Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Groenlandën ekipit të Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Groenlandën ekipit të Trump
AktualitetBote

Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Groenlandën ekipit të Trump

Published: January 12, 2025
Shpërndaje

Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ku shpreh gatishmërinë për të diskutuar mbi rritjen e sigurisë në Groenlandë apo dhe rritjen e pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në këtë territor, njoftoi agjencia amerikane e lajmeve ‘Axios’ të shtunën.

Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, ka thënë se kontrolli amerikan mbi Groenlandën, një territor gjysmë-autonom danez, është një “domosdoshmëri absolute”.

Ai nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të mjeteve ushtarake ose ekonomike, përfshirë vendosjen e tarifave kundër Danimarkës, për arritjen e këtij qëllimi.

- Publicitet -

‘Axios’ tha se qeveria daneze po përpiqet të bindë zotin Trump se shqetësimet e tij të sigurisë mund të trajtohen pa pretenduar Groenlandën.

Një zëdhënës i ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi njoftimin e ‘Axios’.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha në fillim të kësaj jave se kishte kërkuar një takim me zotin Trump, por nuk priste që kjo gjë të ndodhte para inaugurimit të tij më 20 janar.

Kryeministri i Groenlandës Mute Egede tha gjithashtu se ishte gati të bisedonte me zotin Trump, ndërsa kërkoi të respektohen ato që i quajti, aspirata për pavarësi të ishullit.

Zyrtarët danezë kanë thënë më parë se Grenlanda nuk është në shitje.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  • E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  • Kompozitori i filmit “Odiseu” shpërndan në story videon e flautistëve shqiptarë
  • VIDEO: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  2. Phoenix on FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  3. K R on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  4. xhaxhi moderatori on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  5. xxx on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?