Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dështon përpjekja për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dështon përpjekja për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi
BoteKryesore

Dështon përpjekja për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

Published: January 4, 2023
Shpërndaje

Shumica parlamentare e përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviqit nuk ka arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, të udhëhequr nga Miograd Llekiq.

Pas një takimi me përfaqësuesit e shumicës parlamentare më 4 janar, Llekiq njoftoi se nuk do të ketë ekzekutiv të ri.

“Kam thënë se ose do të ketë një qeveri serioze, ose nuk do të ketë fare. Nuk do të ketë Qeveri dhe le t’ua lëmë qytetarëve që ta interpretojnë vetë se kush ishte serioz”, tha Llekiq pas takimit, ku pritej të vendosej për Qeverinë e re dhe datën e seancës plenare për zgjedhjen e ekzekutivit.

- Publicitet -

Paraprakisht, Llekiq kishte njoftuar se Qeveria e re do të formohej më 20 janar.

Më 29 dhjetor, shumica parlamentare i dha Miograd Llekiqit mandatin që të formojë Qeverinë e re, bazuar në ndryshimet kundërthënëse në Ligjin për presidentin.

Sipas këtij ligji, shumica parlamentare tentoi që të merrte kompetencat e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, sepse ai refuzoi që të mandatonte Llekiqin për formimin e ekzekutivit të ri.

Partnerët ndërkombëtarë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vazhdimisht i kanë bërë thirrje shumicës parlamentare që të mos tentojë të formojë Qeverinë e re bazuar në Ligjin për presidentin, duke paralajmëruar se një ekzekutiv i tillë do të kishte legjitimitet të kontestueshëm.

Pavarësisht kësaj, Miograd Llekiq, insistoi në formimin e Qeverisë.

Një prej liderëve të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, tha pas takimit të 4 janarit se partitë që janë pjesë e Qeverisë aktuale teknike të Dritan Abazoviqit, nuk kanë paraqitur nënshkrimet për seancën e paraparë plenare, ku do të zgjidhej Qeveria dhe kreu i ri i Parlamentit.

“Ne nuk patëm sukses në atë që nisëm më 1 shtator [pas zgjedhjeve të vitit 2020]. Më vjen keq të them se ne kemi investuar shuamë energji në arritjen e një marrëveshjeje”, tha Mandiq.

Ai tha se kryetarja e Parlamentit të Danjiela Gjuroviq, dhe presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, duhet të pajtohen për të thirrur zgjedhje të reja presidenciale dhe parlamentare.

Mandati i Gjukanoviqit mbaron në pranverën e këtij viti.

Në shtator, partitë e shumicës parlamentare refuzuan nismën e presidentit Gjukanoviq për të shpërndarë Parlamentin dhe për të thirrur zgjedhje të reja, me qëllim që të formohej ekzekutivi i ri.

Qeveria e Dritan Abazoviqit është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pasi ekzekutivit iu votua mocioni i mosbesimit në Parlament. Mocioni u nxit pas nënshkrimit të Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Qeveria kontrollohet nga partia e Abazoviqit dhe Vlladimir Jokoviqit, i cili ka vetëm nëntë deputetë në Parlament. Në ekzekutiv po ashtu janë edhe disa parti të minoriteteve.

Shumica parlamentare përbëhet nga partitë që fituan në zgjedhjet e vitit 2020, që mposhtën partinë e Gjukanoviqit, duke e dërguar në opozitë pas tri dekadash. Qeveria e parë e Zdravko Krivokapiqit punoi për 14 muaj, dhe më pas drejtimin e ekzekutivit e mori Abazoviq, që qeverisi për mbi tre muaj para se të ngrihej mocioni i mosbesimit në Parlament./REL/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • cuf dabjoni says:
    January 4, 2023 at 5:53 pm

    Jini te sakte… emri i tij shkruhet Miodrag Lekiq dhe diku rreth 1995-96 si minister i jashtem ka qene ne vizite zyrtare ne Shqiperi kuptohet se eshte me origjine shqiptare sic e tregon mbiemri

    Reply
  • Remo says:
    January 4, 2023 at 7:18 pm

    Ore, po shkruani Shqip, c’jane keto…Lekiq, Abazoviq, Gjukanoviq….

    Reply
  • SEO Guy says:
    January 5, 2023 at 1:46 am

    Nuk ka qetesi ne rajon pa kontrollin e Amerikes mbi Serbine dhe aleatet e saj

    Reply
  • Arben says:
    January 5, 2023 at 9:50 am

    Edhe kontrolli i amerikes eshte nje lloj si te rusis apo kines nuk jane per nje jet te qet dhe demokratike por per sundim dhe pislliqe ne kurriz te popujve dhe te sundoj pakica ne vendet perkatese dhe te degjushmit ndaj padronit te rradhes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?