Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Debate në seancën parlamentare, PD dhe PS përplasen për zjarrin në Elbasan, deputetja bllokon foltoren
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Debate në seancën parlamentare, PD dhe PS përplasen për zjarrin në Elbasan, deputetja bllokon foltoren
Lajmi i funditPolitike

Debate në seancën parlamentare, PD dhe PS përplasen për zjarrin në Elbasan, deputetja bllokon foltoren

Published: July 3, 2025
Shpërndaje

Seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature u mbajt këtë të enjte mes debateve opozitë-maxhorancë për zjarrin që ka përfshirë fushën e grumbullimit të mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit.

Në fillim të seancës u regjistruan përplasje mes kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputetes demokrate Zheni Gjergji, e cila ngriti shqetësimin për gjendjen e rënduar mjedisore pas zjarrit në Elbasan. Spiropali ndërpreu fjalën e Gjergjit duke i kërkuar që t’i përmbahej procedurës parlamentare.

Deputetja Gjergji tha se zjarri është një sinjal alarmi për gjendjen dramatike të mjedisit dhe dështimin e projektit të inceneratorit.

- Publicitet -

Deputetja demokrate mbajti për pak minuta të bllokuar foltoren dhe u përfshi në debate me Spiropalin.

Gjergji: Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë ë dështimit të projektit të inceneratorit.

Spiropali: Mos abuzo me procedurën…

Ndërkohë, deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi një debat parlamentar për tre inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, të cilët sipas saj nuk funksionojnë ende.

“Debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan është i domosdoshëm, për të hetuar përdorimin e fondeve prej 430 milionë eurosh, të cilat dyshohet se janë shpenzuar në mënyrë korruptive. Që nga viti 2017 ne kemi kërkuar këtë diskutim, por asnjë nga inceneratorët nuk ka funksionuar ende. Kuvendi duhet të marrë përgjegjësi”, u shpreh Tabaku.

Në përgjigje, Spiropali u kërkoi deputetëve që të paraqesin kërkesat sipas rregullores nëse duan të ndryshojnë rendin e ditës dhe të flasin për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan.

Edhe deputeti demokrat Qani Xhafa u shpreh në seancë, duke e konsideruar zjarrin në landfillin e Elbasanit si të qëllimshëm, për të zhdukur prova.

“Së pari, është vënë zjarri një ditë pas thirrjes së 21 personave nga prokuroria e Elbasanit, për zhdukjen e provave në landfill. Kam paralajmëruar se Elbasani do përballet me një katastrofë të rëndë mjedisore. Kryeministri duhet të ndalonte te inceneratori dhe t’i kërkonte falje banorëve për këtë situatë. Fusha duhet të bllokohet dhe të gjendet vend i përshtatshëm për mbetjet urbane”, tha Xhafa.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa kapituj duhet të mbyllë Shqipëria për në BE, sa ka mbyllur, sa kohë duan kapitujt që kanë mbetur
  • Rikthehet Champions League, spikasin Atletico-United dhe Galatasaray-Barcelona, në fushë edhe Interi e Bayerni
  • Formula 1 do të kthehet në Afrikë, arrihet akordi 10-vjeçar me Ruandën duke nisur nga 2030
  • Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve, gjobiten nga GJKKO
  • Ministri izraelit që vizitoi Shqipërinë ka lidhje familjare me biznesmenin nën hetim nga SPAK

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
  2. ¿? on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
  3. Zgjohuni, o docerit e docerve on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. Zabiti on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  5. Replikuesi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?