Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PIKA 4: Ndërkohë që Kosovës i duhet të pranojë një shtet paralel brenda saj, lexoni sa pak u kërkohet serbëve (që gjithsesi nuk e pranojnë)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > PIKA 4: Ndërkohë që Kosovës i duhet të pranojë një shtet paralel brenda saj, lexoni sa pak u kërkohet serbëve (që gjithsesi nuk e pranojnë)
BoteKosovëKryesore

PIKA 4: Ndërkohë që Kosovës i duhet të pranojë një shtet paralel brenda saj, lexoni sa pak u kërkohet serbëve (që gjithsesi nuk e pranojnë)

Published: February 3, 2023
Shpërndaje

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi të enjten se vendi i tij do të përballet me pasoja të rënda nëse refuzon një plan perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai i bëri këto komente në një seancë të trazuar të parlamentit serb në të cilin raportoi për propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.

Vuçiç tha se në propozimin evropian “ka gjëra të mira, por edhe të rënda”.

- Publicitet -

Po çfarë quajnë “të rëndë” serbët që duhet ta pranojnë, ndërkohë që fitojnë Asosacionin, një shtet serb brenda shtetit të Kosovës? Bëhet fjalë për Pikën 4 të marrëveshjes së tentuar.

“Shumë më i rrezikshëm është neni i katërt i propozimit. Në paragrafin e dytë thuhet se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare” – tha Vuçiç.

Kjo pra është pika “më e rrezikshme” për serbët. Jo vetëm nuk duan ta njohin Kosovën, por nuk duan as që të tjerët ta bëjnë këtë. Shikoni si vetë Vuçiç ia jep përgjigjen kësaj pike, që në të vërtetë as që varet nga Serbia.

“Pavarësisht nëse kundërshtojmë apo jo, ata e kanë shumicën në Këshillin e Evropës kur ata vendosin ta bëjnë këtë. Kundërshtojmë apo jo, ata kanë shumicën për NATO-n, kundërshtojmë apo jo, për Bashkimin Evropian, ky është vendimi i tyre”, tha Vuçiç.

Pra Serbisë nuk po i kërkohet në thelb asgjë që varet prej saj, ndërkohë që Kosovës i fusin fitila destabilizimi në gjithë territorin. Dhe Vuçiç shton se serbët nuk do pranojnë asnjë negocim, së paku për t’i ulur këto të drejta ekstra që i jepen vetëm një etnie në një Kosovë multietnike.

Ja çfarë tha ai në seancë për Asociacionin:

“Asociacioni i komunave serbe nuk mund të jetë si organizate joqeveritare, asociacioni duhet të jetë ashtu siç është nënshkruar në Bruksel. Nuk ka asgjë më shumë për të diskutuar, këto janë marrëveshje nënshkruara, por ajo që mua më brengos është që ata do të provojnë sërish që të negociojnë, apo bisedojmë për të provuar që të pakësojnë kompetencat e Asociacionit të komunave serbe sepse nuk janë të gatshëm atë që e kanë pranuar dhe nënshkruar ta zbatojnë. Dhe kjo do të shkaktojë probleme të reja”.

E megjithatë, fjalimi i tij në parlamentin e Serbisë u ndërpre në disa raste nga deputetët e opozitës që e akuzuan presidentin serb për tradhti dhe kërkuan dorëheqjen e tij. Senaca u përfshi edhe nga përplasjet ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të partisë së presidenti serb.

Duke kritikuar partitë opozitare për siç tha mosveprim ndaj çështjes së Kosovës derisa ishin në pushtet, presidenti serb tha se “do t’i kundërvihet çdo përpjekjeje për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara” (!)

Serbisë i kërkohet vetëm një zotim! Të cilin, edhe nëse do ta bëjnë, vini re si Vuçiç shprehet më lart: Atë zotim nuk do ta mbajnë.

Muajin e kaluar, të dërguarit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara si dhe të Gjermanisë, Francës dhe Italisë qëndruan në Prishtinë dhe në Beograd për të nxitur një marrëveshje Kosovë – Serbi.

Presidenti serb u tha ligjvënësve se të dërguarit paralajmëruan se nëse Serbia nuk e pranon propozimin, pasojat do të jenë të rënda.

“Pastaj në fjalinë e tretë ata thanë, citoj: zoti president, nëse nuk pranohet puna për këtë nismë dhe zbatimin e saj, do të jeni përballë, citoj, pezullimit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, jo vetëm me ndërprerjen e investimeve të mëtejshme nga bota perëndimore në Serbi, por edhe me tërheqjen e të gjitha investimeve nga vendi juaj dhe me masa të tjera gjithëpërfshirëse që duhet të tregojnë se si duhet të përfundojnë ata që nuk janë dakord me Bashkimin Evropian”, tha Vuçiç.

Presidenti serb, ka lënë të kuptohet se do të pranojë propozimin evropian, një qasje që u vlerësua nga Shtetet e Bashkuara të cilat kanë rritur presionin mbi Kosovën pavarësishr se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ndalon krijimin e Asociacionit ashtu si është nënshkruar në Bruksel.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se në një bisedë telefonike e ka falënderuar presidentin serb për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin amerikan dhe evropian dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, që është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë, – raporton Reuters.

—

Dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Jatagan says:
    February 3, 2023 at 3:51 pm

    Po ,çfarë tjetër të bësh tani kur në krye të vendit caktohen disa lopçarë e barinj derrash që nuk dimë të lexojnë,por firmosin çdo lloj paçavure që u vihet përpara syve.

    Le ti japë drejtim Karmush Haradini që del si gjel pa pupla e kërkon me ngulm të krijohet asosacioni,ndërkohë që ka intelektualë serbë që këshillojnë e thonë Mos e krijoni asosacionin.

    Reply
  • Koha says:
    February 3, 2023 at 5:50 pm

    Asociacioni eshte arme ne duar ne duare te Shkinis per ta destabilizuar Kosoven.
    Asociacion per shkije eshte racizem i pastert, segregacion. Nuk duhet te pranohet.

    Reply
  • Aldrin says:
    February 3, 2023 at 6:01 pm

    O Shaban, mund te sqarosh cfare eshte nenshkruar ne Bruksel?
    Imagjinoni sikur kjo gjeme te ndodhe ne Hage me Detin?

    Reply
  • mali says:
    February 4, 2023 at 12:43 am

    Nje miniukraine,nje bombe me sahat.

    Reply
  • demo says:
    February 4, 2023 at 10:46 am

    Associacioni eshte Republika serbcka e Bosnjes,,

    Reply
  • M'hill Lèpusha says:
    February 4, 2023 at 11:17 am

    Kur tè mèdhenjtè mblidhen bashkè nè njè tavolinè, ne tè tjerèt nèse nuk mundemi ti ndalojmè dot, tè mblidhemi nè PUB e tè pijmè nga njè birrè. Associacioni u firmos nè Bruksel nga Thaqi dhe Mustafa. Sot po kèrkohet me ngut zbaatimi i sajè edhe nga AtA qènuk e prisnim. Ndodh jo rrallè qè Aleatèt kur fitojnè shprehen: -Bashkarisht Fitohet gjithmonè! Ndèrsa kur Humbja ndodh: – Keni humbur Juve! Pra ASS…èshtè Humbja Jonè e kemi Firmosur Vetè?! Njè popull Fatin e tijè e vendos me forcat e veta dhe jo me firmat e pèrfaqèsuesve tè tyre tè pazotè! Mendoj qè duhet njè Manifestim mbarè Kombètarè, nèse nuk e organizojnè tè dyja Qeveritè, le ta bèjè Shoqèria Civile sè bashku me Marinin e Elenèn!. Ndryshe mos e prishni terezinè se kemi Besè te Amerika!!!

    Reply
  • Turi says:
    February 4, 2023 at 6:31 pm

    Edhe nje here Shqiperia po tradhetohet keqazi nga fuqite e medha (te leshit). Kjo eshte treadheti burra! Amerika po ja u hedh Kosoven qenve te terbuar, token tone ametare. Amerika as qe e can bythen per Kosoven. Treguan qe shohin interesat e tyre te ndyra. Pftuuu felliqesira. Kane pushtuar Kosoven dhe tani duan ta perdorin per interesat e tyre. Duan te permiresojne marredheniet me Serbine ne kurriz te popullit shqiptar. Z. Kurti. kurre mos e lejo formomin e Asociacionit te komunave serbe. Kjo do te thote qe 25% e Kosoves t’iu falet serbeve. Kosova eshte nje shtet multietnik dhe kurre nuk duhet te lejoje formimin e komunave nje-etnike, brenda tokave shqiptare. E dime, juve ju perket detyra kombetare qe te perballoni presionet qe po ju bejne pushtuesit e Kosoves. Qendroni. Baca Adem dha jeten per Kosoven dhe Shqiperine!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  • Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  • Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025

Komentet e Fundit

  1. K R on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Mirësevini në “shtëpi”!
  3. K R on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. K R on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  5. Sali pordha on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?