Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Blerja e një apartamenti, mision i pamundur: Një të riu i duhen afro 19 paga vjetore, rekord në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Blerja e një apartamenti, mision i pamundur: Një të riu i duhen afro 19 paga vjetore, rekord në Europë
EkonomiLajmi i fundit

Blerja e një apartamenti, mision i pamundur: Një të riu i duhen afro 19 paga vjetore, rekord në Europë

Published: October 1, 2025
Shpërndaje

Blerja e një apartamenti në kryeqytet është bërë një mision i pamundur për shumë individë, që i sigurojnë të ardhurat e tyre përmes pagës si në sektorin privat ashtu dhe në administratën publike. Çmimet e apartamenteve vitet e fundit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa pagat, duke zgjatur më shumë kohën që duhet punuar për të siguruar një shtëpi tënden.

“Monitor” ka përllogaritur treguesin e përballueshmërisë së strehimit, apo aftësisë blerëse për banesë, që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror.

Në vitin 2014, një apartament kushtonte mesatarisht 820 euro për metër katror, sipas të dhënave nga KeyData, një njësi që gjurmon ecurinë e shitjeve dhe çmimeve të apartamenteve në kryeqytet. Në atë vit, paga mesatare reale (e indeksuar me inflacionin ku si bazë është viti 2020) ishte rreth 51 mijë lekë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Një apartament 70 metra katror kushtonte rreth 56 mijë euro.

- Publicitet -

Në atë vit kursi ishte në disavantazh të blerësit, pasi euro këmbehet mesatarisht me gati 140 lekë dhe si rrjedhojë, një apartament, i konvertuar në monedhën vendase kushtonte rreth 8 milionë lekë. Për të blerë një shtëpi nevojitej që individi të punonte mesatarisht 13.1 vite.

Në vitin 2024, çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë ishte 2100 euro për metër katror, ose gati tre herë më i lartë se një dekadë më parë. Shtrenjtimi i çmimeve ka qenë veçanërisht i shpejtë në tre vitet e fundit, me mesatarisht 30-40% në vit, sipas të dhënave nga Keydata deri në vitin 2023 dhe Bankës së Shqipërisë, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve të apartamenteve sipas indeksit Fischer, në 2024-n.

Një apartament 70 metra katror kushton 147 mijë euro, nga 56 mijë euro një dekadë më parë. Ndonëse paga mesatare ka arritur në 77.5 mijë lekë/muaj, paga mesatare reale (e indeksuar me inflacionin, çka mat fuqinë reale blerëse) ishte 66.1 mijë lekë, për shkak të shtrenjtimit të fortë të çmimeve vitet e fundit, që bën që paga të shpenzohet më shpejt për blerjen e të njëjtave produkte.

Një avantazh për blerësin në 2024-n është rënie e euros, që u këmbye me rreth 100.7 lekë, si mesatare vjetore, sipas Bankës së Shqipërisë, që ka amortizuar deri diku shtrenjtimin e fortë të çmimeve të apartamenteve.

I konvertuar në lekë, një apartament 70 metra katror kushton 14.8 milionë lekë, nga 7.8 milionë lekë një dekadë më parë. Për të blerë këtë apartament tashmë duhen gati 19 paga vjetore reale bruto (18.6), ose gati 6 vite më shumë sesa një dekadë më parë.

Duke e llogaritur më pagën nominale për vitin 2024 (77.5 mijë lekë në muaj) do të duheshin 15.9 vite punë për blerjen e një apartamenti në 2024.

Në praktikë, kjo do të thotë se një i ri ose një familje që mbështetet vetëm në të ardhurat nga puna e tyre e ka gjithnjë e më të vështirë të sigurojë një shtëpi. Pabarazia midis ritmit të rritjes së çmimeve të banesave dhe rritjes së pagave po thellon problemin social të strehimit, duke i shtyrë shumë qytetarë drejt qirasë afatgjatë ose emigracionit, ku mundësitë për të blerë një shtëpi janë më reale.

Arsyet e rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave lidhen me disa faktorë si shtrenjtimi i kostove të ndërtimit për shkak dhe të përmirësimit të cilësisë, rritjes së pagave të punonjësve, përqindjes së sipërfaqes që u jepet pronarëve të tokës, shtimit të taksave të Bashkisë, si taksa e strehimit, infrastrukturës, apo dhe shtrenjtimi i çmimeve të referencës dy vitet e fundit që shtoi automatikisht taksat e strehimit dhe ndikimit në infrastrukturë, që ndërtuesit i kaluan menjëherë në çmim. Një tjetër faktor i rëndësishëm që ka frytë çmimet ka qenë dhe ekonomia informale, si pastrimi i parave, apo kërkesa e lartë që vjen nga paratë e korrupsionit. Një element shtesë është dhe kthimi i vendit në destinacion turistik që ka nxitur kërkesën nga të huajt, por ndikimi i këtyre të fundit ka qenë kryesisht në bregdet.

Do një shtëpi, puno shumë më gjatë se në Europë

Për të ofruar një panoramë më të detajuar mbi përballueshmërinë e strehimit, edicioni i këtij viti i Property Index nga Deloitte përfshiu një analizë krahasuese të përballueshmërisë së banesave në pronësi në disa qytete të përzgjedhura europiane. Të dhënat për Tiranën munguan në këtë analizë, teksa kryeqyteti u përmend në një tregues tjetër, si një nga qytetet me rritjen më të shpejtë të çmimeve në Europë.

Vlerësimi bazohet në qytete ku janë të disponueshme si të dhënat për çmimet mesatare të ofertave për banesa të reja, ashtu edhe të dhënat për pagat mesatare bruto. Përballueshmëria llogaritet si numri i pagave mesatare bruto vjetore që nevojiten për të blerë një apartament të standardizuar të sapondërtuar me sipërfaqe 70 m². Ky tregues ofron një kuptim më të qartë mbi sa i arritshëm është zotërimi i një banese për banorët vendas dhe nxjerr në pah diferencat e përballueshmërisë brenda dhe mes vendeve.

Sipas të dhënave të mbledhura nga zyrat kombëtare të Deloitte, qyteti më pak i përballueshëm në këtë sondazh është Amsterdami, ku banorëve u nevojiten 15.4 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament 70 m² – një rritje e lehtë prej 0.3 krahasuar me një vit më parë. Pas tij renditet Athina, me 15.3 paga vjetore, ndërsa në vendin e tretë është Praga, ku duhen 15 paga vjetore për një banesë të ngjashme.

Në nivelin vijues të përballueshmërisë (14.0–14.9 paga vjetore) renditen qytete si Košice (14.2) dhe Brno (14.0). Në grupin tjetër, me 12.0–13.9 paga vjetore, bëjnë pjesë Banská Bystrica (12.8) dhe Bratislava (12.3).

Qytetet ku përballueshmëria llogaritet mes 10.0 dhe 11.9 pagave vjetore përfshijnë Lubljanën (11.7), Selanikun (11.4), Budapestin (11.4), Ostravën (10.9), Londrën e brendshme (10.8) dhe Roterdamin (10.1).

Në skajin më të përballueshëm të spektrit, banorët e Odense në Danimarkë dhe Torinos në Itali kanë nevojë vetëm për 4.9 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament të ri – duke i bërë këto qytete më të përballueshmet në krahasim. Të tjera qytete me përballueshmëri relativisht të lartë janë Mançesteri (5.3), Aarhus (5.8) dhe Katoëice (7.1).

Sipas raportit, është e rëndësishme të theksohet se përballueshmëria e strehimit formësohet jo vetëm nga çmimet e pasurive të paluajtshme, por edhe nga niveli i pagave lokale. Në disa raste, edhe qytetet me çmime të larta mund të ofrojnë përballueshmëri më të mirë falë rritjes së të ardhurave mesatare. Për këtë arsye, balanca mes rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të kostos së banesave mbetet një faktor thelbësor që përcakton aksesin në strehim në mbarë Europën.

Duke i përshtatur këto të dhëna me kryeqytetin shqiptar rezulton që Tirana, e matur si me pagën nominale (15.9 vite) ashtu dhe me atë reale (18.6 vite) është ndër më të shtrenjtat në Europë, e matur me fuqinë blerëse, sipas përllogaritjeve të “Monitor”.

Një vlerësim i ngjashëm është nxjerrë dhe nga njësia e të dhënave krahasuese globale, Numbeo, sipas të cilit Shqipëria Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 vite pune për të blerë një apartament. Kjo kohë është më e gjata në të gjithë Europën, sipas treguesit Numbeo, që llogarit indeksin e çmimit ndaj të ardhurave, që mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, për mesin e vitit 2025.

Në vende ku këta tregues janë të lartë, strehimi shihet si i papërballueshëm, çka lidhet me rritje të kostove të jetesës, vështirësi për të rinjtë që të blejnë një shtëpi dhe shpesh me shtim të emigracionit. Ky indikator përdoret gjerësisht për të vlerësuar krizën e strehimit dhe presionin që kanë qeveritë për të ndërhyrë me politika mbështetëse, si subvencione, kredi të buta apo rritje të ofertës së banesave të reja.

Ndërsa në Shqipëri, ndër më të varfrit e Europës për të ardhurat për frymë dhe pagën minimale e mesatare, treguesi i vetëm që po përdoret është “mburrja” se është rritur vlera e pronës, apo se çmimet e apartamenteve do të dyfishohen kur vendi të hyjë në Bashkimin Europian!

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Patriot says:
    October 1, 2025 at 10:16 am

    Ku eshte habia ketu? Ne te gjithe boten kredia per blerje shtepie eshte 20-25 vjecare per ata qe kane rroga mesatare dhe me te larta. Ata qe kane rroga minimale jetojne me qera 60% e popullsise. Ne shqiperi pune ka por nuk ka specualista, pra nuk duane te punojne, kafe 3 here ne dite ne lokale, te gjithe makina per te shkuare te kafja e lagjes, tani duane dhe shtepia te reja e te lira. Habia eshte qe nherezit ikin per dite nga shqiperia dhe ndertimete shtohen, kushe I blene?? Dikure Berisha, ne kohen e piramidave, berri thirrje qe leket tona jane te pastra, per dy jave falimentuane. Tani udhehaqesi global Rama bene thirrje, bleni shtepia se do te rrisime cmimet. Duket e njejta situate, vetem forma ka ndryshuare, permbajtia eshte e njejte.

    Reply
  • Shqiptar says:
    October 1, 2025 at 10:37 am

    Por e blen ne Tirane, kryeqyteti ballkanit.
    Me sherbime perfekte ndaj popullsise, si psh sherbimi sanitar, pastrimi ambientit, sherbimi publik.
    Prandaj do rriten cmimet…!!.

    Reply
  • aventurjeri says:
    October 1, 2025 at 11:35 am

    Po kush e shpuri Tiranen dhe Shqiperine ne kete situate?
    Te gjitha sa thuhen jane demagogji dhe genjeshtra. Aalizoni dhe thuajeni rolin e Edi Rames dhe Erjon Velise qe situata e strehimit precipitoi e tille. Sot hapur Rama po ben sekserin e shitjes se apartanenteve me cmime aventureske. PSE??????

    Reply
  • Tok e xanun says:
    October 1, 2025 at 11:36 am

    Me se normale,,ketej duhen nga 20-25 vjet kredi,,per nje shtepi tek 120mij -140 mij euro,,,ku eshte cudia,,,dhe Jo ne Mes milanos apo mes torinos,,me ndonje province te humbur,,,,shqipet e din shpine per 4-5 vjet,,,lesh lesh

    Reply
  • Vl says:
    October 1, 2025 at 11:44 am

    OK re toke e xanum po nuk n’a thua sa i ngelen nga rroga po ti heqesh kredin ati ne milano apo torino. Ktu eshte cudia o lum djali.

    Reply
  • Një shqiptar në Itali says:
    October 1, 2025 at 8:27 pm

    Atij në Torino e Milano, pasi paguan këstin e kredisë, i mbeten dy të tretat e rrogës, por këstet vazhdojnë deri në 25-30 vjet , pra më gjatë se në Shqipëri . Në Tiranë shtëpia e re, pallati i ri, blihet për 130-150 mijë euro, ndërsa në Milano 400 mijë e lart . Kudo në Evropë, të blesh shtëpi është sakrificë e madhe .

    Reply
  • Tok e xanun says:
    October 3, 2025 at 11:57 am

    Po sa i ngelen o shqipe,,,uj dritta gaz,siguracion veshje eshqim,,ngelen lesht e bythes,,nuk eshte si puna juj QE pagini 100 mij lek siguracion per AMG 5 mij kubik,,,

    Reply
  • gjergji says:
    October 4, 2025 at 1:30 pm

    Megjithate Shwiperia ka cmimin ne te ulet ne Europe te shtepive.Ne qe jetojme jashte e dime realitetin e nuk besojme ne kto mashtrime gazetareske.

    Reply
  • Gjergji says:
    October 5, 2025 at 10:16 am

    O shqiptar i Milanos;ke te drejte,por gazetsria ne dhqiperi mashtron e mamipulon pdr cdo problem e jo me ne at qe eshte jetik blerja e shtepis.E perseris askund ne Europ cmimi i shtepijave nuk eshte lire se sa ne Shqiperi.Italia eshte vend fukara,ku pagesat mujore me e ulta deri tek mesararja (sipas raportimeve zyrtare shteterore itsliane ) valvitet nga 1070 euro me e ulta e rreth 1600 euro mesatarja kombetare italiane.Nuk besoj se te mbeten 2/3 e rroges ne xhep!!???.Edhe sikur paguan kestin e kredis 1000 euro ne muaj pas 30 viteve ti ke paguar vetem 360000euro te llogaritura pa interesa bankare apo inflacion.Trego te verteten se Italia eshte vendi me fukara ne Europe e se bankat italiame me at cfar thua e shkruani Ju ,do kishin falimentu prej kohesh o mik.

    Reply
  • Simbioza krim-pushtet says:
    October 5, 2025 at 10:21 am

    Pastrim parash krimi e vjedhjesh qeveritare jane ato ndertime e mijra apartamente bosh neper Tirane. Atehere, kush ble ne ato kulla e ster-kulla ne Tirane pervec se krimit e pushtetit? Ato apartamente jane “molla ndaluar” per kedo familje qe jane ne marredhenie pune.

    Reply
  • demo says:
    October 5, 2025 at 11:29 am

    Ndertimet jane MONOPOL i Krimit te Organizuar,Kartelet e Droges,Sindikatat e prostirucionit dhe kontrabandes.Ka vetem nje zgjidhje per te care retthimin e Monopoleve te Ndertimit.Prefekturat dhe Bashkite te Hartojne Projekte Zhvillimi dhe Plane ndertimore ne Terren.Bashkite te hapin Sektorin e Ndertimit te Apartamenteve Popullore me cmime Ndertimi dhe arredimi.Katundaret,maloket,bysneset hajdute,qe kane zaptuar fermat,,Firifiu,Te cpronesohen me cmime shteti se te vjedhura i kane Tokat e Fermave dhe Pronareve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?