Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deklarata enigmatike e Trump rreth një takimi të mundshëm mes Putinit dhe Zelenskyt në Moskë: Diçka do të ndodhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Deklarata enigmatike e Trump rreth një takimi të mundshëm mes Putinit dhe Zelenskyt në Moskë: Diçka do të ndodhë
BoteLajmi i fundit

Deklarata enigmatike e Trump rreth një takimi të mundshëm mes Putinit dhe Zelenskyt në Moskë: Diçka do të ndodhë

Published: September 4, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përsëritur përkushtimin e tij për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës, pavarësisht dyshimeve që ekzistojnë për realizimin e një takimi ballë për ballë mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt, raportoi CBS News.

“E ndjek nga afër, e shoh dhe flas për këtë me Presidentin Putin dhe Presidentin Zelensky”, tha Trump në një intervistë telefonike të mërkurën për CBS News. “Diçka do të ndodhë, por ata ende nuk janë gati. Megjithatë, diçka do të ndodhë. Ne do ta çojmë deri në fund.”

Trump konfirmoi më herët se planifikon të ndërmarrë hapa të rinj në lidhje me luftën në Ukrainë gjatë ditëve në vijim, pas samitit që zhvilloi me Vladimir Putinin në Alaska në gusht, një takim që nuk solli përparim të prekshëm.

- Publicitet -

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Trump pritet të zhvillojë sot një bisedë telefonike me Presidentin Zelensky.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të mërkurën se është i gatshëm të takohet me homologun ukrainas në Moskë, duke theksuar se një takim i tillë duhet të jetë mirë i përgatitur dhe të sjellë rezultate konkrete.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Ukrainës e ka refuzuar mundësinë që kryeqyteti rus të jetë vendi i zhvillimit të këtij takimi.

Trump u shpreh për CBS News se është i zhgënjyer nga gjakderdhja mes Rusisë dhe Ukrainës, por do të vazhdojë të punojë për arritjen e një marrëveshjeje paqësore.

“Besoj se do ta zgjidhim. Sinqerisht, kjo çështja e Rusisë mendova se do të ishte ndër më të lehtat nga konfliktet që kam ndalur në të kaluarën, por duket se është pak më e vështirë se disa të tjera”, tha Trump.

Trump foli gjithashtu për pjesëmarrjen e Putinit në një ceremoni në Kinë për përkujtimin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku ishin të pranishëm edhe Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“E kuptoj pse e bënë dhe shpresonin që unë po e ndiqja dhe po, e ndoqa,” tha Trump. “Marrëdhënia ime me të gjithë këta liderë është shumë e mirë. Do të shohim sa e mirë është në javët në vijim.”

Megjithatë, një ditë më parë, Trump kishte deklaruar se është “shumë i zhgënjyer” nga Putin dhe në një postim në platformën Truth Social, shkroi se Xi, Putin dhe Kim “po bashkëpunojnë kundër Shteteve të Bashkuara”.

Nga ana tjetër, Kremlini reagoi duke thënë se Putin nuk po komploton kundër SHBA-së dhe se komentet e Trump ishin sarkastike.

Putin theksoi gjithashtu se të gjitha vendet me të cilat Rusia zhvilloi bisedime në Kinë mbështetën samitin ruso-amerikan të mbajtur në Alaska dhe shprehën shpresën se dialogu mund të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Askushi says:
    September 4, 2025 at 9:23 am

    Zelinisti po shkoi ne Moske i shkurton jeten vetes,ose do te defirmohet ne fytyre si ai qe ishte perpara i tij ndenese qe filo rus!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
  • Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  • Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?