Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: ‘Dëshmitari’ italian e pranon: Gënjeva në ‘Syri Tv’ kundër Erion Veliajt pasi më kanë premtuar para
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FAKSIMILE: ‘Dëshmitari’ italian e pranon: Gënjeva në ‘Syri Tv’ kundër Erion Veliajt pasi më kanë premtuar para
KronikeLajmi i fundit

FAKSIMILE: ‘Dëshmitari’ italian e pranon: Gënjeva në ‘Syri Tv’ kundër Erion Veliajt pasi më kanë premtuar para

Published: September 30, 2025
Shpërndaje

Në fund të marsit dhe fillim të prillit 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, emisioni “Piranjat” në televizionin e familjes Berisha, Syri Tv, publikoi dy intervista që tronditën opinionin publik. Protagonist: një shtetas italian, Gabriele Tarroni Longinotti, i cili pretendonte se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishte marrë pjesë në blerjen e një inceneratori të dështuar, pajisje që kompania “Bruno Presezzi” SPA kishte marrë nga Rumania për skrap, pasi më parë s’e kishte shitur dot as në Zimbabve.

“Piranjat” raportuan se Longinotti ishte takuar disa herë me Veliajn, herë në Itali, në zyrat e “Bruno Presezzi” SPA, herë në Tiranë, në “Cioccolati Italiani” dhe restorantin “Tribe”. Historia shpërtheu në eter pak ditë para votimit.

Prej dy vitesh, “Piranjat” janë nën proces penal për shpifje, pas padisë së Veliajt në Gjykatën e Tiranës. Por java e fundit i ka dhënë çështjes një përmbysje të plotë.

- Publicitet -

Avokatët e Veliajt depozituan të hënën një deklaratë noteriale të datës 24 shtator 2025, të nënshkruar në Modena para noteres Rosa Chiarini, ku vetë Gabriele Tarroni Longinotti hedh poshtë çdo akuzë që kishte artikuluar ai dy vite më parë. “Gjithçka ishte shpifje për para”, – deklaron Longinotti dhe pas dëshmisë së rremë të transmetuar në emisionin “Piranjat” nisën edhe protestat 2-vjeçare para Bashkisë së Tiranës.

Në dokumentin noterial, Longinotti pranon se:

(1) Nuk e kam parë kurrë zotin Erion Veliaj të udhëtojë, vetëm apo në praninë e personave të tjerë, në Itali ose të takojë dikë, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të ketë qenë i lidhur me inceneratorin;

(2) Nuk e kam takuar kurrë zotin Erion Veliaj, as personalisht e as në praninë e personave të tjerë, as në Itali e as në Shqipëri pranë “Cioccolati Italiani” ose “Tribe”, dhe as nuk kam komunikuar ndonjëherë me të, personalisht apo nëpërmjet të tjerëve, nëpërmjet telefonatash, mesazhesh apo ndonjë forme tjetër komunikimi;

(3) Nuk kam as njohuri dhe as prova që zoti Erion Veliaj të ketë marrë pjesë ose të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;

(4) Të gjitha deklaratat që kam dhënë për zotin Erion Veliaj, në intervistat e mia për programin “Piranjat”, si dhe ato që kam lënë të kuptohet, janë të pavërteta dhe janë bërë prej meje në këmbim të premtimeve nga ana e këtyre mediave televizive dhe personave të afërt me to për përfitime financiare.

Deja-vu “Nesti Angoni 2”

Publikimi i intervistave në prill 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, nuk mund të ishte rastësi. Veliaj fitoi mandatin e tretë me një diferencë rekord prej rreth 60 mijë votash.

Sot, me pranimin e Longinottit, kjo ngjarje provohet si një inskenim i mirëfilltë, që të kujton “letrën anonime të Nesti Angonit”, mbi të cilën Prokuroria Speciale filloi hetimet ndaj Veliajt dhe akoma e mban të izoluar në paraburgim. Nëse skenari i parë Nesti Angoni – Longinotti dështoi, duket se u hodh në lojë një plan i dytë: një letër anonime, me emër fiktiv dhe firmë të fallsifikuar, për t’i dhënë jetë një tjetër goditjeje politike.

Ashtu siç u zbuluan mashtrimet e Gabriele Longinottit dhe inskenuesit e “Nesti Angonit” të dytë, po aq e pashmangshme është edhe zbardhja e skenarit që fshihet pas kallëzimit penal anonim e të fallsifikuar të “Nesti Angoni 1”. Drejtësia dhe koha do t’i nxjerrë në dritë të gjithë inskenuesit e kësaj fabrike të re shpifjesh, që provojnë se Veliaj ishte viktimë e një plani të mirëorgnizuar për eleminim politik, para dhe pas rizgjedhjes së tij të 3-të.

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • tom says:
    September 30, 2025 at 9:25 am

    Po ky klysh kurve u dashka denuar per shpifje, ato me premtime financiare jane pordhe me rigon

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 30, 2025 at 9:37 am

    Te denohet italjani per cpifje dhe te denohet Erion Velia per aferen e Inceneratoreve ineksistente.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 30, 2025 at 9:43 am

    KRIMINELI SALI BERISHA KA 35 VITE QË SHPIF,SHANTAZHON ME VIDIO BABALE DUKE PAGUAR NËN DORË GAZETAR PËR PËRFITIM POLITIKË.
    KËSHTU NDIDHI EDHE ME GAZETARIN BILD NË GJERMANI,KU U VU NË LOJË PREKURORI TROPOJAN BESIM HAJDARMATA DHE GAZETARJA E NEWS24 KLOD I LALA E KO.
    PA IKUR NGA SKENA POLITIKE SALI/SPIUNI SHUMFISHT PLANETAR NUK KA QETSI NË SHQIPËRI.
    Erioni duhet ti denoncoi këto shpifje NË GJ.NDËRKOMBËTARE,PASI DREJTËSIA NË SHQIPËRI ËSHTË NË KOMA NGA TMERRI BERISHIST.

    Reply
  • nuk keni pare gje akoma says:
    September 30, 2025 at 9:45 am

    Italjonin “cuditerisht” nuk e pyesin se kush eshte Porositesi e kush e ka paguar per te shpifur!
    Duket se Porositesi, Nesti Angoni e Ai qe shkarkoi Veline nga Kryetar Bashkie hane ne nje canak.

    Reply
  • Rexha says:
    September 30, 2025 at 9:49 am

    Do te duhej te denoheshin italiani dhe ai qe me para e shtyu italianin te jap kete deklaraten e fundit.

    Reply
  • abdiaga says:
    September 30, 2025 at 10:55 am

    si dore e Veliajt duket!
    Edhe i mbyturi kapet pas fijes se barit.

    Reply
  • Norr coku says:
    September 30, 2025 at 5:44 pm

    Ore inceneratori si përfundim ekziston a jo?

    Reply
  • Soza says:
    October 1, 2025 at 7:32 am

    Ai gënjeu më parë, apo po gënjen tash.

    Reply
  • TROÇ says:
    October 1, 2025 at 7:57 am

    Sakte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?