Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Blinken në Izrael, OKB voton sot projekt-rezolutën për armëpushimin në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Blinken në Izrael, OKB voton sot projekt-rezolutën për armëpushimin në Gaza
AktualitetBote

Blinken në Izrael, OKB voton sot projekt-rezolutën për armëpushimin në Gaza

Published: March 22, 2024
Shpërndaje

Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, do të udhëtojë sot në Izrael për të provuar të sigurojë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës. Ndërkohë sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë më vonë gjatë ditës mbi një projekt-rezolutë që do të kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm” në luftimes mes palëve.

Ndërsa diplomatët vazhdojnë përpjekjet, luftimet nuk kanë të ndalur në Rripin e Gazës, me fokus edhe një herë në ditët e fundit në spitalin al-Sifa, më i madhi në të gjithë enklavën, ku forcat e armatosura izraelite thonë se kanë vrarë më shumë se 140 terroristë, anëtarë të organizatave të armatosura palestineze, dhe se ata kanë arrestuar “më shumë se 350” të dyshuar që nga fillimi i javës.

“Operacioni në spitalin Sifa vazhdon. Ky është operacioni gjatë të cilit kemi arrestuar numrin më të madh të terroristëve që nga fillimi i luftës”, tha mbrëmë zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite, gjeneralmajor Daniel Hagari.

- Publicitet -

Pas pesë muajsh e gjysmë lufte, hendeku është ngushtuar në negociata, tha Blinken dje. Edhe pse është e vështirë të arrihet një marrëveshje, është gjithmonë e mundur, këmbënguli ai. Krahas këtyre bisedimeve, SHBA paraqiti, për herë të parë, një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve” në Rripin e Gazës.

Teksti, që pritet të vihet në votim më vonë gjatë ditës, thekson nevojën për të shpallur një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të mbrojtur civilët nga të gjitha anët (dhe) për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare dëshpërimisht të nevojshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. demo on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  3. aqif kapertoni on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  4. demo on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Jeta on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?