Dëmi më i madh që ky “krimo-talizm” po i bën Shqipërisë është moral dhe strukturor sepse kultivon një kulturë pandershmërie ku pasuria nuk lidhet më me inovacionin, produktivitetin apo punën.
Asnjë kapital i ndershëm nuk konkurron dot me paratë që nuk kanë kosto dhe hidhen pa vrarë shumë mendjen sepse vijnë nga trafiku i drogës a veprimtari kriminale. Inovacioni, komeptenca dhe eksperienca nuk konkurron dot me vendimet e Këshillit të Ministrave të qepura me porosi sipas masës trupore të kriminelit të radhës.
Në këtë kuptim, paratë e pista nuk janë karburant për zhvillimin. Faktikisht janë një acid që gërryen ngadalë themelet morale mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e zhvilluar.
Kapitalizmi i vërtetë nuk është sundimi i të pasurve mbi të tjerët dhe as e drejta e dikujt për t’u pasuruar shpejt me çdo mjet e pa skrupuj. Në një ekonomi tregu fiton ai që u shërben më mirë konsumatorëve, jo ai që ka mik kryeministrin, kryetarin e bashkisë apo kapon e bandës.
Biznesmeni i vërtetë është ai që pasurohet duke krijuar vlerë për të tjerët duke marrë përsipër rreziqe që të tjerët nuk guxojnë t’i marrin. Prandaj si fillim le t’i thërrasim gjërat me emrin e tyre të vërtetë.
Ata që vriten nëpër atentate, ata që kapen me armë nëpër makina të blinduara dhe ata që pastrojnë paratë e krimit me leje ndërtimi në xhep, nuk janë “biznesmenë”. Janë thjesht parazitët e një sistemi të kalbur.
SPAK-u ka bërë një punë të mirë duke na treguar tashmë skanerin e këtij tumori. Por që ky vend të ketë kapitalizëm të vërtetë, nuk mjaftojnë vetëm disa prokurorë. Duhet që shoqëria, votuesit dhe ata pak sipërmarrës të ndershëm që kanë mbetur, të përmbysin logjikën e këtij “krimotalizmi” që po na merr frymën.
Përndryshe, e gjithë shoqëria jonë do mbetet thjesht një shtojcë e kronikës së zezë.
Marrë me shkurtime nga EXIT

Shkrim j përsosur që ua thyen hundët këtyre palo pisnesmenave, që të pa brekë i zuri nata, he milionerë i bëri dita. Këta lloj pisash janë ca ngordhalaqër që i përgjunjen poshtërsisht dhe janë gati t’i lëpijnë dhe sumatriçen kryeboshkiakut, kurse me konsumatorin bëjnë rolin e cubat, bile arrijnë deri aty sa i dhunojnë e i kërcënojnë me armë si në rastin e dy ditëve më parë ke mali i rob…qirit në Golem.
” Ujku, ujku..” bertiste Baroja, dhe me vrap tufa e te paditurve shkonte andej nga tregonte Baroja…Ndersa Baroja shkonte ne drejtim te kundert dhe fuste “nje meszh ne shishe” dhe e hidhte ne det…
” Ujku, ujku….” bertiste baroja tjeter, dhe yrysh turma tjeter, dhe ky perseri ” mesazh ne shishe” dhe e hidhte ne det… U lodhen tufat e te paditurve qe shkonin sa andej kendej, por ujku nuk po kuptohej se kush ishte dhe sa ishin…
Kur filloi ujku te ” cante qiellin ” me kulla , turma e te coroditurve nga ” maratona e Baros”, nuk mund ti besonin syve, ishin aq te lodhur sa skishin fuqi te shuronin… ” Metoda Trump”…!
Fjala Bisnesmen eshte si BESA e Rames. Ne mjedisin shqiptar perdoret per te veshur me Frak kriminelet,,drogaxhijt,kontrabandistet,korrupsionistet e sukseshem.Ne gjuhesi quhet Eufemizem.
Psh.kafshen me te rendomte ne Rusi,Ariun e pyllit,populli rus nuk e therret me emrin e pare.Madje e kane humbur emrin e dikurshem.E therrasin me perkedheli-Medvjed,dmth.ngrenes mjalti,,QE TE MOS I MBETET HATERI ARIUT.
Ariu ishte ne dileme: ” te vazhdonte karrieren apo te krijonte familje”. Eshte nje thike me dy presa duke marre parasysh se arinjte nuk ciftezohen gjate periudhes letargjike….. Atehere cfare vendosi Ariu?!
Ariu vendosi qe ne vere te krijonte familje, ndersa ne dimer te bente sikur punonte, se faktikisht ishte ne letargji!
Iluzionet i paskeni ne tonelata.
Ka mbi 35 vjet qe ndodh dhe nuk doni ta thirrni si ka emrin, kapiltalizem.
Jo po Tranzicion jo dengla bla bla.
Jo kapiltalizem, eshte KAPILTELIZEM, ME KUPTON ME DIPLLOMA FALLCO TE SHKOLLES SE MESME DHE JO ME TE PRETENDOSH PER SHKOLLEN E LARTE…
Jemi kapitalism po sistemi ka hierarki dhe Shq. e vogel smund te ket kapitalizmen gjys-demokratike si kane superfuqit a vendet e medha.
SI vend i vogel me dizavantazhe na bie per hise kapitalizma si KOLONI.
Ne kte kuader qellimi qiviris kukull e nderkombtarve eshte te Normalizoje TE KEQEN.
Interesant. Mendimet i ke të mprehta, por te drejtshkrimi qënke zero me xhufkë!
STRANGE..! Ashtu mendoj dhe une, ” Futja para, te cafsha ballin”, te mprehte si sopata”
” Hajt dru me pre, bre!!….”
Shkrim i shkelqyer qe ve ne dukje thelbin e pushtetit sotem Rama me krimotalizmin e tij me kete rrace “Bisnesmenesh”
Sa me pelqen Sharon Stone tek ” Basic Instict”, e paperseritshme….
Po sikur nje Agjenci Nukleare ta drejtoj nje femer? Si do te mendoje ti, do rritej niveli i shperthimit nuklear, nqs do te vuante nga PTSD?
Po sikur nje grup femrash qe ” Ne emer te popullit je i denuar me homogjenitet te perhershem”, te drejtonte agjencine e investimeve strategjike, per te vetmin fakt se partneret e tyre nuk dine …SHQIP?///
Ky është sistemi që i shkon më mirë popullit shqiptar barbar dhe injorant! Nuk jemi këtu në Suedi. kemi të bëjmë me xhahila që vetëm “xhaxhi” i bënte zap. Pa folur pastaj që Berisha, Nano, Meta dhe Rama janë po aq perversë në shpirt. Pra këtu krimi, korrupsioni dhe droga janë në shtëpînë e tyre. Prandaj ky vend nuk do bëhet kurrë. Se në fund të shoqërisë, në 20 për qind të saj gjenden të ndershmit dhe të drejtët. Që mbyten nga 80 përqindëshi lart që arrin deri në kryet e vendit. Kurrë nuk ka për tu bërë Shqipëria. Të lumtur ata që janë larguar përfundimisht.
ke te drejte ” xhaxhi”, por kur 80% punojne ne fshehtesi, pa folur, pa dhene shpjegime, pa firmosur, edhe 20% ja kthen me te njejten monedhe, motrave te tij Rozafave, ja prish ” Keshtjellen e lumturise” naten. Me kupton ” Xhaxhi”, ketu vllaznia eshte ndare : 1 grup i tironsave me ” Meme ne Fb” dhe vllaznia e Reichtag III.
MEME i Fb, punon diten, Reichtag III, shkaterron naten, hajde merre vesh ti cfare ndodh….
Një nga shkrimet më të mira që kam lexuar kohët e fundit. Marrë nga “Exit”?! Mua ky shkrim më kujtoi kohët e arta të Ditës me Arben Dukën dhe Viktor Malajn. Në fakt veçse personi me pseudonimin Malaj, shkruante artikuj të këtij niveli. Sidoqoftë kjo analizë e nxjerr mbretin lakuriq. Ky është realiteti, që duan ta fshehin politiqenët shqiptarë me fjalët demokraci, sovrani etj etj!
Mbase edhe Malaj e ” futi djallin ne shishe” , ” mesazhin”, desha te them ( me falni per lapsusin), dhe e hodhi ne det, por se kuptova se sa here genjeu per vendodhjen e ujkut…?!
Paçim sa më shumë mëndje të ndritura që na ndriçojnë rrugën dhe na bëjnë më njerëzorë dhe më komunitarë!