Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dështon drafti i 2025, qeveria rishikon çmimet e referencës në gjithë vendin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dështon drafti i 2025, qeveria rishikon çmimet e referencës në gjithë vendin
AktualitetEkonomi

Dështon drafti i 2025, qeveria rishikon çmimet e referencës në gjithë vendin

Published: March 24, 2026
Shpërndaje

Çmimet referencë të banesave në rrethe do të rishikohen sërish. Ndërsa po vijon procesi i rivlerësimit të pronave me tatim 5%, Qeveria ka vendosur të ndryshojë çmimet që u përcaktuan nga grupi i punës dhe u hodhën në konsultim publik në korrik 2025, por nuk u miratuan asnjëherë.

Ekofin.al disponon urdhërin e Kryeministrit që riaktivizon me disa ndryshime grupin ndërinstitucional të punës për përcaktimin e vlerave mesatare për metër katror. Vendimi i ri shtyn gjithashtu afatet për përfundimin e analizës së tregut.

Ky zhvillim pason një tentativë të mëparshme për rishikimin e referencave, e cila u hodh në konsultim publik në fund të korrikut 2025, por që nuk arriti të miratohej.

- Publicitet -

Në atë rast, sipas metolodogjisë, ndarja e zonave për caktimin e çmimeve mesatare referuese është bazuar mbi këto faktorë:

– të dhënat kadastrale mbi shitblerjet;

– struktura dhe hierarkizimi i sistemit urban me një fokus të veçantë mbi zonat me kategori përdorimi banimin, bazuar mbi përcaktimet e planeve të përgjithshme vendore;

– ndërlidhja e hierarkisë hapësinore dhe çmimeve të tregut për të përcaktuar një logjikë ndarëse, që mund të parashikojë tendencat e ardhshme të tregut imobiliar.

Rishikimi i ri synon të mbështetet në një bazë më të gjerë të dhënash dhe të ketë fokus më të theksuar tek tregu real. Sipas urdhrit, grupi ndërinstitucional do të marrë në konsideratë jo vetëm të dhënat zyrtare, por edhe informacionet e paraqitura nga palë të interesuara dhe aktorë të tregut imobiliar. Në këtë kuadër, parashikohet një analizë krahasuese e çmimeve sipas zonave dhe nënzonave kadastrale, përdorimi i kontratave reale të shitblerjes të administruara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si dhe reflektimi i dinamikave të tregut në përcaktimin e çmimeve referencë.

Dokumenti parashikon gjithashtu përfshirjen e ekspertëve të jashtëm dhe përfaqësuesve me përvojë në tregun e pasurive të paluajtshme, ndërtim dhe vlerësim pasurish, të cilët pritet të kontribuojnë në thellimin e analizës dhe rritjen e besueshmërisë së procesit.

Në rastin e mëparshëm, grupet e interesit, si psh shoqata NAREA deklaruan se nuk kishin qenë pjesë e grupit të punës dhe nuk ishin konsultuar për përgatitjen e referencave të reja në rrethe.

Ndryshimi kryesor lidhet me afatet. Në vend të afatit të mëparshëm, që ishte marsi i vitit 2025, tashmë grupi i punës duhet të dorëzojë rezultatet brenda datës 20 prill 2026. Shtyrja sinjalizon një përpjekje për një proces më të thelluar dhe më të qëndrueshëm, në përgjigje të kritikave që shoqëruan draftin e mëparshëm.

Projektvendimi i korrikut 2025 synonte të përditësonte çmimet referencë në të gjitha qarqet për t’i afruar ato me nivelet reale të tregut, duke parashikuar ndarje të detajuara sipas zonave dhe diferencave mes qendrave urbane, zonave periferike dhe atyre bregdetare. Megjithatë, ai nuk u miratua, ndërsa aktorë të tregut dhe ekspertë ngritën shqetësime për  mospërputhje të forta mes çmimeve referencë dhe realitetit në disa zona, si dhe mungesë transparence në metodologji.

Rishikimi i ri pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në taksën mbi ndërtesat, në vlerësimin fiskal të pasurive të paluajtshme dhe në mënyrën se si realizohen dhe deklarohen transaksionet e shitblerjes. / ekofin.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ropt Rames says:
    March 24, 2026 at 10:30 pm

    edi rames listen e dasmes, kshu do e mbaj shtetin ai alabak, duke rrit cmimet e shpiave

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SPAK e kërkon për mega-aferën AKSHI, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?