Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Debati i tretë i kandidatëve republikanë për president
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Debati i tretë i kandidatëve republikanë për president
Bote

Debati i tretë i kandidatëve republikanë për president

Published 9 Nëntor, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Debati i tretë i pretendentëve republikanë për president u mbajt të mërkurën në qytetin Majami të Floridës, me më pak kandidatë se në debatet e kaluara. Kandidatët u përpoqën të veçonin veten nga njëri-tjetri si dhe nga pretendenti kryesor Donald Trump në disa çështje të politikës ndërkombëtare.

I transmetuar në kanalin televiziv NBC, debati i tretë i kandidatëve republikanë për president u dominua nga çështje të politikës së jashtme. Të pyetur për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, mesazhi i kandidatëve ishte i qartë për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Përfundojeni punën një herë e mirë me këta kasapë të Hamasit. Ata janë terroristë. Ata masakrojnë njerëz të pafajshëm, kërkojnë të zhdukin çdo hebre nga faqja e dheut, nëse munden”, tha kandidati Ron DeSantis. “Nuk mund të negociosh me të keqen. Ju duhet ta shkatërroni atë”, tha kandidati Tim Scott. “Nuk do të kishte Hamas pa Iranin. Nuk do të kishte Hezbollah pa Iranin. Nuk do të kishte Houthi pa Iranin. Kush po e financon Iranin tani? Kina po blen naftë nga Irani. Rusia po merr dronë dhe raketa nga Irani, një aleancë e panatyrshme”, tha kandidatja Nikki Haley.

Secili nga pesë kandidatët që u kualifikuan për debatin e fundit kishte dyfishin e kohës për të folur sesa në debatet e kaluara. Kandidatët shprehën mendime të ndryshme në lidhje me Ukrainën.

“Nuk është një zgjedhje. Ky është çmimi që paguajmë për të qenë udhëheqës të botës së lirë”, tha kandidati Chris Christie. “Ukraina nuk është shembull i përkryer i demokracisë. Ky vend ka ndaluar 11 parti opozitare. Ka konsoliduar të gjithë median në krahun e medias televizive shtetërore. Kjo nuk është demokratike”, tha kandidati Vivek Ramaswamy. Ish-ambasadorja në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, reagoi ashpër.

“Ne e dimë se çfarë bëri banditi kur pushtoi Ukrainën. Të gjithë e dimë se gjysmë milion njerëz kanë vdekur për shkak të Putinit. Ukraina është një vend liridashës, pro-amerikan, që po lufton për mbijetesë dhe demokraci”. Duke folur për futjen e fentanilit përmes kufirit jugor, zoti DeSantis tha se do të bënte më shumë nga sa premtoi Presidenti Trump gjatë mandatit të tij.

“Do të ndërtoj murin kufitar dhe do ta lë Meksikën të paguajë për të, siç premtoi Donald Trumpi. Do të vendosim tarifa për remitancat që punonjësit e huaj dërgojnë në vendet e tyre. Do të mbledhim miliarda dollarë dhe unë do ta ndërtoj murin”. Por kandidati kryesor republikan nuk mori pjesë as në debatin e fundit. Ish-presidenti Trump mbajti një takim rreth 16 kilometra larg në Hialeah, me popullsi kryesisht hispanike. Jennifer Lawless, shefe e Departamentit të Politikës në Universitetin e Virxhinias, thotë se këta kandidatë nuk mund ta tejkalojnë kurrë Trumpin në sondazhe.

“Zoti Trump gëzon 50% të mbështetjes në shumë prej sondazheve dhe mbi 40% në shumicën e anketave të tjera. Asnjë kandidat nuk i afrohet madje as vendit të dytë. Por nëse ndodh diçka me Trumpin, nëse burgoset, ose detyrohet të largohet nga gara, për një sërë arsyesh ligjore, kushdo që është në vendin e dytë ka përparësi”. Por hapësira për ta bërë këtë po ngushtohet. Votuesit do të zgjedhin presidentin e ri në më pak se një vit.

p.c. / dita
Paola Cekani 9 Nëntor, 2023 9 Nëntor, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 30 nëntor 2023
  • Estonia thotë se është e gatshme ta mbyllë kufirin me Rusinë
  • Dyshimet për vrasjen e një gruaje, raportohet se ngjarja ka ndodhur në Bërnicë
  • Tre mijë euro sa 13 milionë euro?! Nga Beleri, te paralajmërimet kineze, hi syve popullit ose 9 çudira shqiptare
  • Nis darka informale e ministrave të Jashtëm në Shkup, pritet ardhja e Lavrov

Komentet e Fundit

  1. E shpëtuan Shqipërinë dy herë: Nga fashizmi, pastaj nga copëtimi | JavaNews.al në E shpëtuan Shqipërinë dy herë: Nga fashizmi, pastaj nga copëtimi
  2. intelektuali në Abaz Ermenji: Luftën e fitoi Enveri! Do t’i kisha dhënë dorën nëse…
  3. ce në Abaz Ermenji: Luftën e fitoi Enveri! Do t’i kisha dhënë dorën nëse…
  4. Baftjar në “Kur Partia e mori Saliun e vogël nga kasollja…” Për ata që pyesin: Çfarë pune i prishte “Saliut të madh” 29 nëntori
  5. Ballisti në Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’, por të dy pranojnë 29 nëntorin
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
×
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?