Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deklaratat tatimore të ish presidentit Trump do të publikohen të premten
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Deklaratat tatimore të ish presidentit Trump do të publikohen të premten
AktualitetBote

Deklaratat tatimore të ish presidentit Trump do të publikohen të premten

Published: December 28, 2022
Shpërndaje

Deklaratat tatimore, të redaktuara, të ish-presidentit republikan Donald Trump do të bëhen publike të premten, tha mbrëmë zëdhënësi i Komisionit për Taksat i Dhomës së Përfaqësuesve.

Komisioni i kontrolluar nga demokratët i mori dosjet muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi taksat e zotit Trump. Kjo ndodhi pas një beteje të gjatë gjyqësore që përfundoi me vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-së në favor të kërkesës së komisionit.

Komisioni publikoi një raport mbi gjetjet e tij javën e kaluar, i cili tha se Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (IRS) theu rregullat e veta duke mos hetuar deklarimet e taksave të zotit Trump për tre nga katër vitet e presidencës së tij.

- Publicitet -

Dokumentet që do të publikohen të premten pritet të përfshijnë deklaratat tatimore të ish presidentit të dorëzuara midis viteve 2015 dhe 2021, vitet gjatë të cilave ai kandidoi dhe shërbeu si president.

Zëdhënësi i zotit Trump nuk pranoi kërkesën e agjencisë “Reuters” për komente rreth vendimit.

Deklaratat tatimore të ish presidentit Trump nuk u publikuan së bashku me raportin e javës së kaluar sepse ato përmbanin informacione që duhej të redaktoheshin përpara publikimit, thanë anëtarët e komisionit.

Demokratët në këtë komision thanë se bërja publike e dosjes ishte e nevojshme për të kuptuar kontekstin e raportit të tij, i cili përfshinte gjithashtu dhe një ligj që do t’i jepte mandat Shërbimit të Ardhurave të Brendshme (IRS) të auditonte presidentët.

Donald Trump ishte kandidati i parë presidencial në dekada që nuk publikoi deklaratat e tij tatimore në asnjë prej fushatave të tij për president.

Demokratët në komision kishin vetëm disa javë për të vendosur se si ta trajtonin dosjen, para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar. Republikanët fituan këtë dhomë me një diferencë të ngushtë në zgjedhjet e 8 nëntorit, që përkojnë me mesin e mandatit të një presidenti.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Vlora 97 on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?