Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cila figurë meriton të jetë në dizajnin e kartëmonedhës 500 euro? Europa përgatitet për një tjetër betejë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Cila figurë meriton të jetë në dizajnin e kartëmonedhës 500 euro? Europa përgatitet për një tjetër betejë
AktualitetEkonomi

Cila figurë meriton të jetë në dizajnin e kartëmonedhës 500 euro? Europa përgatitet për një tjetër betejë

Published: September 5, 2023
Shpërndaje

The Economist

Paratë mund të duken si çdo gjë. Në Kinën antike, thikat e bronzta qarkullonin si forma pagesash; gjatë Depresionit të Madh përdoreshin guaska molusqesh në vend të parave: në 1970-n tregtarët irlandezë u detyrua të bënte letra borxhi me letër tualeti. Siç sqaronte Hyman Minsky, ekonomist: “Çdokush mund të krijojë para; problemi është pranimi i tij”.

Europianët shumë shpejt duhet të pranojnë një euro të re. Një anketë e Bankës Qendrore Europiane, BQE, pyeste qytetarët se cilin stil të ri kartëmonedhe do të zgjidhnin nga “së bashku ne ndërtojmë Europën”, “lumenjtë, uji i jetës në Europë” dhe “Europa vetja jonë”. Tani do të pasojë një konkurs dizajni dhe euro të përditësuara do të dalin nga makinat e parave në 2026.

- Publicitet -

Ekonomistët e shohin paranë si një medium këmbimi, por imazhet në kartëmonedha janë dizajnet më shumë të riprodhuara në botë. Për qeveritë, ata janë një mundësi propagande duke transmetuar një ide të qartë të shtetit. Zogjtë, një tjetër dizajn i mundshëm, simbolizon lirinë, por tregon edhe përkushtimin e BE-së për të mbrojtur natyrën.

Një pamje kaq rozë e bashkëpunimit europian është në kontrast të plotë me mesazhet e dërguara një shekull më parë: kartëmonedha gjermane 10.000 marka, e prezantuar në vitin 1922, përfshinte një vampir, që përfaqësonte Francën, duke thithur një punëtor gjerman.

Vendosja e presidentëve të vdekur në para, siç e bën SHBA ose monarkët, si Britania, është një opsion më pak tërheqës në Europë. Blloku me 20 vende nuk do të kënaqej me fytyrën e liderit të një vendi në para.

Artistët e famshëm, një alternativë e diskutuar po ashtu, pothuajse me siguri do të përfundojnë me një argument se cili gjeni i vendit meriton kartëmonedhën 500 euro, cili përfundon tek 5 euro dhe cili humbet fare.

BQE më parë kishte arritur t’i shmangte këto dilema duke përdorur ura imagjinare. Këto shfaqën stilet tradicionale arkitekturore të kontinentit (barok, neoklasik dhe kështu me radhë) pa favorizuar monumentet e ndonjë vendi. Kjo ishte derisa Spijkenisse, në Holandë, i prishi gjërat. Periferia në Roterdam i ktheu imazhet në realitet, duke përdorur beton të lyer për t’u përshtatur me ngjyrën e kartëmonedhave.

Sido që të duket produkti përfundimtar, paratë e thata janë ende rrugëdalje. Sipas BQE-së, ato u përdorën për vetëm 59% të transaksioneve në euro vitin e kaluar, nga 72% tre vjet më parë. Për shumë europianë, veçanërisht ata më të rinj, paratë nuk duken më si letra apo monedha, por çfarëdo që shfaq ekrani i një smartphone. Në fund të fundit, atëherë, pamja e re për euron do të vendoset më shumë nga dizajnerët grafikë në Silicon Valley sesa nga bankierët qendrorë në Frankfurt.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?