Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmontohet grupi i grabitjes së makinave Maqedoni-Shqipëri, 4 të arrestuar në Pogradec
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çmontohet grupi i grabitjes së makinave Maqedoni-Shqipëri, 4 të arrestuar në Pogradec
AktualitetKronike

Çmontohet grupi i grabitjes së makinave Maqedoni-Shqipëri, 4 të arrestuar në Pogradec

Published: July 27, 2023
Shpërndaje

Pas një hetimi një javor, katër persona të cilët vidhnin makina në Maqedoninë e Veriut për t’i shitur për pjesë këmbimi në Shqipëri janë arrestuar në Pogradec.

Në pranga kanë rënë Aleksandër Rira 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Librazhd; Adem Ademi, 44 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni e Veriut; Luis Durbaku 19 vjeç dhe Marjo Hidri., 23 vjeç, banues në fshatin Radokal, Pogradec.

Katër të arrestuarit dyshohet se më datë 22 korrik 2023, kanë trafikuar nga Maqedonia e Veriut, një automjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit Aleksandër Rira, sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga forcat e Policisë, ka tentuar të largohet dhe ka braktisur automjetin në afërsi të fshatit Radokal, Pogradec.

- Publicitet -

Ndërsa nga veprimet hetimore të kryera rezulton se të katërt personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi vidhnin mjete motorike në Maqedoninë e Veriut, i dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi.

Vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kreu i SPAK dhe dy prokurorët e Ballukut njoftojnë akuzat zyrtare, thonë se Kuvendi dhe Gjykata e Lartë e hoqën mundësinë e arrestimit
  • Anulohet zyrtarisht projekti i dhëndrit të Trump në Beograd, nuk do ketë arbitrazh për Serbinë
  • Rama: Nëse nuk do ishte Donald Trump, askush nuk do fliste për “Flamingot”
  • Rama nga Brukseli: Më mirë i martuar se sa beqar, unë e kam provuar disa herë
  • Dhjetë të vërteta në sy kryeministrit

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  2. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  4. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr
  5. henry1996 on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?