Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Brazil, policia konfiskon pasaportën e ish-presidentit Bolsonaro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Brazil, policia konfiskon pasaportën e ish-presidentit Bolsonaro
AktualitetBote

Brazil, policia konfiskon pasaportën e ish-presidentit Bolsonaro

Published: February 9, 2024
Shpërndaje

Policia në Brazil konfiskoi pasaportën e ish-presidentit, Jair Bolsonaro të enjten duke e akuzuar për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2022 dhe për të vazhduar në pushtet pasi humbi nga rivali Luiz Inacio Lula da Silva.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, i cili drejton hetimin, tha se Bolsonaro mori një projekt-dekret të përgatitur nga ndihmësit e tij që të përmbys rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe të lëshojë urdhër-arreste për Moraes dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Gilmar Mendes si dhe liderin e Senatit Rodrigo Pacheco në nëntor 2022, një muaj pas votimit.

Bolsonaro më pas thirri në takim komandantët ushtarakë për t’u bërë presion që t’i bashkohen grushtit të shtetit, sipas raportit të policisë. Katër persona u arrestuan dhe 33 urdhër arresti u ekzekutuan të enjten si pjesë e hetimit, thuhet në deklaratën e Policisë Federale të Brazilit.

- Publicitet -

“Të enjten, Policia Federale nisi operacionin ‘Tempus Veritais’ për të hetuar organizatën kriminale që veproi në përpjekje për të kryer grusht shteti dhe për rrënimin e shtetit ligjor demokratik, me qëllim që të përfitonte avantazh politik duke mbajtur në pushtet presidentin e atëhershëm të republikës”, thuhet në deklaratë.

Operacioni kishte në shënjestër disa nga aleatët më të ngushtë të Bolsonaros, përfshirë Walter Braga Netto, ish-zëvendësin e Bolsonaros; Augusto Heleno, ish-Sekretar i Sigurisë Institucionale; ish-ministri i Mbrojtjes Paulo Nogueira Batista dhe ish-ministri i Drejtësisë, Anderson Torres.

Ish-presidenti i krahut të djathtë ka mohuar fajësinë dhe tha se është viktimë e persekutimit politik. “Unë u largova nga qeveria më shumë se një vit më parë dhe ende po vuaj nga persekutimi i pamëshirshëm”, tha Bolsonaro për gazetën “Folha de S.Paulo” të enjten.

Megjithatë, ai përballet me hetime të ndryshme që rrjedhin nga koha kur ishte në detyrë, përfshirë përpjekjen që të mbajë disa bizhuteri që i kishte dhënë familja mbretërore saudite dhe për falsifikimin e certifikatës së tij të vaksinimit COVID-19.

Lula da Silva u tha mediave lokale se “pa Bolsonaron nuk do të kishte patur asnjë përpjekje për grusht shteti”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi hekurudhore në Egjipt, 7 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
  • Identifikohet mekanizmi se si tumori i prostatës çarmatos mbrojtjen imunitare
  • Ora më e mirë e vitit mban emër shqiptar, mund të shitet deri në 4 milionë euro
  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. prehistoriku on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. TIRONA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Vlora 97 on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Lin Biao on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?