Pas rikthimit të qetësisë në veri të Kosovës, Washingtoni kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve të tyre për të krijuar një ambient për dialog mes palëve.
Gjithashtu në mënyrë të prerë implementimin e marrëveshjeve të procesit të dialogut duke thënë se duhet të ndodhë plotësisht dhe pa vonesa.
SHBA, javëve të fundit është duke insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që sipas tyre “do të adresonte të drejtat kolektive të këtij komuniteti”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur zhbllokimin e veriut të Kosovës nga barrikadat dhe rikthimin në funksion të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, – ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit i pyetur për pritjet e Washingtonit për procesin e dialogut tashmë që situata është qetesuar.
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit në përgjigjen e dhënë për Gazetën Express kanë treguar edhe pritjen e tyre sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit nga palët, e ku një ndër to është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, një model boshnjak i shumë kundërshtuar nga Prishtina.
Për të çuar palët drejt rinisjes së dialogut, në Prishtinë dhe Beograd gjatë këtij muaji pritet që të zbarkojnë këshilltarët kryesorë të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Edhe një nga njerëzit më të afërt të Sekretarit Amerikan, Derek Chollet ka paralajmëruar se gjatë pjesës së parë të këtij viti do të vizitojë Kosovën.
j.l./ dita

Na vjen per te vjedhur amerike me vprimet skandaloze qe keni marr duke diskredituar veten se jeni ndryshe nga shtetet qe i cilsoni ju si autoritare si per shembull rusia kina irani apo koreja ju nuk ndryshoni fare nga keto me zgjedhjet e fundit ku perfundimisht jeni te njete ma shtetet e lartpermendura pra qeveria juaja dhe funksonaret tuaj jane aq te korruptuar saqe nuk ju beson me njeri perdorni menyra te njente si ruste apo kinezet me vendet qe ju i kontrollin me apo pa deshiren e tyre sic po beni me dy shtetet shqiptare duke i ba keto vende te pa banushme nga shqiptaret duke perkra qevei te dala nga barku i partis se enverit dhe duke i faktorizuar per te keqen e shqiptareve pranda ju keni jo pak pergjegjesi per gjemen qe po ju behet shqiptareve ne shqiperi dhe kosove duke ju bler edvin rama kongersmen senator dhe oligarget soroist po e zbeni ate vend dhe me ndikimin e tij me oligargin sorros kan marr hove ne bashkpunim me serbin dhe me ambasadoret qe i keni ne begrad dhe prishtin dhe me gjer duke u bere bashke me atishqiptaret e shkupit dhe te malit zi ju kan versulur qe te thyejn qeverin e prishtine qe eshte e vetmja qeveri qe ka ardhur me votat e popullit ne trojet shqiptare dhe ne rrajon dhe me gjer qe ai model i ardhjes ne pushtet ne prishtin duhet te largohet nje ore dhe me pare nga keta shqipfole te shqiptareve dhe serbeve dhe fqinjeve sepse eshte rrezik per ta dhe rrajonin sepse ju kercnohet pushtet prej dekadash qe e kan fale mbeshtetjes juaj prandaj ne kete lufte specjale jeni te perlyer dhe ju per te favorrizuar qeverit qe shtypin popujt dhe nuk lujojne demokracin dhe konkurencen ne politik prandaj dhe ju nuk ndryshoni nga shtetet jo demokratike sic i cilsoni ju prandaj e njeta gje dote ndoll me ju si me romaket eshte ceshtje kohe per padrejtesit qe po beni neper bote.
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe eshte hapi i pare qe do te coje Veriun e Kosoves ne Donbas,