Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës
Ekonomi

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

Published: April 8, 2026
Shpërndaje

Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër, nga 170-175 lekë për litër në fund të shkurtit.

Rritja erdhi pas fillimit të krizës në Lindjen e Mesme, që e çoi treguesin referencë Brent nga 65-70 dollarë për fuçi, në mbi 100 dollarë për fuçi. E ardhmja mbetet tërësisht e pasigurt, me autoritetet e Bashkimit Europian, që kanë paralajmëruar se Europa duhet të përgatitet për një goditje energjetike afatgjatë.

Shqipëria pritet që të goditet më shumë se gjithë Europa për dy arsye kryesore:

- Publicitet -

Arsyeja e parë, çmimet e larta në vlerë dhe shumë të shtrenjta në raport me fuqinë blerëse

Së pari, çmimet e naftës në vlerë absolute janë ndër më të shtrenjta në botë. Sipas përditësimit të Global Petrol Price të datës 30 mars, nafta në Shqipëria është e 11-a më e shtrenjta në botë gati e njëjtë me vende si Zvicra, Danimarka, Holanda. Në raport me fuqinë blerëse, nafta është dyfish më e shtrenjtë se rajoni dhe 7 herë më e shtrenjtë se Holanda, që në vlerë e ka naftën gati njësoj sa ne.

Arsyeja kryesore e diferencës me rajonin është ngarkesa në taksa, që tek ne është dy herë më e lartë. Mesatarisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final.

Arsyeja e dytë: 70% e makinave që qarkullojnë në vend janë me naftë, ndër më të lartat në Europë

Arsyeja e dytë dhe po njëlloj, në mos më e rëndësishme, është numri i lartë i mjeteve në vend që furnizohen me naftë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) deri në fund të shkurtit, në vend kishte aktive 1.06 milionë mjete. Nga këto, rreth 732 mijë, ose gati 70% e totalit përdorin naftën si lëndë djegëse.

Rreth 210 mijë automjete, ose gati 20% përdorin vetëm benzinën, e cila ka pësuar një shtrenjtim minimal në raport me naftën, duke u tregtuar me 181 lekë për litër, nga 173-175 që ishte përpara krizës, me një rritje prej 3-5%.

Rreth 84 mijë përdorues i kanë automjetet me gaz, apo 8% e totalit. Edhe gazi i automjeteve është shtrenjtuar dy here në mars, gjithsej me 20 lekë për litër, duke arritur nga 55-60 lekë para krizës në 75 lekë aktualisht (me rritje mbi 30%).

Ndonëse regjistrimi i makinave elektrike po vjen në rritje, sidomos në mars, pas shtrenjtimit të naftës, pesha e tyre ndaj totalit mbetet minimale, në vetëm 1.3%, me rreth 15 mijë mjete elektrike që qarkullojë në vend, nga mbi 1 milionë në total dhe 8 mijë të tjera që janë hibride (karburant +elektrike).

Pesha e autoveturave në qarkullim me naftë në Shqipëri është ndër më të lartat në Europë, me këtë të fundit që prej vitesh është orientuar drejt benzinës dhe mjeteve elektrike.

Sipas të dhënave të Eurostat, që janë të disponueshme për vitin 2024, rreth 40% e flotës së automjeteve që qarkullojnë në BE dhe vendet e tjera të zhvilluara jashtë BE ishin ende me naftë, teksa pesha e tyre po ulet me shpejtësi. Në Europë, rreth 54% e makinave që janë aktive përdorin benzinën si lëndë djegëse dhe rreth 6% janë elektrike, ose hibride.

Shqipëria renditet e treta në Europë, pas Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës për peshën e lartë të mjeteve që përdorin naftë. (shiko grafikun në fund).

Ndryshe nga shtetet e tjera që po e ulin peshën e mjeteve me naftë, në Shqipëri ajo vijon të jetë e lartë. Në 2024-n, në vend, 66% e regjistrimeve të reja ishin me naftë, më e larta në Europë. Po atë vit, në Bashkimin Europian mesatarisht rreth 15% e regjistrimeve të reja ishin makina me naftë. Vendet në renditje pas Shqipërisë, Moldavia dhe Bosnjë Hercegovina e kishin këtë peshë përkatësisht 47% dhe 44%. Mali i Zi uli regjistrimet e reja të makinave me naftë në 27%.

Tendenca ka vijuar dhe në tremujorin e parë 2026, ku 60% e regjistrimeve të reja në vend ishin me naftë, sipas DPSHTRR.

Pasojat dhe mos reagimi

Karburanti është një nga komponentët kryesorë të kostove të transportit dhe logjistikës në ekonomi. Në vende ku pesha e tij mbi të ardhurat  dhe përdorimin është e lartë, ndikimi përhapet më tej në çmimet e mallrave, në koston e transportit të mallrave dhe në shpenzimet e përditshme të familjeve.

E vetmja masë që qeveria shqiptare ka marrë për momentin ishte ulja e akcizës prej 20% në momentin që nafta kaloi 220 lekë/litër, por kjo vetëm sa amortizoi me 9.4 lekë çmimin, që gjithsesi u rrit në 224 lekë. Qeveria riaktivizoi dhe Bordin e Transparencës, por ai po “lufton” me importuesit vetëm për 5-6 lekë për litër, ndërkohë që pritet të rishikojë metodologjinë, por më rritje! Nga ana e saj, qeveria pritet ti gëzohet të ardhurave më të larta në mars, si rrjedhojë e efektit të shtrenjtimit të çmimeve në Tatimin mbi vlerën e shtuar, që paguhet nga konsumatorët në çmimin final.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dudumi says:
    April 8, 2026 at 7:38 am

    Makinat me nafte tip euro4 me fao/dpf dhe Te gjitha me pas, dmth nga 2007-208 e këtej nuk janë me leverdi për përdorim në qytet apo trafik ne ngadaltë. Nga mënyra sesi është bërë mekanizmi katalizatorit ato kanë nevojë për shumë km të nxehen dhe të kryejnë procesin e rigjenerimit të filtrit të katalizatorit, ndryshe pësojnë probleme të shtrenjta riparimi. Kjo është thembra e Akilit e makinave me nafte. Nqs perdite kryen me pak se 30-40 km levizje me automjet nuk është shpenzim i mirë autovetura me nafte. Kjo është logjika ekonomike për një vend si yni ku nga veriu në jug ke 250km rrugë maksimale. Ndërsa rritja artificiale e cmimit të naftes, kur, ajo është më e lirë ta prodhosh sesa benzina ka të bëjë me politikat e caktuara të kufizimit të dieselit(naftes) si produkt. Meqe grimcat e pa djegura të naftës janë kancerogjene.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?