Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deri në 1 mijë dollarë për rekrutim, edhe furrat e bukës në Tiranë po marrin punonjës nga Azia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Deri në 1 mijë dollarë për rekrutim, edhe furrat e bukës në Tiranë po marrin punonjës nga Azia
EkonomiKryesore

Deri në 1 mijë dollarë për rekrutim, edhe furrat e bukës në Tiranë po marrin punonjës nga Azia

Published: September 17, 2023
Shpërndaje

Prej pothuajse një viti sektori i bukës dhe pastiçerisë po përballet me mungesën e ndjeshme të punonjësve. Megjithatë, sipas përfaqësuesve të shoqatës kriza është thelluar dhe zgjidhja e vetme tashmë ka mbetur rekrutimi i punonjësve nga shtetet e tjera.

I njëjti fenomen që po përsëritet edhe me sektorët e tjerë të industrisë.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, Gëzim Peshkëpia deklaron se përpos punonjësve nga rajoni, do rekrutohen edhe nga shtetet aziatike.

- Publicitet -

“Mungesa e fuqisë punëtore në këtë sektor kërkon zgjidhje imediate. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga sektori për rritjet e vazhdueshme të pagave, pothuajse të gjitha furrat në vend po hasin vështirësi me gjetjen e fuqisë punëtore. Për këtë arsye bizneset prodhuese tashmë janë të hapura për shqyrtimin e mundësive për punësimin e specialistëve të huaj me eksperiencë të ngjashme qoftë nga shtetet aziatike dhe ato të rajonit”, citon ai ndërsa shton se pagat në këtë sektor janë rritur me gati 80%.

Furrat e bukës do rekrutojnë punonjës nga rajoni dhe vendet aziatike, citon Peshkëpia.

Aktualisht për pozicionin e furrxhiut i cili është edhe profesioni më kyç në këtë sektor, pagat variojnë nga 65 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Ndërsa për pozicionet ndihmëse dhe atë të shitjes, pagat variojnë nga 50-70 mijë lekë.

Megjithatë, kostot për rekrutimin e një punëtori të huaj, kryesisht nga vendet aziatike mbeten të larta.

Duke nisur nga pajisja me vizë e aplikimi për leje deri tek akomodimi, sipas llogaritjeve, një biznes duhet të paguajë nga 850-1000 dollarë për rekrutimin e vetëm një punonjësi të huaj.

Përfaqësues të sektorit deklarojnë se që në fillim ata përballen me “kostot burokratike” që lidhen kryesisht me aplikimin për lejen dhe vizën, të cilat llogariten rreth 400 dollarë. Pastaj është pagesa e agjencisë ndërmjetëse për të sjellë punëtorin, transporti dhe akomodimi që parashikon vetëm gjetjen e një ambienti fjetieje dhe që sigurohet po nga biznesi.

Ulja e konsumit në tregun e brendshëm nga ana tjetër po ushtron presion tek prodhuesit e bukës.

Tregtarët vendas janë të shqetësuar se ndërsa po ofrojnë paga shumë të larta, reduktimi i popullsisë për shkak të emigracionit po vështirësojnë situatën.

“Ikja e të rinjve që janë edhe konsumatorët më të mëdhenj të brumërave, po ul konsumin, ndërsa vendi vuan nga mbiinvestimet në përpunim. Presionet nga tregjet e jashtme dhe tregu i brendshëm e kanë bërë edhe më të ashpër konkurrencën, duke bërë që grosistët të gërryejnë fitimet e veta”, deklaroi Peshkëpia për Gazetasi.al.

Sipas të dhënave të shoqatës në vend operojnë 10 mijë furra buke dhe pastiçeri dhe secila prej tyre ka nevojë për të paktën tre punonjës shtesë.

Ndërkohë mungesa e tyre, po rrezikon edhe bukën artizanale shqiptare.

“Me këto ritme në Shqipëri do të ketë vetëm bukë industriale”

Peshkëpia me shqetësim shprehet për Gazetasi.al se mungesa e punëtorëve po e rrezikon tërësisht bukën artizanale në Shqipëri.

“Ne jemi vendi i vetëm që bukën e bëjmë më brumë të ardhur në mënyrë artizanale por ka një mungesë të theksuar dëshire tek të rinjtë për të punuar në këtë sektor. Duhet kuptuar tashmë që ky është zanati që mban popullsinë.

Duhen masa institucionale, qeveria duhet të reagojë sepse po rrezikohemi shumë nga mungesa e punëtorëve pavarësisht se i kemi rritur rrogat me sa mundemi”, thotë ai, ndërsa shton se shumë shpejt, me këto ritme, tradita do të zhbëhet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Mësoni të menaxhoni says:
    September 17, 2023 at 9:53 am

    Qeveria ka detyra të tjera më të rëndësishme se sa problemet e bizneseve private. Nuk dini të menaxhoni biznesin në sistemin kapitalist dhe i ktheni sytë nga Qeveria, si në sistemin socialist të centralizuar. Këto janë paradokse që nuk i gjen në vëndet e zhvilluara.

    Reply
  • Teuta says:
    September 17, 2023 at 12:31 pm

    Bravo per komentin ,nuk eshte e vertet se rrogat jan 100,mij leke se perndryshe shqiptaret do te punonin per at rroge.Une veres isha ne shqiperi dhe ku do qe kerkonin puntor ishte rroga 40 mij leke. Edhe ne furra te bukes.

    Reply
  • Ekonomisti says:
    September 17, 2023 at 1:45 pm

    Pershendetje.
    E vertete veshtiresi por kur shikon numrat i bie nje furr buke dhe pasticeri per 300 vete pra afro 80 familje dhe nje buke ne dite baraz 80 bike.
    Me 80 buke behet prokopi!!!!!
    Bashkohuni dhe lerni cdo shqiptar biznesmen.
    Qeveria te nderhyje psh furre buke per 3000 vete dhe ka llogjike edhe financiare pa aziatike

    Reply
  • KIM K says:
    September 17, 2023 at 2:30 pm

    Kane rrite rrogat me 80% keta, po cmimet i ke i rritur dygish se 100% e me shume.
    Nje torte qe merrja une nga 500 leke eshte 1100 nje simite nga 100 ne 200 nje buke nga 60 ne 100 leke.
    Ndersa ounetoret qe punijne naten qe ne pike te mengjesit ne pike te vapes ne ffura duan ti paguajne me 40000 leke.
    Punoni vete ore merrni familjaret merrni farefisin si cbejne politikanet e drejtoret neper institucione.

    Reply
  • shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti says:
    September 17, 2023 at 3:19 pm

    Daullet po bien prej kohesh e i degjojne vetem ata qe kane veshe!
    Ky vend po shpopullohet dita-dites (jo gazetes Dita, pa keqkuptime)
    Shpopullimi vjen mbi te gjitha (perpos varferise shtuar e korrupsionit mbytes) se shqiptaret nuk shohin prespektiven se mund te nderrojne me vote pushtetin.
    Ketu nuk ka zgjedhje, ketu ka votime ne diten e zgjedhjeve.
    Dhe ne ato votime ose blihen vota, ose blihet abstenimi per te ndenjur pa votuar duke mbajtur perqindjen e pjesmarrjes ne zgjedhje aty te 35% .
    dhe Shpopullimi vazhdon si Daulle vetem per ata qe kane veshe ta degjojne!

    Reply
  • mali says:
    September 17, 2023 at 3:49 pm

    Mesimi te managoni!E di ti qe presidenti I amerikes lidhi kontrate miliarda dollare me arabine per industrine e armatimeve?E di ti qe zj.Merkel gjezdisi boten vetem e vetem te siguronte energji per fabrikat e uzinat gjermane?E di ti qe Kina dhe Amerika kane nje lidhje busnes per lendet e para bujqesore qe furnizojne njera tjetren? E di ti qe Makroni shkoi dhe beri pazar per te shitur aeroplanes ushtarake ne greqi? Keto jane punet e kryeministrit ,ti pergjigjet binesit te kombit te vet sepse atje hapen vende pune dhe permiresohwt jetesa e popullit dhe keshtu kemi zhvillim te ekonomise se vendit qe zotrote te kesh mundesi te blesh nje shtepi etj…..pa ngrene djersen e djalit tend emigrant. Hartimet neper koferenca boterore edhe populli afrikanet edhe norvegjezet fshijne bythen.Vetem ti kenaqesh me luge bosh.

    Reply
  • mali says:
    September 17, 2023 at 4:15 pm

    Harova ti kujtoj zoterise vendimin e tre shteteve si Poloni,Estoni dhe nje tjeter qe per momentin e harova ,ndaluan kalimin e grurit Ukrainas neper teritorin e tyre me qellim qe te mbrojne prodhuesit vendas nga konkurenca e grurit Ukraine qe eshte me e ulet ne cmim.Keto jane qeveri qe punojne per bisneset vendas, prandaj jane shtete te konsoliduara sepse populli beson ne ate qe zgjedh. Llafollogjite e Rames nuk te japin buke.Nejse ju pelqen, ta mbash me shendet dhe mos u anko .

    Reply
  • Po says:
    September 17, 2023 at 5:49 pm

    Kshu eshte kur si paguajn puntoret si duhen dhe tani qahen rrace bucash.
    Se i torturuat puntoret me nga 150e ne fillim dhe fitimi juaj ish milliona.

    Reply
  • Te gjejme zgjidhje. says:
    September 18, 2023 at 10:45 am

    Nuk i lexoj shume komentet , por komentet e te gjithve per kete teme jane me vlere. Dhe ceshtja e mungeses se punonjesve nuk mendoj qe duhet zgjidhet me ate qe eshte me e lehte (marrja e te huajve). Nuk jam kunder tyre. Po nqs nuk adresojme problemet si duhet dhe ne kohe. Do perfundojme ti paguajme vizen nje te huaji qe te vij ne Shqiperi dhe per 3 muaj te iki ne Itali.

    Reply
  • Aa says:
    September 18, 2023 at 12:43 pm

    Jane vende Pune me 300mij Leke Tete ore nuk je SI gjen staf se nuk punon njeri me keto.rroga

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?