Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jepini fund çmendurisë”, mijëra protestojnë në Izrael kundër rifillimit të luftës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Jepini fund çmendurisë”, mijëra protestojnë në Izrael kundër rifillimit të luftës
BoteLajmi i fundit

“Jepini fund çmendurisë”, mijëra protestojnë në Izrael kundër rifillimit të luftës

Published: March 19, 2025
Shpërndaje

Me urdhrin për rinisjen e bombardimeve në Gaza, duke shembur kështu armëpushimin e brishtë me Hamasin, Beniamin Netanyahu në fakt thjesht po kërkon të mbulojë dështimet e tij të brendshme e të vazhdojë të mbajë fort në duart e veta pushtetin: Për këtë, protestuesit që dolën në tubime në Izrael kundër vazhdimit të luftës, duken mëse të bindur.

Sipas tyre nuk është cudi që rinisja e bombardimeve të ketë lidhje me përshkallëzimin e tensioneve politike në vend të dielën, kur kryeministri izraelit njoftoi se do të kërkonte shkarkimin e shefit të shërbimit të brendshëm të sigurisë Shin Bet, Ronen Bar, një lëvizje e paprecedentë kjo, e që sipas ekspertëve, mund të jetë edhe anti-ligjore. “E vërteta është se sulmet në Gaza po përdoren si mjet për interesa politike.

Mënyra se si ata po veprojnë është të krijojnë këtë kërcënim të jashtëm dhe t`i mbyllin gojën kritikëve që po i akuzojnë për sjellje “jodemokratike”, tha për The Guardian, Ora Peled Nakash, ish-oficere e lartë në marinën e Izraelit dhe një nga organizatorët e protestave.

- Publicitet -

Protesta pati në disa qytete të Izraelit, përfshirë Jeruzalemin, ku njerëzit u mblodhën në një nga sheshet kryesore e më pas marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Netanjahu.

Netanyahut i nevojitet mbështetja e aleatëve të djathtë për të siguruar disa vota kyce në Kneset gjatë ditëve e javëve në vazhdim, në të kundërt rrezikon të humbasë pushtetin.

Këta aleatë e kanë kundërshtuar ashpër përfundimin e përhershëm të konfliktit në Gaza. Kryeministri izraelit nga ana tjetër është gjithashtu në gjyq për korrupsion dhe, nëse shpallet fajtor, rrezikon dënimin me burg.

Të martën, një gjykatë e miratoi kërkesën e tij për të mos u paraqitur në seancën e radhës, me arsyetimin e rindezjes së konfliktit në enklavë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?