Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimi i lartë i naftës ka rritur edhe çmimet e paketave turistike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çmimi i lartë i naftës ka rritur edhe çmimet e paketave turistike
Ekonomi

Çmimi i lartë i naftës ka rritur edhe çmimet e paketave turistike

Published: June 23, 2022
Shpërndaje

Ata janë shtrenjtuar ndjeshëm në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, pavarësisht nëse vendi i pushimit është luksoz, mesatar apo ekonomik.

Këta çmime sipas tur-operatorëve nuk kanë prekur vetëm pushuesit vendas por edhe ata të huaj.

Neritan Ibi, thotë për SI se për shkak të rritjes së kostove,po përballet çdo ditë me ankesa nga turistët  e njëkohësisht edhe me pezullime të kontratave.

- Publicitet -

“Është rritur çmimi i naftës, rrjedhimisht dhe shërbimi i transportit. Por kjo është një situatë që ka ndodhur kudo në botë dhe sigurisht që është reflektuar edhe në Shqipëri”, vijon Ibi ndërsa shton se një arsye tjetër për shtrenjtimin e këtyre paketave është dhe konkurrenca e pandershme.

“Ka agjenci të cilat punojnë në informalitet, pa NIPT dhe vetëm me një faqe Instagram-i, të cilat duke mos pasur kostot tona, dalin me një çmim më të ulët në ofertat e tyre. Mendoj se ky segment tregu duhet monitoruar më shumë”, shton ai teksa thotë në një situtatë të tillë për agjencitë është shumë sfiduese vendosja e çmimit të duhur dhe krijimi i këtij itinerari me fitim.

Ibi thotë se shtrenjtimin e naftës nuk po e ndiejnë vetëm tek autobusi por edhe tek mjetet e të tjera lundruese që agjencia e tij përdor për të shëtitur turistët në ujrat e Shqipërisë.

Në prag të sezonit turistik veror, tur-operatorët ishin gati të sigurt për ecurinë e përgjithshme të tij. Në numër turistësh prisnin të kishin më shumë prurje dhe theksonin se mund të kalohej edhe niveli i 2019-s që deri tani është konsideruar viti më i mirë i turizmit.

Por, rritja e çmimeve të naftës po e zbeh që tani këtë rezultat.

Polakët e nisën me këmbë të mbarë këtë vit, ku gjatë periudhës janar-mars 2022, numri i tyre u dyfishua në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s. Këto shifra në fakt duhet të ishin një “ogur” i mirë për atë që do të sillte sezoni veror,por situata konkrete nuk është aq e thjeshtë.

Duke qenë një vend kufitar me Ukrainën, ku prej shkurtit, Rusia ka nisur sulmet ushtarake, tur-operatorët shqiptarë shprehen se përpos pasigurive, rritja e çmimeve ka frenuar rezervimet.

“Ndikimi është më i dukshëm në tregun polak. Fluturimet nga Varshava dhe hyrjet e tyre në Shqipëri janë gjithnjë e më të ulëta”, shton Ibi mandej.

Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik thotë se çmimet e paketave janë shtrenjtuar gati me 50% dhe shton se i druhet faktit që kjo do të diktojë një refuzim të turistëve të huaj për të ardhur vitet e ardhshme në Shqipëri.

“Rritja e çmimit të naftës na detyroi menjëherë të rrisnim çmimin e paketave turistike duke mos anashkaluar edhe shtrenjtimin e ushqimeve dhe produkteve të shportës.

Duke qenë se ne kemi një turizëm të organizuar, pra turistë që vijnë me charter, duhet t’i transferojmë për në hotelet e tyre në momentin kur mbërrijnë nga aeroporti, gjë për të cilën harxhojmë më shumë naftë.

Sipas marrëveshjeve, te giithë turistët duhet që të priten në aeroport nga delegatët e autorizuar prej tyre,të cilët janë shtetas të origjinës se turistëve, që presin,oreientojnë dhe ju japin kontaktet turistëve të tyre për problemet që mund të kenë gjatë qëndrimit në Shqipëri por sigurisht që për të bërë këtë duhet transport i cili sëfundmi është shtrenjtuar ndjeshëm”, thotë më tej Kasa.

Çmimi i naftës, kombinuar edhe me çmime të tjera të larta që janë rritur, përfshirë këtu ushqimet dhe hotelet, sipas tur-operatorëve po i bën qytetarët të mendojnë dy herë përpara se të nisen për pushime.

Bizneset nga ana tjetër duket se po tentojnë të kompensojnë shpejt edhe humbjet e pësuara gjatë pandemisë por kjo sipas operatorëve mund të kthehet në një ‘boomerang’ duke u krijuar turistëve idenë se pushimet në Shqipëri janë të shtrenjta dhe rrjedhimisht, edhe duke i stepur ata.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?