Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do ketë zgjedhje në Tiranë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > A do ketë zgjedhje në Tiranë?
KronikeLajmi i fundit

A do ketë zgjedhje në Tiranë?

Published: November 1, 2025
Shpërndaje

A do të ketë zgjedhje në bashkinë e Tiranës apo jo? E ardhmja e drejtimit të kryeqytetit është në duart e Gjykatës Kushtetuese, nëse do të vendosë për të pasur kryetarin që udhëheq nga burgu, apo lejimin e garës mes Ogerta Manastirliut, Florian Binajt dhe Arlind Qorit.

Pas përfundimit të seancës publike 7 orësh ku u ballafaquan përballë gjyqtarëve, Erion Veliaj me qeverinë e presidencën për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak, Kushtetuesja duhet të shpall brenda 30 ditëve sipas ligjit vendimin e arsyetuar.

Për shkak të interesit të çështjes, komunikimi mbi vendimmarrjen e fatit të Bashkisë së Tiranës pritet të realizohet në fillim të javës. Veliaj i kërkoi gjykatës kushtetuese të shfuqizojë dekretin e presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 9 nëntor në Tiranë dhe të mos njohë vendimin e shkarkimit, ndërsa paraprakisht u pezulluan zgjedhjet.

Pyetja është si do të vendosin gjyqtarët në vijim? Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese ka tre mundësi në tavolinë: ose të rrëzojë Erion Veliajn, ose të pranojë kërkesën e tij tërësisht ose opsioni i pranimit pjesërisht. Në analizën e Top Channel mbi fatin e bashkisë së Tiranës, opsioni i tretë hidhet poshtë për sa kohë dy kërkesat e Veliajt janë të lidhura me njëra tjetrën.

- Publicitet -

Nëse pranohet plotësisht pretendimi i kryetarit të shkarkuar, Veliaj do të rikthehet në detyrë edhe pse me pranga dhe zgjedhjet do të anulohen. Dhe nëse gjyqtarët vendosin me shumicë votash apo njëzëri të rrëzojnë kërkesën e Erion Veliajt, në Tiranë do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme.

Por e sigurt që jo në 9 nëntor, siç dekretoi presidenti Bajram Begaj. Juristi i tij deklaroi gjatë seancës se kompetenca e presidencës është ezauruar për një datë të re zgjedhjesh. Ndaj Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë në gjykimin e tyre edhe për kohën kur do të votohet në kryeqytet.

“Në rast se ju rrëzoni kërkesën duhet të merrni masat që zgjedhjet në Tiranë të zhvillohen pas hyrjes në fuqi të vendimit tuaj që kodi zgjedhor përcakton afatin 30 ditë minimumi deri në 45 ditë për të vendosur datën e re të zgjedhjeve”, u shpreh Ilir Rusmailit.

Po të llogarisim afatet në rast se vendoset për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, atëherë periudha më e afërt e mundshme shihet muaji dhjetor, por nëse shkojmë në maksimum të afatit ligjor, data më e largët pritet të jetë 14 janari. Megjithëse duhet edhe pak durim për të ditur nëse zgjedhjet e parakohshme të Tiranës do të zhvillohen.

Top Channel

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Kur juristët nuk dinë se çfarë bëjnë! says:
    November 1, 2025 at 3:22 pm

    Kjo është përplasje midis SPAK-ut dhe Gjykatës Kushtetuese! Gjyqi i Veliajt do të zgjasë me vite, duke marrë parasysh tre shkallët e gjykimit. Deri atëhere Kryetari i zgjedhur duhet të drejtojë nga burgu, që që është absurditet! Po e fitoi gjyqin Veliaj, Shteti duhet që t’i paguajë nga taksat tona çdo ditë të burgut të tij. Kush humbet në këtë rast?! Natyrisht që humbasin dy herë banorët e Tiranës si nga taksat, ashtu edhe nga mungesa e Kryetarit në detyrë.
    Zgjidhja është që të bëhen zgjedhje të reja, sepse asnjëri nuk është i pazëvëndësueshëm. Veliaj të pastrojë veten nga akuzat dhe të mos bllokojë Bashkinë, sepse këta banorë e votuan dhe duhet të shikojë interesin e banorëve dhe të tijin.

    Reply
  • Kur juristët nuk dinë se çfarë bëjnë! says:
    November 1, 2025 at 3:24 pm

    Kjo është përplasje midis SPAK-ut dhe Gjykatës Kushtetuese! Gjyqi i Veliajt do të zgjasë me vite, duke marrë parasysh tre shkallët e gjykimit. Deri atëhere Kryetari i zgjedhur duhet të drejtojë nga burgu, që që është absurditet! Po e fitoi gjyqin Veliaj, Shteti duhet që t’i paguajë nga taksat tona çdo ditë të burgut të tij. Kush humbet në këtë rast?! Natyrisht që humbasin dy herë banorët e Tiranës si nga taksat, ashtu edhe nga mungesa e Kryetarit në detyrë.
    Zgjidhja është që të bëhen zgjedhje të reja, sepse asnjëri nuk është i pazëvëndësueshëm. Veliaj të pastrojë veten nga akuzat dhe të mos bllokojë Bashkinë, sepse këta banorë e votuan dhe duhet të shikojë interesin e banorëve dhe jo të tij in..

    Reply
  • info analitike says:
    November 1, 2025 at 7:26 pm

    Sipas mendimit tim, Balluku/Veliaj jane dy faqe te se njejtes medalje ku pas elokuences hipokrite, mburojes e fuqise politike te pamerituar kane shfryre tere potencialin e shfrenuar dhe harbut te hajdutllekut. Gjithe zhurma mediatike mbi shkeljet e te drejtave eshte dytesore duke konsideruar vjedhjet e bera. Askush prej gazetareve qe sot i kane dale ne mbrojtje Veliajt nuk ka ngritur kaq shume zerin ndaj shkeljeve qe ju beheshin njerezve te thjeshte, perkundrazi krehnin bishtin e pushtetareve per te perfituar ndonje koncesion, leje ndertimi apo ndonje fond. Nuk e ka zgjedhur populli as Veliajn as Ballukun por dora vete Edi Rama. Po te mos ishin zgjedhur nga ai sot nuk do te ishin katandisur ne kete derexhe. Pra ashtu sic pranuan benefitet tani le te pranojne dhe haracet sepse nuk besoj te kene qene aq naive sa te mos i dinin pasojat. Jo me kot kush e ka njohur nga afer Ramen, i qendron larg. Kur do te mesojme se vetem me pune e shkolle mund te ecet ne jete e jo me servilosje e marifete per te vjedhur gjene publike? Kur do te behemi njerez si gjithe bota duke mos pritur ulur kafeneve qe milionat te na bine ne preher?

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 1, 2025 at 8:18 pm

    kushtetuesja mori kompetencat e gjykates penale-Eshte apo nuk eshte fajtor Veliu?Por ne tryeze nyk u parashtruan provat e prokurorose per vjedhje dhe korrupsion,por vargjet Patetike te Veliut per prokurorine qellimkeqe qe kerkon ta shkaterroje.Deklamimi ishte jo vetem patetik,emocionues,por edhe i denje per te celur festivalin Teatror ne Teatrin e ri te komplexit Teatror.

    Reply
  • I gjithe pushteti Sovjeteve says:
    November 2, 2025 at 7:38 am

    A do kete zgjedhje per Tiranen? Aspak!
    Zgjedhjet e kane humbur krejt kuptimin ne republiken e Bananeve Rama. Ato jane zevendesuar me Farsa zgjedhore.
    Emerohet nga Rama pasardhesi i rradhes i Erion Velise Hajdutit te rradhes, ajo Manastirlija e sprovuar ne vjedhje kudo ku ka drejtuar, sidomos ne Shendetesi. Pastaj mobilizohen tere Pushtetet e varur e gjoja te pa-varur nga Rama qe tok me administraten e tera ne terren si falange militare ti bejne te mundur sa me blerje votash sa me premtime pune sa me kercenime per vendin e punes asaj Hajdutes se rradhes pra qe te shkoje te zevendesoje ne zyren e Hajduterise duart e Erion Velise…per te vajtur pas ca kohe edhe atje ku eshte Velia sot – ne burg per vjedhje si Limon i shtrydhur i hedhur.
    Dhe vazhdon e njejta histori me te njejtin cikel. Nga nje Hajdut te nje Hajdute, te gjithe te bekuar, mbeshtetur, suportuar nga gjithe pushtetet e varur e te pa-varur njekohesisht.

    Reply
  • demo says:
    November 2, 2025 at 10:17 am

    PSE E URREJ KETE HAJDUT?
    Hajduti i pare dhe krimineli i pare i sulltanatit demokratik ishte Berisha.Zhdukja e Arit te Londres per te cilen kishin uluritur 45 vjet Talebanet komuniste,shenon Grabitjen e pare shteterore te rendesishme.Kjo vjedhje ka rendesi edhe sepse Vuri Dore nje cope malok mbi shenjterine e Thesarit te Shtetit.Kjo vjedhje u pasua nga grabitja e rezervave te Arit te Shtetit ne humbetirat e Krrabes,ku u derguan Rezervat e Arit nga Skrapari ne Krrabe,qe ka protagoniste perseri dy maloke:Sali Berishen dhe Ilir Meten.
    Sali Berisha permbysi Dy Mite te shenjta te Paprekshme:Mitin e Prones dhe mitin e Floririt te Shtetit.
    Pindari ka qene poeti i pare Realist i Athines se lashte,qe ne kohen e Tiraneve te Athines,kur Athina drejtohej nga mbreter.
    Diku nga shekuli VI-VII para krishtit.Ai flet me neveri per turma fshataresh qe vinin verdalle rreth mureve te qytetit mbuluar me lekura kafshesh.Keto kafshe vidhnin prodhimet e arave,vreshtave,vilave,tregtine dhe mirnine e Athinjoteve.Kur u shemb Tirania,,KETA MOREN DREJTIMIN E QYTETIT.
    KJo ndodhi ne Tirane 3000 vjet pas Pindarit.
    Fshatari Kutallise,ures Vajgurore,QytetetStalinsi,pasi i erdhi verdalle Pazarit Ri,pasi hodhi ca thase me plera ne bulevard,u be tre here kryebashkiak.Ne Tiranen e pasur,qe edhe ne kohe te qevapit te terrorit te turmave partizane te brigades I,nuk i paten munguar tavat me mish dashi,,Erion Velia ngriti Mitin e Kazanit Supes.Ky e ktheu supen ne Ritual.Ne Feste Qytetare.Neqoftese nje piktor do paraqiste Stemen e Tiranes,do vizatonte Erion Veline me garuzhde duke shperndare supe,,ashtu si paraqitet Ushtria kuqe ne kampet e perqendrimit nazist,apo aktivistet e OKB ne germadhat e Gazes.
    Ky maskara katundar bir kurve,sikur mos kete vjedhur nje kacidhe nga taxayt e kryeqytetasve,sikur Ajola te vishet me rrecka dhe te terheqe me karroce kazanat e supes,DUHET DENUAR NE MENYRE SHEMBULLORE.
    Se ky eshte si Ay kopuku Gijom,qe vari ne kembanare mushken e shenjte te Papes.

    Reply
  • SPAK says:
    November 2, 2025 at 11:27 am

    Habitesh ose jo ,s’ka rendesi” me disa komentues injorante, medioker, budallenj dinake etj et pjese e sektit barisha! “Shajeni” Ramen por pa mbrojtur Saliun, eshte mendimi im! Saliu eshte vrases gjakatar eshte i lindur i tille dhe keshtu do te vdese! Si ka mundesi qe mbrohet nje sadist! Meqe ra fjala keni degjuar gje per Skypion mos ja preu rrogen Saliu?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?