Përfaqësuesja e Kryeministrisë ka mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese argumentet e ankimimit kundër vendimit për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, për të cilën SPKA ka kërkuar arrestimin.
Sipas Kryeministrisë, me vendimin e GJKKO për pezullimin e Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre u cënua një nga pushtetet.
“GJKKO pretendon se kjo kërkesë nuk mund të ngrihet, duke argumentuar se nuk ka marrëdhënie juridike kushtetuese.
Ne sqarojmë se kjo nuk është një ankimim kushtetues individual dhe nuk ka të bëjë me nevojën e mbrojtjes së të pandehurit. Kërkesat lidhen me marrëdhënien midis tre pushteteve.
A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo!
Për legjitimin sqarojmë se Këshilli i Ministrave vjen në këtë gjykim si organ i prekur, pasi pezullimi i ministres pengon funksionimin e strukturave dhe projekteve të tij.
Ministri i pezulluar nuk mund të propozojë më asnjë akt pranë Këshillit të Ministrave, ndërsa kryeministri mund të propozojë vetëm për fusha që nuk mbulohen nga asnjë ministër.
Në këtë mënyrë, kryeministri vendoset në pozicionin ku duhet të zëvendësojë një ministër, gjë që e shtyn Këshillin të kërkojë shkarkimin e tij.
Nëse pasojat e këtij vendimi janë të lejueshme nga Kushtetuta, ky është thelbi i çështjes. Sa i përket pretendimit se duhet të tejkalohen të gjitha shkallët e gjyqësorit, kjo vlen vetëm për ankimimet e bëra nga individë, jo nga Këshilli i Ministrave.
Mandati nuk mund të pengohet nga asnjë akt i asnjë pushteti tjetër, por vetëm nga Kushtetuta; përndryshe, prishet balanca e pushteteve. Pezullimi i ministrit nuk mund të bëhet në këtë rast.
GJKKO ka juridiksion për të gjykuar veprën penale që ka kryer individi, por nuk ka kompetencë për të dhënë masa mbi mandatin e tij. Për pezullimin duhet të shprehet organi kompetent.
Në rastin konkret, Kuvendi ka kompetencë për të dhënë autorizimin për masat që pengojnë ushtrimin e detyrës së ministrit.
Vendimi i njëanshëm që është marrë për zv.kryeministren nuk përmbush këtë standard dhe cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Vendimet për pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës janë vendime të nxjerra në kundërshtim me Kushtetutën. Kërkojmë pranimin e kërkesës sonë”, tha përfaqësuesja e Kryeministrisë.
j.l./ dita

Idiotesi totale argumenti i juristeve te KM. Balluku, Karcanaj dhe Veliaj duhet te kishin dhene dorreheqjen sapo u morren zyrtarisht te pandehur. Meqe keta nuk e japin dhe nxjerrin Kryeministrin per qen lehes roje, eshte e detyruar gjykata qe te pershkallezoje masat dhe te pezulloje apo dhe arrestoje keta pafillo arrogante ne menyre qe te mos vazhdojne vjedhjet, te mos shkaterrojne provat dhe te mos trembin deshmitaret! Kaq. Te tjerat jane lloqe pazari fashistoidesh…
GJKKO nuk ka te drejte qe te pezulloje asnje hajdut te vjedh, sidomos kur eshte ne pushtet. Per kete shkak Prokuroria SPAKduhet te kerkoje falje dhe te demshperbleje kedo qe vjedh. Te vjedhin sa me shume.
Po mire moj zonje kush dhe kur ka te drejte te pezulloje nje ministre? Apo vetem gjiganti se sepse kur I tha palloshe nuk ja mbajti ta pezulloje.
E ke gabim moj zonje, SPAK ka nderruar mendje. Nuk kerkon ta pezulloj. Perseri Zv. KM do jete, Por thjesh po kerkon te nderroj zyren, njesoj si Veliaj.
Me ate imunitetin cfare po beni, shume po e zvarrisni.